• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zelensky në Beograd, takimi me Vuçiç vjen në mes të tensioneve me Rusinë

by A R
08/08/2026 15:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Serbi, ku është pritur nga presidenti Aleksandar Vuçiç në pallatin presidencial.

Takimi mes dy liderëve zhvillohet pas një tjetër nate me sulme të fuqishme ruse në Kiev dhe zonat përreth. Sipas autoriteteve ukrainase, të paktën katër persona kanë humbur jetën.

Zelensky dhe Vuçiç zhvilluan fillimisht një takim ‘kokë më kokë’, ndërsa më pas pritet të dalin në konferencë për shtyp. Gjatë bisedimeve, pritet të diskutohen marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve, raportet me Bashkimin Evropian dhe çështjet e sigurisë.

Serbia ka marrëdhënie të afërta me Rusinë dhe presidenti Vuçiç ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Moskës. Ky qëndrim ka shkaktuar kritika nga Bashkimi Europian dhe ka ndikuar në procesin e anëtarësimit të Serbisë në BE.

Megjithatë, Serbia ka ofruar ndihmë jo ushtarake për Ukrainën. Ndërkohë, Rusia ka akuzuar kompani serbe se kanë shitur municione Ukrainës, pretendim që Vuçiç e ka mohuar.

Sulmet ruse në Kiev

Vizita e Zelenskyt në Serbi vjen në një kohë kur Rusia ka intensifikuar sulmet me raketa dhe dronë ndaj Ukrainës.

Sipas Zelensky-t, një sulm me dron në Pukhivka, në rajonin e Kievit, vrau tre persona, mes tyre edhe një fëmijë 3-vjeçar. Viktimat ishin gjyshi, gjyshja dhe nipi i tyre.

Katër persona të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spital. Mes tyre ishin prindërit e fëmijës, vëllai i tij 15-vjeçar dhe një fqinj që kishte shkuar për të ndihmuar familjen.

Një tjetër person humbi jetën në Kiev pas një sulmi me gjashtë raketa balistike ndaj infrastrukturës civile.

Zelensky i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të shtojë presionin ndaj Rusisë dhe të vendosë sanksione të reja për të penguar prodhimin e raketave balistike.

Next Post
Operacion i gjerë në Turqi, arrestohen 104 persona -

Operacion i gjerë në Turqi, arrestohen 104 persona -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Tirana në kufi me Greqinë, transportojnë refugjatë drejt BE-së. Dy të arrestuar në Sarandë

Nga Tirana në kufi me Greqinë, transportojnë refugjatë drejt BE-së. Dy të arrestuar në Sarandë

September 23, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 23 shtator 2026: Peshqit hyjnë në ditë vendimtare për dashurinë

Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 23 shtator 2026: Peshqit hyjnë në ditë vendimtare për dashurinë

September 23, 2026
Vlora Hyseni nuk është rasti i parë. Altin Dumani hetoi edhe ish shefin e SHISH, Fatos Klosin

Vlora Hyseni nuk është rasti i parë. Altin Dumani hetoi edhe ish shefin e SHISH, Fatos Klosin

September 23, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

VIDEO/ Blushi sulmon hapurt Kurtin: Ka nxitur racizmin mes shqiptarëve! Thotë se jemi dardanë dhe…

September 23, 2026
Kurti takohet me Kaja Kallas: UÇK-ja lindi si përgjigje ndaj spastrimit etnik nga Serbia

Kurti takohet me Kaja Kallas: UÇK-ja lindi si përgjigje ndaj spastrimit etnik nga Serbia

September 23, 2026
Mjekësia, e preferuara/ Më të mirët e gjimnazeve kanë fituar në degët e shëndetësisë

Kostoja e shëndetit/ 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë

September 23, 2026
Detajet e rezervës së naftës: Shqipëria krijon asetin strategjik për rastet e krizave

Detajet e rezervës së naftës: Shqipëria krijon asetin strategjik për rastet e krizave

September 23, 2026
“Paqja” e Trump në Gaza një spektakël turpi”, fjalimi i fundit i Macron në OKB: Zgjidhja me dy shtete

“Paqja” e Trump në Gaza një spektakël turpi”, fjalimi i fundit i Macron në OKB: Zgjidhja me dy shtete

September 23, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ulen temperaturat

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ulen temperaturat

September 23, 2026
Musk për Xi Jinping: Udhëheqës i madh, i ka sjellë Kinës prosperitet të jashtëzakonshëm -

Musk për Xi Jinping: Udhëheqës i madh, i ka sjellë Kinës prosperitet të jashtëzakonshëm –

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com