• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Zef Hila: Policia nuk reagoi për incidentin në Vaun e Dejës

by
23/05/2015 16:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati i Partisë Demokratike për kryetar bashkie i Vaut të Dejës Zef Hila, përmes një deklarate për shtyp, i kërkon Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit të marrin masa të menjëhershme dhe të largojnë banditët me uniformë nga Vau i Dejës.

Përmes një komunikate për mediat, sipas kandidatit të PD Hila, policia nuk ka reaguar në lidhje me incidentin e djeshëm, ku sipas tij militantë e banditë të veshur me  uniformën e Policisë së Shtetit ushtrojnë terror në zonën e Vaut të Dejës

 “Shpreh keqardhjen për mos reagimin e Policisë së Shtetit  pas denoncimeve të njëpasnjëshme që unë personalisht kam bërë për  dhunën dhe terrorin që militantë e banditë të veshur me  uniformën e Policisë së Shtetit ushtrojnë në zonën e Vaut të Dejës.  Edhe pse unë e kam denoncuar për javë të tëra dhunën dhe terrorin policor, nuk është  marrë asnjë masë deri mbrëmë kur u qëllua në drejtim të vëllait tim. Ky akt i rëndë dhe i paprecedent, kur një punonjës me uniformë policie përdor armën kundër vëllait të një kandidati, është rezultat i drejtpërdrejtë i qëllimit dhe misionit që i është ngarkuar policisë nga kjo qeveri. Mosmarrja e masave në kohë rëndon më shumë situatën dhe e bën transparente në sytë e kujtdo se ky nuk është një rast i izoluar, por një porosi e qartë politike. Dua dhe njëherë sot t’i kërkoj Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit dhe kryeministrit të tërheqë nga Vau i Dejës banditët e veshur me uniforma policie dhe të mos provokojë qytetarët. Shqiptarët e kanë larguar frikën 24 vjet më parë, sot dhuna dhe terrori tregojnë vetëm dëshpërim dhe mjerimin e atyre që e urdhërojnë.” shprehet ai

Next Post

Nikoliç: Kumanova sulm terrorist i shqiptarëve, janë rrezik për rajonin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com