Interviste e ish-ambasadorit dhe ish-kryenegociatorit te Shqiperise me Bashkimin Evropian, Zef Mazi
Pyetje: Para dy ditesh u mbajt samiti i Procesit të Berlinit. Mundet shkurt, si filloi, përse, cfarë ka arritur, cfarë është përfituar nga ky proces?
Përgjigje: Procesi i Berlinit mbajti samitin në kuadër të 10 vjetorit të tij. Ai filloi si një platformë bashkëpunimi në nivel të lartë. Synimi ishe dhe është përmirësimi i bashkëpunimit rajonal dhe me BE-në në një numër fushash politike në mbështetje të vendeve të rajonit që të arrijnë standartet e BE-së dhe t’i sjellin të mira banorëve të rajonit. Procesi ka përqasje më të strukturuar të 6 vendeve për dialog dhe bashkëpunim. Ai ka mbështetje ndërkombëtare, përfshirë nga vendet dhe institucionet e BE-së.
Vendet e Ballkanit Perëndimor kishin përgatitur disa marrëveshje dhe deklarata për miratim në Samitin e Berlinit për të thelluar bashkëpunimin rajonal, për të cuar përpara tregun e përbashkët rajonal dhe marredhëniet e fqinjësisë të mirë.
Të tilla ishin marreveshja për arsimin e lart dhe pranimin për studime të larta në vendet e rajonit, që studentet të kenë të drejtë të ndjekin studimet në institucionet e akredituara të arsimit të lartë; një deklaratë e standarteve të shqyrtimit analitik të Investimeve të Huaja Direkte rajonale për të harmonizuar politikat e investimeve dhe praktikat më të mira ndërkombëtare që rajoni të jetë më tërheqës për investitorët.
Përmes proesit vendet e rajonit kanë riafirmuar marredheniet e fqinjësisë të mirë dhe bashkëpunimit rajonal, me fokus përshpejtimin e integrimit në BE.
Lidhur me përfitimet, në këto 10 vjet janë mbi 37 projekte transporti, 8 projekte energjie, 2 programe qëndrueshmerie, investime në infrastrukturen e internetit, forumi i investimeve i dhomave të vendeve të rajonit, zona ekonomike rajonale, komuniteti i transportit, Instituti Ndërkombëtar për Teknologjitë e Qëndrueshme, Tregu i Përbashkët Rajonal, marreveshja për “roaming” rajonal, etj.
Duhet mjaft kujdes që asnjë proces, as i Berlinit, të mos kthehet në zëvëndësues të procesit të integrimit në BE. Zhvillimet duhen ndjekuer nga afër dhe me vëmëndje të madhe, vecanërisht në lidhje me sido ecë, cfarë forme do marrë, si do konsiderohet më vone, tregu ynë i përbashkët rajonal. Këtu kam parasysh rrezikun që, për një arsye ose një tjetër, nga një vend, apo nga disa vende në BE, të degjohet se tani rajoni e ka tregun e tij rajonal, përse duhet të hyjë ne Tregun e Njesuar Evropian, apo në BE?! Nuk them se kështu do të ndodhë, por duhet mjaft kujdes më parë që të merren masa, të evitohet të ndodhë kështu.
Pyetje: Sot u mbajt në Bruksel Konferenca e 2-të Ndërqeveritare me Shqipërinë. Diskutimi është se hapen negociatatat midis Shqipërisë dhe BE-së në Bruksel. Cfarë u prit konkretisht nga kjo konferencë?
Përgjigje: Për të qenë të qarte me publikun, duhet të dihet se negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE u hapën politikisht me vendimin e Këshillit dhe mbajtjen e Konferencës të 1-rë Ndërqeveritare më 19 korrik 2022. Unë kam qene i pranishëm në delegacionin e Shqipërisë në atë mbledhje. Po atë ditë, u mbajt edhe mbledhja e parë e procesit të shqyrtimit analitik të korpusit legjislativ të BE-së.
Konferencat ndërqeveritare janë vjetore. E dyta u mbajt sot, pas 2 vjet e gjysmë nga e para. Ajo përcaktoi cilët kapituj do fillojnë të negociohen. Ka pasur disa arsye përse është shtyrë mbajtja e saj – shpejtësia e ecurisë tonë, cështja Beleri dhe Greqia, situata kushtëzuese për ecurinë e Maqedonisë të Veriut, dhe tendenca për t’i mbajtur
“bashkë” Shqipërinë dhe Maqedoninë. Per mua më kryesore është se BE-ia u kthjellua se „ciftimi“ i vendeve, ecuria e përbashket, nuk është me vend! Përkundrazi, ajo ka përbërë shkelje të „mantrës“ të BE-së, që ecuria e vendeve vlerësohet me meritën individuale, jo ndryshe.
Konference sot vendosi hapjen e Grupit të kapitujve 1 – Themeloret. Një grup-kapitull ka disa muaj që është në Këshill, dy të tjerë pritet të shkojnë për debat në Këshiliin e Cështjeve të Jashtme së shpejti, një tjetër grup do jetë në diskutim në Komision.
Pyetje: Më konkretisht, cfarë përmban ky grup-kapitull? Përse ka rëndësi kaq të vecantë?
Përgjigje: Grup-kapitulli përfshin Kapitulin 5 – Prokurimi publik, Kapitullin 18 – Statistika, Kapitullin 23 – Gjyqësori dhe Liritë Themelore, Kapitullin 24 – Drejtësia, Liria dhe Siguria, dhe Kapitullin 32 – Kontrolli financiar.
Kapitujt 23 dhe 24 janë më të rëndësishmit dhe ndër më të vështirët për t’u mbyllur. Kjo sepse ato përfshijnë një numër aspektesh të shtetit ligjor, të pavarësisë të drejtësisë, të luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar, të lirisë të mediave.
Janë edhe tri fusha të tjera në këtë grup, ndonëse jo si kapituj të vecantë: Funksionimi i Institucioneve Demokratike, Reforma e Administratës Publike dhe Kriteret Ekonomike.
Sipas metodologjisë të re (miratuar në 2020), Grupi Themeloret hapet i pari dhe do mbyllet i fundit, sepse ecuria në këto fusha do të përcaktojë shpejtësinë e përgjithëshme të negociatave.
Kujtoj rastin e Malit të Zi, që i ka hapur këto negociata në 2012: në 2022, pas 10 vjetësh, nga hapja 32 kapitujve Mali i Zi kish mbyllur vetëm 3 kapituj.
Eshte rrugë e gjatë, tatëpjetë, shumë e vështirë, nuk dihet si dhe sa do ecë. Presidenca Hungareze jo vetëm foli, por e realizoi Konferencën e 2-të Ndërqeveritare. Ajo mund të synojë të mbajë edhe një tjetër brenda 2024; një tjetër brenda Presidencës Polake të radhës në 2025.
Pyetje: Thatë rrugë e gjatë, nuk dihet si dhe sa do ecë. Mësohet se nuk është shumë e sheshtë, rozë, situata për vetë BE-në.
Pergjigje: Po, nuk dihet si do jetë, ç’formë do ketë BE-ia, sepse ajo sot përballet me probleme të mëdha. Shumëcka brenda saj është disi rrëmujë, vecanërisht me projektin Ukrainë. Pavarësisht retorikës në mediat qeveritare, von der Leyen nuk ka forcën që thuhet dhe hiqet se ka. Për mua ajo po humbet forcë.
Disa ditë më parë pamë një përplajse të madhe midis saj dhe Kryeministrit të Hungarisë, Orban, në Parlamentin Evropian. Orban parashtroi në Parlament vlerësimin e Qeverisë të Hungarise për BE, strategjinë e saj, problemet e mëdha me të cilat përballet BE-ja, hapur, qartë, me shifra dhe fakte, realist, duke vene pikat mbi “I” ku janë problemet dhe ku duhet që BE-ja të ndryshojë kurs. Ai foli hapur, gjërësisht saktë, për çka nuk flasin të tjerët, edhe nëse mendojne disi ashtu.
Fjala e Von der Leyen ishte tregues i qartë i shqetësimit dhe nervozitetit të madh. Ajo shkoi deri në sulme personale ndaj një Kryeministri të një vendi të BE-së, që mban edhe Presidencën e Radhes te BE-se, i cili gëzon përkrahje në rritje. Duhet te dihet mire: Komisioni Evropian është ekzekutivi/qeveria e BE-së. Institucioni politik vendim-marrës është Këshilli i BE-së (Kyeministrat dhe Presidentët e vendeve). Këshilli merr vendimet politike, Komisioni i zbaton ato. Kaq e thjeshtë është. Kjo duket se është harruar!
Parti politike jane dakord me Orban, kanë fituar dhe po fitojnë zgjedhje, terren edhe në Parlamentin Evropian, po marrin forcë, si në Gjermani, Francë, Austri, Sllovaki, Itali (megjithë luhatjet sa nga njera anë te tjetra e Melonit). Kjo situatë dyzohet me krizën ekonomike në Evrope dhe, me çka duket, se lokomotiva evropiane – Gjermania – po shkon drejt një recesioni të fortë.
Situata ekonomike në BE u analizua dhe u paraqit hapur në raportin e Mario Dragit, ish President i Bankës Evropiane dhe ish-Kryeministër i Italisë. Raporti thotë se BE duhet të bëjë ndryshime themelore. Unë nuk shoh sesi mundet BE-ia të bëjë ndryshimë themelore. Të bëjë këtë gjë do të thotë që të rrezikosh krejt projektin BE!
Von der Leyen e nuhat këtë situatë, i njeh opinionet e popujve të BE-së dhe kalon në sulm personal kundër Viktor Orbanit. Ndoshta do shohim beteja të tjera në muajt që do vijnë.
Mendoj se kemi të bëjmë me përplasje midis globalistëve dhe sovranistëve! Luftë për të ardhmen e BE-së, cila do jetë ajo e ardhme – dicka si vizioni i Von der Leyen, më shumë autoritarizëm, centralizim, edhe korrupsion, apo i Makronit i cili, sistematikisht, thotë se zgjidhja e çdo problemi në Evropë është më shumë Evropë. Disa ditë më parë Makroni tha se BE mund të mos mbijetoje edhe tre vjet në formën e saj egzistuese.
Une shoh rreziqe, por jo deri aq sa BE-ja do kolapsojë formalisht. Ndoshta disa institucione qendrore të saj do të shvleftesohen dhe injorohen; shtetet anëtare do fillojnë t’i anashkalojnë ato, do marrin vendime vetë duke injoruar Brukselin, duke bashkëpunuar me njeri-tjetrin dhe duke marrë vendime që nuk marrin parasysh, do injorojnë cka thotë Brukseli. Mund të shohim një spostim të politikave duke mos pyetur më gjatë institucionet e BE-së, çka do bejë që BE-ja ta humbasë relevancën. Nuk them se kështu do ndodhë, por ka një mundësi të ndodhë në këto situate. Kjo duhet mbajtur shënim dhe mirë parasysh.
Projekti Ukrainë, me të cilin BE-ja është e lidhur ngushtë, aq sa e ka marrë peng integrimin e vendit tonë dhe të Ballkanit, ndonëse shihet një ripërtëritje e lehtë, mendoj se ka vënë në peshore të ardhmen e projektit BE!
Pyetje: Sa thoni nuk e bëni të kthjellet pamjen sot dhe për nesër, e shihni situatën si me syze dielli. A është rruga jonë e hapur për më mirë, në BE, apo ecim drejt një të panjohure?
Përgjigje: Objektivi i vendit tonë për anëtarësim të plote nuk vihet në dyshim, as në diskutim. Ai mbetet i pandryshuar si objektiv pa alternative. Vendit tonë i bëhet mirë, dhe do ishte ishte me përfitim në shumë drejtime që, duke ruajtur të pandryshuar objektivin madhor politik, të eksplorojë të gjitha mundësitë për të diversifikuar marrëdhëniet me vende të tjera, sic thuhet shpesh, me botën. Ka një shprehje të vjetër populli: nuk vihen të gjitha vezët në një shportë, aq më shumë kur shporta nuk duket aq solide. Çdo hap duhet bërë krejt shveshur nga cdo emocion, por me kalkulim, me mendje të ftohtë.