• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

ZEF MAZI: Ku ishim? Diku aty? Ku arritëm? Aty ku ishim!

by S M
15/12/2023 23:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

BE pas Këshillit Evropian të 14-15 dhjetorit 2023

Ka shumë muaj që kam rianalizuar dhe rikonsideruar arsyetimet dhe vlerësimet e mia të mëparshme në lidhje me BE-në. Kjo është normale. Ajo është imponuar nga njohja, modestisht e mire, e dinamikave të brendshme dhe mosmarrëveshjet jo të vogla, deri në një ndarje, ndërmjet anëtarëve të BE-së. Ajo më është imponuar edhe nga cka flitet, çka kuptohet, cka shitet dhe cfarë bëhet në lidhje me ata jashtë BE-së.

Bashkimi Evropian, edhe në këtë Samit të Këshillit javën e kaluar, si në një numër të tjerë më parë, i mbylli punimet me mosmarrëveshje për një numër cëshjesh. Këtë fat pati edhe zgjerimi, aq sa i takon direkt Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor. E kam zët të përsëris veten, por më fton vetë BE-ja. Nga BE nuk do të mungonin fjalët e bukura, edhe bombastike, se “vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE”. Kjo thënie e përsëritur kaq herë nga drejtuesit e Këshillit dhe Komisionit të BE-së, është bërë realisht tejet bajate, deri në qesharake. Sa më shpesh dëgjohet, aq më shumë të bezdis, se është bosh, retorike deri hipokrizi!

Drejtuesit e institucioneve të BE-së nuk kanë aspak zor të thonë të pavërteta në sy, publikish, dhe të shesin sikur po “digjen” për vendet e Ballkanit Perëndimor. Duket se kanë filluar të besojnë për të vërteta të pavërtetat që artikulojnë vetë. Ata duhet të rriten, të mendojnë dhe flasin si të rritur; në sytë e mi, ata janë ende të parritur. Koha për të mos thënë broçkulla, fjalë boshe, ka qenë dje! Është krejt e lexueshme se thjesht duan të na marrin me të mirë, me synimin për të shtyrë gjërat, edhe duke na shpjeguar se cila është rruga më e mirë për në BE! Rruga dhe etapat për në BE janë të njohura, sepse janë të shkruara në Traktate, në Kritere. Nëse bëjnë sikur nuk i dinë, u duhen kujtuar, u duhen përsëritur, pa druajtje. Shqipëria ka afro 30 vjet që ecën me idealin dhe objektivin e integrimit në BE. Ajo ka ecur në përputhje me çfarë është e shkruar, i është thënë, në përputhje me dokumentacionin e BE-së.

Ka nga ata që theksojnë idenë se rruga më e mirë drejt BE-së është integrimi progresiv. Kjo është shpikje e dy viteve të fundit, është një “bebe e një shteti të madh“. CIlido bëhet disi qesharak. Kjo përshtypje të krijohet edhe për dikë nga rajoni ynë, i cili e “gëlltit“, i beson, i bën edhe jehonë! Është për korrektësi politike, për servilizëm, është moskuptim, etj.? Nuk mund të them cili prej këtyre karakterizimeve do ishte i përshtatshëm, ndoshta një përzierje e tyre.

BE duhet të argumentojë qartë, zyrtarisht, me konsensusin e të 27-ve dhe në emër të tyre, për cilat çeshtje bihet dakord, për cilat nuk bihet dakord dhe përse, qofshin ato cështje të brendëshme të tyre, qofshin për zgjerimin. Nëse i kanë me të vërtetë fjalët e “bukura” që artikulojnë, kjo do të ishte rruga më e mirë. Ajo vetëm mund të çojë në rritje të besimit. Humbja e besimit, skepticizmi për BE-në, jo vetëm është i ndjeshëm, prezent, por ai do të rritet më shumë. Duket harrohet se qëndrimet e shteteve të ndryshme në BE-së merren vesh, pa vonesë, jashtë dyerve të BE-së! Kështu, humbja e besimit vetëm thellohet.

BE, shtetet anëtare, Komisioni, kanë interes të dukshëm dhe theksojnë me prioritet përputhjen 100 % me politikën e tyre të jashtme dhe të mbrojtjes. Për të siguruar qëndrimin e palëvizur të vendeve tona nga kjo linjë, bëhen akrobaci, premtime bombastike, thuhen fjalë të bukura, sajohen projekte lehtësuese, si një e fundit për rritjen. Nuk është zor të lexohen qartë dhe të kuptohet se po “i pikon zemra për ne”!

Sa kohë mund të mbahet vijueshmëria e kësaj linje? Sa kohë mund të ecë e pavërteta? Kungulli nuk ecën gjithmonë nëpër ujë! Deri kur do vazhdohet të ecet jo me hapa konkretë, të prekshëm, drejt afrimit, por vetëm me llafe të mira dhe me “gurët në trajsë”, si thotë shprehja?!

Deklarata e Këshillit për Shqipërinë ka vetëm tetë paragrafe në një nën-seksion (Albania). Që në paragrafin e parë (46) thuhet se “…Këshilli pret që të ndërmarrë hapat e mëtejshëm në procesin e aderimit të Shqipërisë dhe të hapet sa më parë Grup-kapitulli 1!… Fund e krye të njëjtat fjalë – bëj këtë-bëj atë – dëgjuar sa e sa herë!

BE-ia nuk bie dakord të hapë negociatat as edhe për një kapitull të Themelorëve – Grup-kapitulli 1, edhe pse Shqipëria e ka bërë punën e saj, e ka mbaruar procesin e shqyrtimit analitik. Kjo ndodh kur dihet se do të duhen vite negociatash që të mbyllet një kapitull!

BE-ia nuk bie dakord të mbahet Konferenca e Dytë Ndërqeveritare me Shqipërinë, edhe pse është e shkruar në dokumentat e saj se ajo është konferencë vjetore! Më 19 dhjetor është në plan të diskutohet kjo në COELA! Të shohim. Greqia ka bllokuar për arsye krejtësisht politike, synime të qarta diabolike, duke sjellur në tryezën e 27-shes një çështje tërësisht dypalëshe! Injorohet se ka direktivë të BE-së që çështjet dypalëshe nuk duhen sjellur në tryezën e 27-shes. Greqia injoron, BE-ja bën sikur nuk e di, se kur flet drejtësia, HESHT politika. BE nuk ka asnjë forcë të bindë anëtaren e saj se e ka gabim! Po kjo BE nuk kishte asnjë forcë edhe kur Greqia mbajti prapa derës maqedoninë për rreth 20 vite, plus 10 vjet të tjera më pas, derisa e detyroi të ndryshojë edhe kushtetutën e vendit, edhe emrin e shtetit! BE-ja përsëri, për turp, heshti! BE jep mesazhe krejt të gabuara! Ndoshta do vijojë me të tilla mesazhe derisa NE të rritemi sa duhet dhe t‘i themi – boll më! Nuk mundet mos të shkojnë nëpër mend mendime të ndryshme, përfshirë alternativa të shumë-dimensionalitetit të marrëdhënieve! Përse jo!?

Ursula von der Leyen dhe Charles Michel deklaruan buzagaz se u arrit fitore e madhe me zgjerimin, sinjal i qartë shprese, se u ra dakord të hapeshin negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë!

Viktor Orban doli nga salla e mbledhjes para marrjes të vendimit. Kjo mundësoi të merrej vendimi në mungesë të Hungarisë. Duke folur për mediat, veprim korrekt në këto momente, Orban tha se është vendim i gabuar. Hungaria nuk donte të ishte pjesë e një vendimi të gabuar.

Kjo është çështje ligjore, jo siç tha një zyrtar burokrat i BE-se se nuk është çështje ligjore! Para mbledhjes, Orban i kishte thënë kancelarit Sholcit, presidentit Makron, Ursula von der Leyen dhe Charles Michel, në një takim me ta, se zgjerimi bazohet vetëm në meritë, në këtë çështje nuk bën përjashtim asnjë. Orban, me qëndrimin e tij, kujdeset edhe për BE dhe, parësisht, për interesat e vendit të tij! Fqinjin nuk mundet ta largosh, ta cosh diku tjetër, ai është aty, dhe aty ka për të qenë. Është me interes të kihen dhe të zhvillohen marrëdhënie normale, të mira, miqësore, të bëhet biznes, të shkëmbehen mallra, ide, kapitale, të bëhen marrëdhënie kulturore, shkencore, artistike, letrare, etj.

Zgjerim vetëm për Ukrainën! E pabesueshme dhe përtej cdo mendje të arsyeshme! Aspak serioze, kur vetë promotorët e këtij vendimi e dijnë fare mirë se Ukraina nuk është gati dhe nuk do të jetë gati për shumë e shumë vite! Del pyetja: cilat kritere ka arritur Ukraina? Vetëm një: që është në luftë. Cila Ukrainë do negociojë, ajo që do mbesë?! Në cilët kufij, e di njeri këtë? Me çfarë infrastrukture energjitike, rrugore, bujqësore, ekonomike, me çfarë baze industriale, etj? Duket një dizastër i bërë me duart e veta! Me këtë vendim, BE-ja futet në luftë me Rusinë.

Problemi është se Ukraina e ka marrë peng BE-në dhe politikën e zgjerimit. Kjo është e qartë, justifikimet akrobatike nuk bëjnë sens. Kjo është e rrezikshme për vetë BE-në. Pa një strategji të mirëmenduar, të debatuar thellë, pa rënë dakord, unanimisht, me konsensus të mirëinformuar, në përputhje me politikat fiskale, të sigurisë, ushtarake, gjeopolitike,, etj., që BE-së i mungon, pa atë që ajo vetë e quan reformë, është gabim të ecet në rrugën që po ecën.

Next Post
“Milionat nga sigurimi i jetës”/ Mediat: A është ky një prej motiveve që Naim Murseli organizoi vrasjen e gruas?

'Vrasja e mikeshës në Suedi dhe skema e mashtrimit 30 mln € e Naim Murselit', 2 pistat e vrasjes së Liridonës

Comments 7

  1. Kopliku says:
    2 years ago

    Bravo ! Nje koment dhe analize super e sakte !
    Por faji eshte I politikaneve tane qe u servilosen e nuk ballafaqohen me vendosmeri me kete mashtrim European.

    Reply
  2. Altini says:
    2 years ago

    Analizë e shkëlqyer!!!!

    Reply
  3. Leka says:
    2 years ago

    Pse nuk u emerus zoti Zef Mazi minister i jashtem nga Ramadani ? Se eshte i afte dhe i ndershem . Keto njerez mungojne politikes shqiptare te cirkut te pa afteve

    Reply
  4. Fatmiri says:
    2 years ago

    Faleminderit !
    Nj e vertete e thene qarte e thjeshte

    Reply
  5. Fatos Tarifa says:
    2 years ago

    Si gjithnje nje tjeter analize e qarte dhe teresisht e sakte nga ambasador Mazi. Qeritaret tane (lexo kryeimistri i vendit, sepse ai qeveris i vetem, pa qeveri), ose nuk e shohin te verteten, ose nuk e kuptojne ate, ose nuk duan ta shohin, ose e shohin por duan t’ua fshehin qytetareve. Mazi e thote thjesht dhe qarte. Eshte e tera nje loje dhe une besoj nje loje qe do vazhdoje gjate. Per me shume se edhe nje dekade tjeter, nese deri atehere BE-ja do vazhdoje te mbahet ne kembe.

    Reply
  6. Lexues says:
    2 years ago

    Z.. Mazi e thotë shumë thjesht dhe qartë dhe BE e di shumë mirë këtë.
    Problemi është çfarë thuhet publikisht (sheqeri i BE) dhe çfarë ndodh e vendoset në fakt.
    Sigurisht që qeveria jonë i di këto, por “diplomacia” shpesh / gjithmonë ia lidh gjuhën për t’i thënë gjërat hapur dhe publikisht, sikurse dhe z. Mazi kur udhëhiqte procesin e integrimit (edhe atëherë i dinte atë gjitha sa shkruan më lart).
    BE ‍♂️

    Reply
  7. Erifili Hashorva says:
    2 years ago

    Faleminderit për
    analizën… thjeshtë, qartë…

    Reply

Leave a Reply to Erifili Hashorva Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In