• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zelensky kërkon “veprim, jo fjalë”, Rusia sulmon sërish Ukrainën, viktima dhe të plagosur

by A R
30/08/2025 16:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Raketa dhe dronë u lëshuan në masë nga ushtria e Rusisë në disa rajone të Ukrainës.

Në sulmin e ashpër të radhës u raportuan të paktën 3 viktima dhe mbi 45 persona të plagosur, të gjithë civilë.

Këtë e konfirmojnë autoritetet rajonale të Ukrainës, ndërsa saktësohet se forcat ajrore kanë rrëzuar 510 dronë, 6 raketa balistike dhe 32 raketa lundruese të lëshuara gjatë natës nga Rusia.

Rajonet e prekura përfshijnë Zaporizhian me 1 viktimë dhe 25 të plagosur, Donjeckun me 1 të vrarë dhe 6 të lënduar, si dhe Kherson me 1 viktimë dhe 7 të plagosur.

Pas sulmeve të reja masive të orëve të fundit në disa rajone të Ukrainës, Presidenti Volodymyr Zelensky i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të reagojë ndaj këtyre veprimeve që sipas tij po vrasin negociatat për paqe.

“Mjaft me fjalët, le të kalojmë te veprimet”, ishte thirrja e tij. Presidenti i Ukrainës akuzon Moskën se po përdor “kohën e ndarë për përgatitjen e takimeve në nivel udhëheqësish për të zhvilluar sulme të reja masive”.

Megjithatë, presidenti rus e ka vëmendjen diku tjetër. “Militarizmi japonez po ringjallet nën maskën e kërcënimeve imagjinare ruse ose kineze, ndërsa në Europë, përfshirë Gjermaninë, po ndërmerren hapa drejt rimilitarizimit të kontinentit, duke mos marrë parasysh paralelet historike”, tha Presidenti rus.

Vladimir Putin në një intervistë me shkrim për Xinhua, në prag të vizitës së tij në Kinë, gjatë së cilës ai do të marrë pjesë edhe në paradën ushtarake të 3 shtatorit në Sheshin Tiananmen që shënon fundin e Luftës së Dytë Botërore.

Next Post
Mesazhi i Patriarkut serb për Krishtlindje është plot helm e plot gënjeshtra

“Kundër jargavitjes populliste”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Më pak rezervime për pushime jashtë vendit, rritet interesi për destinacionet vendase

“Travelbinger”: Shqipëria, udhëtim ekonomik 10-ditor pa sakrifikuar komoditetin

November 3, 2026
8 persona të zhdukur në Himalaje pas goditjes nga ortekët, reshjet e dendura të borës pezullojnë kërkimet

8 persona të zhdukur në Himalaje pas goditjes nga ortekët, reshjet e dendura të borës pezullojnë kërkimet

November 3, 2026
“Mori fund gjithçka”, Angela Martini konfirmon ndarjen nga biznesmeni rumun pas 8 vitesh martesë

“Mori fund gjithçka”, Angela Martini konfirmon ndarjen nga biznesmeni rumun pas 8 vitesh martesë

November 3, 2026
Rusia sulmon Ukrainën pas përfundimit të armëpushimit në qytetin Oleshky, i ndërmjetësuar nga Melania Trump

Rusia sulmon Ukrainën pas përfundimit të armëpushimit në qytetin Oleshky, i ndërmjetësuar nga Melania Trump

November 3, 2026
Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA, MAGA kryeson shpenzimet për reklama dixhitale

Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA, MAGA kryeson shpenzimet për reklama dixhitale

November 3, 2026
VIDEO/ “Unë, Aleksandar, gambit shtetëror”, ky është filmi dokumentar që tërboi Vuçiqin

A do të përfundojë Vuçiç para drejtësisë?

November 3, 2026
Teksasi dhe Kansasi nën kërcënimin e stuhive të fuqishme, erërave dhe tornadove

Teksasi dhe Kansasi nën kërcënimin e stuhive të fuqishme, erërave dhe tornadove

November 3, 2026
Komisioni Evropian publikon nesër raportin e progresit: Cilat vende kryesojnë procesin e anëtarësimit dhe cilat mbeten prapa?

Komisioni Evropian publikon nesër raportin e progresit: Cilat vende kryesojnë procesin e anëtarësimit dhe cilat mbeten prapa?

November 3, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

Pas transferimit të papritur në Fier, Veliaj sot përballë GJKKO-së. Refuzon avokatët e caktuar nga Gjykata

November 3, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e martë 3 nëntor 2026

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In