• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zelensky, kritika gjatë fjalës në parlamentin gjerman: Ju jeni përsëri pas murit, jo ai i Berlinit, por në mes të Evropës, midis lirisë de robërisë

by Java News
17/03/2022 18:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy iu drejtua sot parlamentit gjerman përmes një lidhje me video, ndërsa makineria ushtarake ruse po bombardon spitale, shkolla, shtëpi banimi e kisha. Presidenti Zelenskyy kujtoi rënien e Murit të Berlinit ndërsa i bëri thirrje Kancelarit Olaf Scholz të rrëzojë murin midis Evropës së lirë dhe asaj të robëruar.

Fjalimi i Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy përpara parlamentit gjerman vjen një ditë pasi ai iu drejtua ligjvënësve amerikanë përmes një lidhje me video.

Zelenskyy e kritikoi Gjermaninë se kishte vënë ekonominë e saj përpara sigurisë së Ukrainës që gjendet nën sulmin rus.

“Mijëra ukrainas janë vrarë gjatë tre javëve. Pushtuesit vranë 108 fëmijë, në mes të Evropës, në Ukrainë, në vitin 2022”.

Ai kritikoi mbështetjen e mëparshme të qeverisë gjermane për gazsjellësin Nord Stream 2, që synon të sjellë gaz natyror nga Rusia. Presidenti tha se Moska e kishte “përdorur” Evropën për të financuar luftën dhe se sanksionet nuk ishin të mjaftueshme për ta ndaluar atë.

“Po ju flas pas takimeve dhe bisedimeve të ndryshme, deklaratave dhe kërkesave për mbështetje, që janë të vonuara. Dhe sanksioneve që nuk janë të mjaftueshme për të ndaluar këtë luftë. Pasi kemi parë se sa prej kompanive tuaja u larguan nga Rusia, vendi që ju ka përdor ju dhe shtete të tjera për të financuar luftën”.

Ukraina dhe vende të tjera e patën kundërshtuar gazsjellësin Nord Stream 2, aktualisht të pezulluar nga Berlini, duke paralajmëruar se rrezikonte sigurinë e ukrainasve dhe evropianëve.

“Ju jeni përsëri pas murit, jo ai i Berlinit, por në mes të Evropës, midis lirisë dhe robërisë, dhe ai (mur) po rritet me çdo bombë që godet Ukrainën, me çdo vendim të pamarrë për hir të paqes, po që mund të ndihmojë.”

Presidenti Zelenskyy gjithashtu vuri në dukje hezitimin e Gjermanisë kur ishte fjala për vendosjen e disa prej sanksioneve më të ashpra ndaj Rusisë nga frika se mund të dëmtonte ekonominë gjermane.

“Presidenti amerikan Ronald Reagan dikur pati thënë në Berlin ‘Rrëzoni këtë mur’. Dua t’ju them tani Kancelar Scholz, rrëzojeni këtë mur. Jepi Gjermanisë udhëheqjen që ju meritoni dhe që do t’i bëjë krenarë brezat e ardhshëm. Na ndihmoni, ndihmoni paqen, ndihmoni çdo ukrainas, ndaloni luftën, na ndihmoni ne ta ndalojmë.”

Presidenti ukrainas i bëri thirrje Gjermanisë që të mos lejojë që një mur i ri të ndajë Evropën, duke kërkuar mbështetje për anëtarësimin e vendit të tij në NATO dhe Bashkimin Evropian./VOA/m.j

Next Post
Mjegulla e “misionit gjerman të PPE” në sherrin e PD-së

Mjegulla e “misionit gjerman të PPE” në sherrin e PD-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Masakra e Reçakut, Osmani: Dëshmi e qëllimit shfarosës të Serbisë ndaj Kosovës

Masakra e Reçakut, Osmani: Dëshmi e qëllimit shfarosës të Serbisë ndaj Kosovës

January 15, 2026
Vrasja makabre e Martin Çeços, Apeli i Tiranës liron nga burgu tre të dyshuarit

Vrasja makabre e Martin Çeços, Apeli i Tiranës liron nga burgu tre të dyshuarit

January 15, 2026
Sala nga Fieri: Nisim proces të thellë riformatimi të sistemit spitalor në gjithë vendin

Sala nga Fieri: Nisim proces të thellë riformatimi të sistemit spitalor në gjithë vendin

January 15, 2026
Ish-këshilltari i Trump flet për dialogun Kosovë-Serbi: Shkëmbimi i kufijve po përkrahej edhe nga zyrtarë evropianë

Lufta kundër drogës në Ballkan, Bolton: SHBA duhet të krijojë aleancë me qeveritë, jo t’i bashkojë me trafikantët

January 15, 2026
“Bëri Piramidat, Gërdecin e 21 Janarin…”/ Yzeiri: Berisha mban peng PD për interesat e tij

Përmbytja me llumin e gënjeshtrave dhe e vërteta jetime

January 15, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 16 Janar 2026

January 15, 2026
27-vjetori i masakrës së Reçakut, Kurti: Kjo është ende një plagë e hapur dhe pret për drejtësi

27-vjetori i masakrës së Reçakut, Kurti: Kjo është ende një plagë e hapur dhe pret për drejtësi

January 15, 2026
Dënohet me 10 vjet burg Robert Myftari për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Dosjet në duart e të pandehurve? Si u hakeruan materialet e SPAK-ut

January 15, 2026
Flet juristi 101-vjeçar, Niazi Jaho: Kandidati për deputet dhe angazhimet e tij vlerësohen nga votuesit

21 Janari, një krim shtetëror pa autorë: 15 vite hetime mes shkeljesh kushtetuese dhe drejtësie të vonuar

January 15, 2026
Detaje të reja nga arratisja e Altin Ndocit, qyteti ku mund të jetë larguar

Arratisja e Altin Ndocit shkakton debate tek procesi i “Plumbit të artë”, shtyhet seanca

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In