Megjithë vijimin e fushatës elektorale në Shqipëri, negociatat për integrimin e Shqipërisë në BE nuk pushojnë. Kryenegociatori i Shqipërisë për anëtarësimin në BE, Zef Mazi, zhvilloi një vizite pune të nivelit te lartë ne Rumani me 7-9 Prill 2020. Mazi zhvilloi bisedime me Ministrin e Punëve të Jashtme të Rumanisë, Dr. Bogdan Aurescu, me Ministrin e Drejtësisë, Z. Stelian-Cristin Ion, me Keshilltarin per Politike te Jashtme te Presidentit te Rumamise, Z. Leonard Orban (i cili ka qene edhe Komisioneri i pare i Rumanise ne Komisionin Evropian), me Keshilltarin Diplomatik te Kryeministrit te Rumanise, Z Cosmin Onisii, me Sekretaren e Shtetit te Ministirise te Puneve te Jashtme te Rumanise per Evropen, Znj Julia Magtei dhe Sekretaarin e Shtetit per Politikat Globale dhe Strategjine, Z.Cornel Feruta, me Sekretarin e Shtetit te Ministrse te Puneve te Brendeshme Z.Aure;ioan Paduraru,me zv-Presidentet e Komisioneve respektive te Parlamentit dhe te Senatit rumun, si dhe me ish Kryenegociatorin e Rumanise per aderimin ne BE, S. Pushkash.
Takimet dhe konsultimet e nivelit te larte ne Rumami zhvillohen një vit pas miratimit unanim nga Këshilli Evropian ne mars 2020 i vendimit te BE per hapjen e negociatave të anëtarësimit me Republikën e Shqipërisë. Konsultimet ofruan një mundësi shume te mire për shkembim direkt dhe thelbësor mendimesh, ne nivel te larte ekzekutiv dhe legjislativ, mbi punën, perpjekjet dhe progresin e Shqiperise ne rrugen e integrimit, mbi forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve me fokus per te mesuar dhe përfituar nga pervojat e Rumanisë ne procesin e anëtarësimit në BE ne kohen kur Rumania ka qene ne fazen qe eshte sot Shqiperia.
Ne gjithe takimet, ne menyre te qarte, pa ekuivok, mikpritesit rumune ritheksuan mbështetjen konkrete dhe konstante te Rumanisë për avancimin e procesit të zgjerimit të BE, me theksin në valencat strategjike të kësaj politike. Kjo është thelbësore për transformimin demokratik të qëndrueshëm, per prosperitetin dhe stabilitetin e rajonit. U ritheksua mbeshtetja e plote, e vazhdueshme e Rumanise per Shqiperise ne rrugen integruese ne BE, u shpreh hapur nga te gjithe bashkebiseduesit gatishmeria e plote e Rumanise per te dhene gjithe ndihmen ne pergjithesi dhe ne veçanti ne gjithe fushat qe Shqiperia gjykon me interes.
Zyrtaret rumune përshëndeten orientimin strategjik, të vendosur të Shqipërisë për realizimin e objektivit të integrimit evropian, per vijimin me ritme te plota, pa asnje ulje vemendje dhe fokusi, te reformave ne gjithe fushat, ne forcimin e shtetit ligjor, te sigurise te qytetareve, te luftes kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar, etj.
Zyrtarët shprehën gatishmeri për forcimin dhe dinamizimin e dialogut politik dypalësh në nivel të lartë dhe atë sektorial, ate parlamentar, per forcimin e marrdhenieve ekonomike sepse aty ka potenciale te pashfrytesuara, per te perfunduar ndonje ceshtje ende pezull dhe kuadrin nenligjor per pakicat kombetare.
Ne takime u shkembyen mendime mbi situatat dhe dinamikat gjeopoltike ne Evrope, ne rajonin tone dhe me gjere. U theksua rendesia qe i jepet bashkëpunimin rajonal ne Ballkanin Perendimor, veshtiresite e ndryshme ne rrigen e tij drejt BE-se. Si shprehje konkrete e mbështetjes së Rumanisë per rajonin e Ballkanit Perendior u theksua edhe letra që Ministri rumun i Punëve të Jashtme, Bogdan Aurescu, së bashku me tete Ministra të tjerë të vendeve anëtare të BE, i drejtuan Përfaqësuesit të Lartë, Josep Borrel, lidhur me nevojen per disktuim strategjik per Balkanin Perendimor dhe përfshirjen në agjendën e Këshillit të diskutimit mbi kete ceshtje në mbledhjen e ardhshme të Këshillit ne prill 2021. Kryuenegociatori Mazi shprehu vlerësim të veçantë për këtë inisiative, nënvizoi rëndësinë e mbajtjes në vëmendje në nivel evropian të problematikës së Ballkanit Perëndimor, si pjesë e integruar e procesit të konsolidimit të unitetit dhe stabilitetit të kontinentit evropian dhe e një të ardhme të përbashkët evropiane.Pala rumune u falenderua per gjithe mbeshtetjen e saj, per gatishmerine per te vijuar te jape ndihmesa, per sigurine qe na u dha se Shqiperia mund te mbeshtetet tek Rumania gjate rrugetimit ne BE.
U shprehen vlerësime për angazhimin e autoriteteve të Shqipërise për avancimin e reformave ne te gjitha fushat, duke marrë përsipër, në mënyrë të pakthyeshme dhe konsensuale, anëtarësimin në BE, si një projekt madhor historik, qe gezon mbështetjen e gjerë të shoqërinë shqiptare. U nenvizua rëndësia e vijimit te reformave në fushat thelbësore të shtetit te së Drejtës për mbështetjen e dinamikës së përgjithshme të negociatave të anëtarësimit. Respektimi i paketës së vlerave evropiane përfaqëson dimension themelor. Ndjekja e saj gjatë gjithë procesit të negociatave do të sigurojë premisa të forta për zbatimin ne vend me efikasitet të politikave evropiane. U njoh dhe u ritheksua pergezimi per progresin ne gjithe fushat dhe u inkurajua qe të vijojnë përpjekjet për bilanc sa me solid të progreseve në fusha kyçe, te raportimit te tyre si dhe per bashkepunim te ngushte me shtetet anetare dhe Komisonin Evropian.
Një takim shumë i frytshëm u zhvillua me Ministrin e Drejtësisë të Rumanisë dhe me stafin e tij, me fokus njohjen me përvojën rumune për përgatitjen e procesit të negociatave për kapitullin 23. Ministri pershendeti proghresin e Shqiperise dhje theksoi gatishmërinë e të gjitha strukturave të kësaj Ministrie për të asistuar Ministrinë e Drejtësisë së Shqipërisë në procesin e negocimit për kapitullin 23. Kryenegociatori theksoi peshën specifike që mbart kapitulli 23 në procesin e integrimit evropian, si pjesë e grupit të kapitujve themelorë. Zëvëndësministrja e Drejtësisë njohu palën rumune me zhvillimet e fundit të reformës transformuese në sistemin e drejtësisë, me luftën kundër korrupsionit si dhe me përgatitjen e strukturës negociatore në Ministrinë e Drejtësisë së Shqipërisë.
Pala rumune parashtroi vështirësitë e hasura nga Rumania gjatë procesit të negocimit, nevojën e domosdoshme për rritjen e kapaciteteve administrative për t’u përballur me sfidat e këtij procesi. U shkëmbyen mësimet e nxjerra në kuadër të luftës kundër korrupsionit, te reformimit të sistemit të drejtësisë në Rumani, si parakushte për të avancuar me procesin e integrimit. U vendosën kontakte të vlefshme me drejtues të strukturave kyçe të Ministrisë së Drejtsësisë per vijimin e diskutimeve në nivel teknik midis stafeve respektive të dy ministrive.
Kryenegociatori zhvilloi konsultime te rendesishme ne Ministrine e Brendeshme rumune, ne kuader te kapitullit 24 te negociatave, me Sekretarin e Shtetit te Rumanise dhe me Drejtoret e Departamentave te bashkepunimtik nderkombetar, perfaqesues te policise dhe te xhandarmerise rumune qe kane marre pjese ne bisedimet per antaresimin e Rumanise ne BE. Ekspozeja e pales rumune ishte shume e vlefshme, pasi ajo shtjelloi sfidat e hasura gjate procesit te negociatatve. U rikonfiurmua klima shume e mire e bashkepuniit dhe u shpreh hapur vullneti dhe gatishmeria per intensifikimin e bashkepunimit bilateral dhe ne nivel teknik, me fokus trajnimin policor dhe shkembimin e ndersjellte te eksperiences ne fushen e sigurise publike.