• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zef Brozi: Shqiptarët po ndahen nga terrorizmi shumëformësh berishian!

by
14/12/2021 11:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zef Brozi, ish-Kryetar i Gjykatës së Kasacionit në Shqipëri në fillim të viteve ’90, një nga drejtuesit e parë të Dretësisë shqiptare post- diktaturë, i përndjekur nga Sali Berisha dhe njerëzit e afërm të tij, sot flet me optimizëm për atë që po ndodh brenda Partisë Demokratike, duke inkurajuar distancimin përfundimtar nga berishizmi.

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ku mirditori Zef Brozi punon prej vitesh, i pyetur ekskluzivisht nga redaksia e Shqiptarja.com shprehet qartë dhe i vendosur se kjo është rruga më e mirë për shqiptarët të ndahen nga “terrorizmi shumëformësh berishian”.

Me lirinë dhe sigurinë që një vend mik si SHBA, i ka ofruar pas largimit nga Shqipëria nën sundimin e intrigave të një politikani të egër për çdo njeri me dinjitet dhe që e mendon ndryshe siç ishte dhe mbtetet Sali Berisha, Zef Brozi është impenjuar në gjithë këto vite publikisht për t’i treguar shqiptarëve anën më të errët të një lideri politik që për fat të keq përpiqet ende të manipulojë bashkëatdhetarë njësoj siç bënte në kohën e piramidave, dhunës dhe korrupsionit të tij të pamatë.

Ja prononcimi i plotë i Zef Brozit për Shqiptarja.com:

“Këtë që po ndodh në PD unë e shoh edhe si pozitive sepse:

1) PD dhe shqiptarët kanë mundësinë të ndahen më në fund nga Berishizmi, nga Saliu dhe terrorizmi shumëformësh berishian.

2) Berishistët me Berishën në krye po dalin hapur si lëvizje Anti-Amerikane, Anti-Perëndimore, të gatshëm mbase edhe për dhunë, shkatërrim e terrorizëm. Prandaj dhe institucionet Perëndimore e kanë edhe më të lehtë ta ndëshkojnë atë.

3) Partia Demokratike, kryetari i saj Basha dhe demokratët e ndershëm sot kanë mbështetjen e fuqishme të Amerikës.

4) Kryetari i PD Basha tani duhet të dëshmojë lidershipin e tij të pa uzurpuar nga Berisha.

5) SPAK , BKH dhe institucionet e tjera të zbatimit të ligjit nuk duhet dhe as mund të lejohen të jenë gardianë të krimeve dhe korrupsionit të Berishës dhe kujtdo pushtetari e ish pushtetari të lartë. Provat e mjaftueshme i keni aty, në Shqipëri.

U bej apel demokratëve të ndershëm në Shqipëri dhe emigracion të mos bëhen pjesë e Lëvizjes Anti-Amerikane e Anti-Perëndimore të ish komunistit që e gjakosi e dogji Shqipërinë disaherë.

Partia Demokratike duhet të bëhet një forcë politike konkuruese fituese, e aftë për të luftuar korrupsionin e mazhorancës dhe atë brenda vetes.

Ne shqiptarët jemi me fat që Amerika mbetet mbrojtësja dhe mbështetësja e fuqishme e Shqipërise dhe Kosovës. Kushdo që mohon, përbalt a cënon këtë realitet, vepron në dëm të interesave të sigurisë e demokracisë së vendit tonë, të Kosovës dhe të kombit shqiptar”./ Zef Brozi, shqiptarja.com/

/b.h

Next Post
Situata në PD/ Mbërrin në gjykatë padia, ja kush e ka në ‘dorë’ çështjen e rëndësishme

Situata në PD/ Mbërrin në gjykatë padia, ja kush e ka në ‘dorë’ çështjen e rëndësishme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In