• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zeka: Basha është njeriu që ka mbledhur më shumë prova kundër UÇK-së

by Ardit Rada
18/11/2020 17:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Lulzim Basha, është njeriu që ka mbledhur më shumë prova kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, kjo ka qenë deklarata e fortë e bërë nga gazetari dhe analisti, Milaim Zeka, i ftuar në emisionin ‘Top Talk’ në Top Channel.

Ai ka përdorur edhe emra për të faktuar deklaratën e  tij duke thënë se  i gjithë krahu i luftës së UÇK, Hashim Thaçi, Kadri Veseli apo Ramush Haradinaj u kanë treguar gazetarëve privatisht, që njeriu që ka mbledhur më së shumti fakte apo dëshmi kundër UÇK-së, ka qenë lideri aktual i PD-së në Shqipëri, Lulzim Basha.

“Lulzim Basha, i gjithë krahu i luftës qoftë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, të gjithë na kanë thënë ne në tavolinë, privatisht, ne gazetarëve që njeriu që ka mbledhur më së shumti fakte dëshmi, prova kundra Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë Lulzim Basha. Me ardhjen e tij në krye të Partisë Demokratike, unë jam ndier i shokuar me afrimin që ka pasur Fatmir Limaj e Ramush Haradinaj me Lulzim Bashën. Sa i përket krerëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Thaçit dhe Veselit, gjithmonë ka qenë ajo ftohja e cila ka ekzistuar pikërisht për shkak të punës kolosale që Lulzim Basha e ka bërë gjatë kohës që ka qenë në UMNIK, duke mbledhur dëshmi dhe fakte kundër pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare” ka thënë Zeka.

Kujtojmë se në një kohë kur eksponentët kryesorë të luftës së UÇK-së, ndër të cilët Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi, janë duke u gjykuar në Dhomat e Specializuara të Gjykatës së Hagës, emri i Llzim Bashës po lakohet si një ish-përkthyes për llogari të hetimeve të Hagës, por edhe si marrësi i një video-kasete, që Milaim Bellanica, një qytetar nga Krusha e Madhe, kishte të filmuar në të, masakrën serbe në Krushë të Madhe.

Next Post
Çdo person i prekur nga Covid do të marrë 50 euro

Çdo person i prekur nga Covid do të marrë 50 euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet mbaruan dhe të dy humbën! Telefonatë e tensionuar mes Trump dhe Netanyahu, shkak operacioni i radhës në Iran

Zgjedhjet mbaruan dhe të dy humbën! Telefonatë e tensionuar mes Trump dhe Netanyahu, shkak operacioni i radhës në Iran

November 11, 2026
Ish-drejtori i kompanisë farmaceutike nominohet për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë, emri i kalon Senatit!

Ish-drejtori i kompanisë farmaceutike nominohet për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë, emri i kalon Senatit!

November 11, 2026

Krimet e Epstein mund të ishin parandaluar, raporti i republikanëve zbulon dështimet e drejtësisë: Veproi i mbrojtur dhe i ndihmuar nga…

November 11, 2026
Ethet Presidenciale/ Kush do i marrë çelësat e Shtëpisë së Bardhë pas Trump? Ja emrat që po përgatiten për “betejën” e vitit 2028

Ethet Presidenciale/ Kush do i marrë çelësat e Shtëpisë së Bardhë pas Trump? Ja emrat që po përgatiten për “betejën” e vitit 2028

November 11, 2026
Kalaja e Gjirokastrës e preferuar nga turistët, mbi 70 mijë vizitorë nga janari deri më sot

Tirana e vështirë për familjet e reja, lindjet janë në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare!

November 11, 2026
Moti sot, reshje shiu dhe shtrëngata në disa qarqe

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe reshje shiu, ja parashikimi i motit për ditën e sotme!

November 11, 2026
Prag tragjedie në Fier nga rrjedhja e gazit në furrën e bukës, çifti përfundon i asfiksuar në spital, ja si paraqitet gjendja e tyre!

Prag tragjedie në Fier nga rrjedhja e gazit në furrën e bukës, çifti përfundon i asfiksuar në spital, ja si paraqitet gjendja e tyre!

November 11, 2026
Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In