Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbajtur fjalën e tij në samitin që po mbahet në Tiranë.
Ai falenderoi kryeministrin Edi Rama dhe Shqipërinë për mbështetjen dhe mikpritjen.
“Së pari dëshiroj të falenderoj kryeministrin Rama për të gjitha që keni bërë, për mbështetjen personale dhe atë të Shqipërisë. Faleminderit që na keni mirëpritur.
Edi, kryeministër e vlerësoj së tepërmi mikrpritjen tuaj dhe këtë mundësi që po na jepni për të diskutuar si të fuqizojmë më tej vendet tona.
Tani po përcaktohet rrugëtimi që do të ndjek Europa për brezat e ardhshëm.
Putini, gjithçka që ai bën është një përpjekje që diktatet e vjetra të vendosin se çfarë duhet të bëjnë kombet. E rëndësishme për shtetet tona të lira që regjimi i Putinit të humbasë.
Vizioni ynë për Europën bazohet tek parimi i dinjitetit. Nuk duhet të ketë Europë me dinjitete të ndryshme në të”, tha Zelensky.
Ai konfirmoi mbështetjen e Ukrainës për integrimin europian të vendeve të rajonit si dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen për integrimin euroatlantik të Ukrainës.
/a.r