Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi NATO-n të hënën se vendet anëtare të saj së shpejti do të sulmohen nga forcat ruse pasi një sulm ajror goditi një bazë ushtarake ukrainase afër kufirit polak.
“Nëse nuk e mbyllni hapësirën tonë, është vetëm çështje kohe para se raketat ruse të bien në territorin tuaj, në territorin e NATO-s, në shtëpitë e qytetarëve të NATO-s”, tha Zelensky në një videomesazh të publikuar pak pas mesnate, duke i kërkuar NATO-s që të vendosë një zonë ndalim-fluturimi mbi vendin e tij.
Uashingtoni dhe aleatët e tij të BE-së kanë dërguar fonde dhe ndihmë ushtarake në Ukrainë dhe kanë vendosur sanksione të paprecedentë ekonomike ndaj Rusisë.
Zelensky ka vazhduar t’u lutet homologëve të huaj që të bëjnë më shumë.
“Vitin e kaluar, unë i paralajmërova qartë liderët e NATO-s se nëse nuk do të kishte sanksione të ashpra parandaluese kundër Federatës Ruse, ajo do të shkonte në luftë”, tha Zelensky, duke theksuar se “Ne kishim të drejtë.”
g.kosovari