• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zelenksy i vendosur/ Trupat ukrainase hyjnë thellë në Rusi: Po çojmë luftën tek agresorët

by S T
12/08/2024 13:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ukraina dhe Rusia fajësojnë njëra-tjetrën për zjarrin që shpërtheu në centralin gjigand bërthamor të Zaporizhias të dielën. Presidenti Volodymyr Zelensky tha se forcat ruse kishin shkaktuar zjarrin në centralin e pushtuar nga forcat e Moskës për më shumë se dy vite. Por guvernatori i instaluar nga Rusia në Zaporizhia pretendon se janë bombardimet ukrainase që kanë shkaktuar zjarrin.

“Pushtuesit rusë nisën një zjarr në territorin e centralit bërthamor të Zaporizhias. Aktualisht treguesit e rrezatimit janë normalë, por për sa kohë që terroristët rusë ruajnë kontrollin e centralit, situata nuk mund të jetë normale”, tha presidenti Volodymir Zelenski.

Sipas raportimeve flakët përfshinë kullat e ftohjes së centralit. Agjencia Ndërkombëtare për energjinë bërthamore tha se kishte evidentuar kolona të mëdha tymi të dilnin nga kompleksi, por se deri më tani nuk kishte raportim për ndikimin në sigurinë bërthamore.

Zhvillimi vjen teksa trupat Ukrainase avancuan 30 km në thellësi të territorit rus, në inkursionin më të madh e më të rëndësishëm që kur Moska nisi luftën e plotë në shkurt të 2022. Të dielën, presidenti Zelensky pranoi për herë të parë se ushtria po ndërmerr një ofensivë ndërkufitare brenda Rusisë, në rajonin e Kursk.

Në një mesazh të postuar gjatë natës, Zelensky tha se Ukraina po e çonte luftën në territorin e agresorit.

Sakaq, një zyrtar i lartë në Kiev tha për agjencinë e lajmeve AFP se mijëra trupa ishin angazhuar në operacion, më shumë nga sa ishte raportuar fillimisht nga rojet kufitare të Moskës.

Moska nuk ja ka dalë deri më tani të ndalë inkursionin e nisur të martën me më shumë se 76 mijë njerëz që janë evakuuar nga rajoni i Kursk ku është shpallur gjithashtu gjendja e emergjencës.

Next Post
Vrasja në Pogradec, PD: Policia tentoi të mbulojë krimin për qëllime politike

Vrasja në Pogradec, PD: Policia tentoi të mbulojë krimin për qëllime politike

TË FUNDIT

“Rama arrogant?”/ Ibrahimaj: Sulmet ndaj bankave nuk ishin rastësi! Synohej destabiliteti financiar, pas tyre nuk qëndronin studentët

“Rama arrogant?”/ Ibrahimaj: Sulmet ndaj bankave nuk ishin rastësi! Synohej destabiliteti financiar, pas tyre nuk qëndronin studentët

November 12, 2026
I hodhi me tritol në erë makinën gruas në Elbasan, arrestohet një prej autorëve të dyshuar

I hodhi me tritol në erë makinën gruas në Elbasan, arrestohet një prej autorëve të dyshuar

November 12, 2026
SPAK i ka marrë celularin? Kryebashkiaku i Vaut të Dejës mohon kontrollet ndaj tij

SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin dhe akuzat e ngritura

November 12, 2026
“Simotra e Vlora Hysenit…!”- Berisha komenton drejtuesen e re të SHISH-it: Kur emërohet nga Rama, s’mund të jetë ndryshe!

“Simotra e Vlora Hysenit…!”- Berisha komenton drejtuesen e re të SHISH-it: Kur emërohet nga Rama, s’mund të jetë ndryshe!

November 12, 2026
Gjobat me akt normativ, Parlamenti e bën ligj më 26 nëntor, PS-PD përplasen edhe për Zgjedhoren!

Problemet e shoqërisё, popullit dhe partitё politike

November 12, 2026
Shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave, arrestohen dy persona në Laç!

Shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave, arrestohen dy persona në Laç!

November 12, 2026
Dogana e Tiranës në aksion, bllokohen mbi 2,1 tonë produkte ushqimore e lodra për fëmijë!

Dogana e Tiranës në aksion, bllokohen mbi 2,1 tonë produkte ushqimore e lodra për fëmijë!

November 12, 2026
Ish-rival i Bashës për kreun e PD-së, ndahet nga jeta para kohe në moshën 57-vjeçare Gjergji Hani!

Ish-rival i Bashës për kreun e PD-së, ndahet nga jeta para kohe në moshën 57-vjeçare Gjergji Hani!

November 12, 2026
Dosja “Metamorfoza”/ Apeli e dënoi me 7,4 vjet burg për korrupsion dhe pastrim parash, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri nuk gjendet në banesë

Dosja “Metamorfoza”/ Apeli e dënoi me 7,4 vjet burg për korrupsion dhe pastrim parash, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri nuk gjendet në banesë

November 12, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa anë sociale kanë buxheti dhe paketa fiskale 2027?

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In