Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky thotë se çdo marrëveshje paqeje me Rusinë është e mundur, por fillimisht trupat ruse duhet të tërhiqen dhe të kthehen në pozicionin e tyre përpara nisjes së agresionit ushtarak.
Duke folur për një institut në Londër përmes një video-konference, Zelensky tha se tërheqja e trupave ruse është minimumi që kërkohet nga vendi i tij.
Ai tha se është lideri i Ukrainës, jo i në “mini-Ukraine”. Por Krimenë nuk e përmendi, gadishull që është aneksuar nga Rusia në vitin 2014.
“Për të ndalur luftën midis Rusisë dhe Ukrainës, hapi që duhet të ndërmerret është rikthimi i situatës siç ishte në 23 Shkurt. Unë u zgjodha nga populli i Ukrainës si President i Ukrainës, jo si President i një mini-Ukraine. Kjo është një pikë shumë e rëndësishme”, tha Zelensky.
Në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol ka ende civilë që nuk janë evakuuar. E gjithë fabrika është e rrethuar prej ditësh nga forcat ruse, por herë pas here kanë lejuar korridore evakuimi për civilët.
Nëse trupat ruse do të marrin Mariupolin, kjo do të ishte arritja më e madhe e Rusisë që prej nisjes së luftës.
/a.r