• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zef Mazi: Kriza ukrainase dhe integrimi i Shqipërisë në BE

by S M
07/03/2022 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

 

Pyetje: Edhe pse nuk është portofoli juaj, lufta në Ukraine prej 10 ditësh, mund të prekë apo të ndikoje në sferën e angazhimit tuaj, integrimin në BE. Si e shihni këtë rrethanë?

Përgjigje: Shteti ynë e ka përcaktuar qartë politikën e tij prej 30 vitesh. Ajo mbetet e pandryshuar. Anëtar i NATO-s prej 13 vitesh, kandidat i plotë për anëtarësim në BE që prej 3 vitesh, Shqipëria është 100% në linjë me qëndrimin e partnereve të NATO-s dhe me politiken e jashtme dhe të sigurisë te BE-së.

Pushtimin rus të Ukraines ajo e sheh njëlloj si këto organizata. Ai është i dënueshëm, i papranueshëm, duhet të ndërpritet menjëherë. A do ndërpritet është çështje që të gjithë po përpiqen të arrihet. Shpresohet që do të ndodhë.

Nga sa kam përjetuar direkt, me eksperiencën time në disa dekada në funksionet që kam mbajtur, kjo që po përjeton Ukraina dhe Evropa, më pasqyrohet si vazhdimësi e disa qëndrimeve politike paraqitur në forume të rëndësishme, të disa ngjarjeve që kanë ndodhur të pakten në 15 vitet e fundit.

Eshtë dëmtuar, apo rrëzuar, një pjesë e rëndësishme e korpusit të konventave dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Ndoshta ka ardhur koha e uljes në tryezë, me letra të hapura, për negociata serioze, gjithëpërfshirëse, të krejt aspekteve të sigurisë.

Pyetje: Pyetja fokusohej edhe në impaktin e krizës në portofolin tuaj, integrimin evropian.

Përgjigje: Shqipëria ka dy vjet që pret që Këshilli Evropian të marrë vendimin të ulemi në tryezën e Konferencës e Parë Ndërqeveritare. Kjo konference do të shënojnë vetëm hapin e parë, fillimin e negociatave teknike direkte më BE-në. Ajo është simbolike, normalisht zgjat 45-50 minuta. Ndërkohë, për të ngrihet zhurmë e pakuptimtë, bëhen interpretime dhe keqinterpretime, pikturohet sikur ajo do jete anëtarësim në BE.

Shqipëria i ka plotësuasr gjithë kërkesat, kushtet dhe kriteret për t’u ulur. BE-ia nuk ka gjetur forcën të marrë vendimin e duhur strategjik – të miratojë kuadrin negociues për Shqipërinë dhe të vendosë datën për këtë konferencë.

Këto dy vendime janë tejet të vonuara. Eshtë imperativ strategjik dhe gjeopolitik që ajo të ndodhë tani. Fjalët e ngrohta ndaj një kryeqyteti, edhe pse kjo nuk është çështje gare, japin sinjale të paqarta nëse nuk konkretizohet me vepra nga BE-ia për kandidatë të tjerë. Shqipëria i ka plotësuar gjithë kriteret. Ajo është gati, institucionalisht është shkruar kështu, e bardha në të zezë, nga instuticionet e BE-së.

Lufta në Ukrainë ose do ta shpejtojë vendimin pozitiv të BE-së, ose do ta shtyjë atë përsëri. Kjo e fundit do jetë diçka jo e mirë. Shpresoj, me optimizëm të kujdesshëm, që vendimi do të merret shpejt, ne do të ftohemi të ulemi në konferencë deri në qershor. Nëse jo, do ta kem të vështirë të them kur mund të ndodhë. Diziluzioni, mosbesimi, do rriten.

Pyetje: Ka të ngjarë që kjo luftë të evokoje përdorimin e Artikullit 5 të Traktatit të Uashingtonit të NATO-s? Shpesh i bëhet referencë atij artikulli.

Përgjigjë: Artikulli 5 është shtylla e Traktatit të Atlantikut Verior që njihet si Traktati i Uashingtonit. Në bazë ka parimin e mbrojtjes kolektive, që do të thotë se një sulm ndaj njerit anëtar të NATO-s konsiderohet si sulm ndaj të gjithëve. Ky artikull mbulon të gjithë 30 anëtarët të NATO-s.

Ukraina nuk është anëtare e NATO-s, por fqinjët direkt të saj janë. SHBA dhe gjithë anëtarët e kanë obligim, me traktat, për t’i mbrojtur ata, ose të hyjnë në luftë nëse ata sulmohen nga cilido. Për ta thjeshtuar, një sulm ndaj një shteti anëtar të NATO-s do konsiderohej njësoj sikur të ishte sulm ndaj, ai të thuash, Detroit-it, sipas traktatit.

Nëse do kishte inkursion ndaj Artikullit 5, lufta aktuale do ishte luftë e NATO-s. Artikulli 5 i NATO-s është aktivizuar vetëm një herë, në përgjigje të sulmeve të 9 shtatorit 2001. Situata aktuale është mjaft delikate, e rrezikshme. Ecet mbi një fill mjaft të hollë. Shpresohet të mos bëhet as edhe një gabim kalkulimi, qoftë dhe pa dashje, që do shkaktonte katastrofë botërore.

Pyetje: Çfarë mund ta aktivizonte përsëri këtë artikull?

Përgjigje: Uroj thellësisht që nuk do shkohet deri në atë pikë. Modestisht njoh disa aspekte ushtarake. Ukraina është sulmuar nga toka, deti dhe ajri. Sot ka edhe një aspekt plus që ka dimesnion të mprehtë ushtarak – sulmi kibernetik.

Sulme të tillë i kapërcejnë kufijtë, nuk i njohin ato. Nëse ndodh një sulm i tillë, nuk përjashtohet që ai të dalë përtej kufijve të Ukrainës, për shembull, në pjeën lindore të një fqinji të saj. Ai do prekte, do fikte një numër sistemesh, nga ato të trafikut tek shëndetësia, etj. Ajo do ta afronte shqyrtimin e shkeljes të Traktatit të NATO-s, pra, Artikulli 5 të tij. Kështu do hyhej në “territor të pashkelur”.

Prandaj sot po bëhet çmos që kjo të mos ndodhë, që ky konflikt të mos kapërcejë kufijtë dhe të ketë ndikim tek aleatët e NATO-s. Është jo e qartrë nëse një konflikt i armatosur tradicional do të diltë përtej Ukrainës dhe Rusisë, por masat po merren. Arsyeja: po të ndodhte ky ndërveprim kinetik, pra, një luftë midis trupave të SHBA dhe atyre të Rusisë, do shkaktohej luftë botërore.

Vendosja e trupave shtesë në vende të ndryshme të NATO-s është bërë për të parandaluar pikërisht që kjo të ndodhë. Udhëheqësit e NATO-s, para pak ditësh, e cilësuan sulmin rus “kërcënimi më i rëndë i sigurisë Euro-Atlantike në dekada”. Aleanca po bën “dislokime mbrojtëse të rëndësishme shtesë të forcave”, “anagazhimi ynë ndaj Artikullit 5 te Traktatit të Uashington-it është i celiktë. Ne qëndrojmë të bashkuar për të mbrojtur të gjithë aleatët”.

Rëndimi i situatës dhe intensifikimi  i luftimeve e bejne të pamundur riaktivizimin e formatit të Normandisë – France, Gjermani, Rusi dhe Ukraine. BE dhe ShBA nuk mund te jene ndermjetes të besueshem për të dyja palet nga pozicionimi i qarte ne krah dhe në mbrojtje te Ukraines. Politika dhe diplomacia e madhe globale nuk mund të bëhet më pa Kinën. Pesha e saj e madhe, roli qe luan dhe perceptimi i shteteve për Kinën bën që Kina të jetë në pozicion të përshtatshen për të ndermjetesuar per ndalimin e luftes. Edhe pse Kina nuk e ka dënuar agresionin rus dhe ka qenë tepër e kujdesshme në formulimet e saj dhe shprehjen e brengës për çka ndodh, ajo përsëri mund të jetë ndërmjetësi më i përshtatshëm.

Next Post
VIDEO/ “Mbaje për Kishë të Laçit, jo kaq shpejt”. Makina ‘fluturon’ me 240 km/h, vajzat të tmerruara nga shpejtësia

VIDEO/ "Mbaje për Kishë të Laçit, jo kaq shpejt”. Makina 'fluturon' me 240 km/h, vajzat të tmerruara nga shpejtësia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fluks i lartë automjetesh në rrugën Tiranë–Elbasan, hyrja e qytetit “paralizohet” nga trafiku i rënduar

Fluks i lartë automjetesh në rrugën Tiranë–Elbasan, hyrja e qytetit “paralizohet” nga trafiku i rënduar

December 5, 2025
Lëvizja e Salianjit / Ilirjana Kuçana: S’i kam vajtur në takime! PD s’duhet të ndahet

Lëvizja e Salianjit / Ilirjana Kuçana: S’i kam vajtur në takime! PD s’duhet të ndahet

December 5, 2025
Ultimatumi i SHBA-së për BE-në: Merrni shumicën e shpenzimeve të NATO-s deri në 2027

Ultimatumi i SHBA-së për BE-në: Merrni shumicën e shpenzimeve të NATO-s deri në 2027

December 5, 2025
Eleminimi i Edmir Bregut fut në hall vrasësit, Aldo Avdylaj lutet në zot: Ishalla kemi fat o Allah se çdo gjë është gati (DOSJA)

Lufta kundër krimit të organizuar/ SPAK nënshkruan pesë memorandume me vendet e Amerikës Latine

December 5, 2025
Gjenden të pajetë në banesë, çifti i bashkëshortëve/ Kishin vdekur që prej të Hënës, dyshimet e autoriteteve..

Gjenden të pajetë në banesë, çifti i bashkëshortëve/ Kishin vdekur që prej të Hënës, dyshimet e autoriteteve..

December 5, 2025
Presidenti serb Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “snajperët e fundjavës” në Sarajevë

“Fqinjët nuk duan që të jemi në BE”/ Vuçiç akuza ndaj Kroacisë: Ka bashkuar forcat me Kosovën dhe Shqipërinë

December 5, 2025
Kosovë, KQZ: Procesi zgjedhor në Veri u mbyll pa asnjë problem, pjesëmarrja 3.47 për qind

Rrëzohet vendimi i KQZ-së, Lista Serbe certifikohet për zgjedhjet e 28 dhjetorit

December 5, 2025
Dedektivja zbulon “truket”: Orari kur tradhtohet më shpesh! Ja si ta nuhasni që partneri po ju…

Dedektivja zbulon “truket”: Orari kur tradhtohet më shpesh! Ja si ta nuhasni që partneri po ju…

December 5, 2025
Zbardhet dëshmia e Ilir Metës në GJKKO: Po më shkelen të drejtat kushtetuese, po mbahem në paraburgim pa të drejtë!

Zbardhet dëshmia e Ilir Metës në GJKKO: Po më shkelen të drejtat kushtetuese, po mbahem në paraburgim pa të drejtë!

December 5, 2025
“Përse na ike more Erion?”- 15-vjeçari u godit me thikë në Durrës, shokët në shkollë: Klasa është bosh pa ty (FOTO)

“Përse na ike more Erion?”- 15-vjeçari u godit me thikë në Durrës, shokët në shkollë: Klasa është bosh pa ty (FOTO)

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In