• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rasti i rrallë, 44-vjeçarit ‘i ikën’ truri kur mëson se kishte vetëm gjysmën e tij

by A R
21/02/2025 15:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 44-vjeçar nga jugu i Francës ka mësuar se i mungon gjysma e trurit.

Në fillim nisi të kishte dobësi dhe dhimbje në këmbën e majtë. Kur ndjesia zgjati rreth dy javë, ai iu drejtua spitalit, raporton The Sun.

Kjo ndjesi është krejt e zakonshme dhe mund të shkaktohet nga shumë faktorë si ushtrimet e tepërta fizike, qarkullimi i keq i gjakut, dëmtimi i nervave, probleme të shpinës, humbje të masës muskulare, tromboza ose skleroza e shumëfishtë.

Mjekët u shqetësuan se ai kishte një sëmundje neurologjike që ndikonte fijet e nervave, por analizat e përjashtuan këtë mundësi.

Pas skanerëve, ata u tronditën kur gjetën një qese të madhe me lëng në vendin ku duhej të ishte truri. Rezultoi që pacienti paraqiste një rast të rëndë hidrocefalusi.

Në skaner, pjesa kryesore e trurit të tij duket e zezë, pikërisht në vendin ku më parë ndodhej truri. Kjo bëri që truri i tij të tkurrej dhe të shtyhej drejt kafkës. Kafka e tij rezultoi të ishte zmadhuar.

Sipas historikut shëndetësor, kur ishte 6-muajsh, pacienti i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje që t’i vendosej një pajisje për të marrë lëngun e tepërt nga truri dhe për ta zhvendosur drejt zemrës. Shkaku i kësaj nuk ishte identifikuar.

Në moshën 14-vjeçare, ai vuante nga kontrolli i dobët i muskujve (ataxia) dhe humbja e pjesshme e  fquisë muskulore (paresis) në këmbën e majtë. Pajisja që i ishte vendosur u përshtat në pozicionin e duhur dhe kjo ia zhduku simptomat.

Përsëritja e tyre i bëri mjekët të përcaktonin se ai vuan nga një lloj hidrocefalusi që shkaktohet nga bllokimi i një prej rrugëve kryresore të trurit.

Mjekët thanë se s’kishin parë ndonjëherë një rast të tillë dhe me  gjasë, ai është lindur kështu. Zhvillimi i tij neurologjik dhe historiku shëndetësor janë krejtësisht normalë.

Koeficienti i inteligjencës rezultoi 75 që është pragu i fashës “normale”. Megjithatë, ai nuk ka asnjë problem, është i martuar, baba i dy fëmijëve dhe punonjës civil.

Pas trajtimit ku doktorët krijuan një rrugë të re për largimin e lëngut, pacienti u shërua plotësisht por  analizat e mëtejshme nuk shfaqën ndryshime në përmasat e trurit të tij.

Next Post
Abuzimet me tendera dhe shpërdorim detyre, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 4 punonjës policie

Abuzimet me tendera dhe shpërdorim detyre, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 4 punonjës policie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tronditen republikanët në Teksas, demokratët fitojnë vend në Senat për herë të parë që nga viti 1988

Tronditen republikanët në Teksas, demokratët fitojnë vend në Senat për herë të parë që nga viti 1988

November 4, 2026
Fitorja e demokratëve hap rrugën për zgjedhjen e kryetarit të parë me ngjyrë të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA

Fitorja e demokratëve hap rrugën për zgjedhjen e kryetarit të parë me ngjyrë të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA

November 4, 2026
VIDEO / Me ‘sofrën e gurtë’ para Kryeministrisë, Rama përsërit thirrjen për dialog

VIDEO / Me ‘sofrën e gurtë’ para Kryeministrisë, Rama përsërit thirrjen për dialog

November 4, 2026
Mundi Mike Rogers në Michigan, kush është myslimani i parë që fiton një vend në Senatin Amerikan

Mundi Mike Rogers në Michigan, kush është myslimani i parë që fiton një vend në Senatin Amerikan

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, çfarë domethënie kanë këto rezultate për marrëdhëniet SHBA-Rusi

Zgjedhjet e mesmandatit, çfarë domethënie kanë këto rezultate për marrëdhëniet SHBA-Rusi

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, demokrati Abdul El Sayed fiton Michiganin

Zgjedhjet në SHBA, demokrati Abdul El Sayed fiton Michiganin

November 4, 2026
Komisioni Zgjedhor i Izraelit hedh poshtë pretendimet e Netanyahut: Nuk ka prova për mashtrim në votime

Komisioni Zgjedhor i Izraelit hedh poshtë pretendimet e Netanyahut: Nuk ka prova për mashtrim në votime

November 4, 2026
Moti i qëndrueshëm të mërkurën, alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë vendin

Moti i qëndrueshëm të mërkurën, alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë vendin

November 4, 2026
Makina përplaset me bordurën anësore! Ndërron jetë pasagjeri, arratiset shoferi në Durrës

Makina përplaset me bordurën anësore! Ndërron jetë pasagjeri, arratiset shoferi në Durrës

November 4, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Trump u kërkoi amerikanëve të votonin sikur ai të ishte në fletën e votimit. Ata e dëgjuan!

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In