• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zef Brozi: Çështjet me shumë interes që shqiptarët duhet të dinë për kontratën 6 milionë $ të Berishës dhe roli i SPAK me FBI Shkruar nga Pamfleti

by S T
01/05/2025 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zef Brozi, ish-kreu i Gjykatës së Kasacionit në Shqipëri që sot jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i pyetur nga Shqiptarja.com shprehet se ka disa çështje me rëndësi të jashtëzakonshme që shqiptarët duhet të mësojnë lidhur me kontratën prej 6 milionë dollarë të paguara nga PD e Sali Berishës për një kompani lobimi në SHBA.

“Për këtë lobim, thotë Brozi, – çështjet kryesore me shumë interes për publikun janë: 1) Kush realisht paguan këto miliona dollarë? 2) A janë ato para të përfituara në mënyrë të paligjshme (korrupsion, pastrim parash, financime nga Rusia a shtete dhe fondacione të huaja që duan destabilizim e ndikim politik në Shqipëri? 3) A po heton seriozisht SPAK dhe FBI e institucione të tjera shqiptare e të huaja për burimin e këtyre parave, si edhe pagesave të Saliut për avokatët në Angli e Francë, apo dhe pasuritë e tjera të klanit Berisha?”, vazhdon Brozi.

Ai bën thirrje që media e shtypi shqiptar e ndërkombëtar mund dhe duhet të kontribuojnë në zbulimin e të vërtetës për pasuritë e paligjshme të Berishës dhe kujtdo pushtetari, ish pushtetari e politikani.

Me këtë lobim, thotë Zef Brozi, – Berisha po i bën një dëm tjetër të madh Partisë Demokratike.

“Demokratët e ndershëm dhe jo militantët e verbër të Saliut nuk duhet të mbështesin edhe më tej Berishën e klanin e tij miliarder, anti perëndimor e Anti-SPAK. Mendoj se Shqipëria, politikanët dhe pushtetarët e saj nuk kanë nevojë dhe as duhet të harxhojnë para duke lobuar në Amerikë. Për fat Amerika është mbështetësja e fuqishme e Shqipërisë dhe kombit shqiptar pa asnjë lobim”, përfundon Brozi.

Kontrata e lobimit në Shtetet e Bashkuara, e firmosur nga Partia Demokratike, shkaktoi jo pak zhurmë. Arsyet ishin të shumta, që nga vlera disa milionë dollarëshe, deri te burimi i tyre, i paqartë deri tani. Partia Demokratike vijon t’i përmbahet deklaratës fillestare, duke shmangur të hedhë dritë mbi mjaft aspekte të errëta. Partia Demokratike “ka dhënë dakordësinë për marrjen e këtij shërbimi në përputhje të plotë me ligjet e të dy vendeve, dhe nuk ka asnjë barrë financiare apo detyrim kontraktual që lind nga kjo marrëveshje”.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) menjëherë nisi verifikimet, vetëm një ditë pas publikimit të kontratës në media, dhe hetimet pritet të sqarojnë gjithçka që lidhet me përgjegjësinë penale të kujtdo të përfshirë, duke filluar nga firmosësi Flamur Noka, ‘garantori’ Nuredin Seci dhe deri te përfituesi Sali Berisha.

Next Post
Akuzat e SPAK: Meta dhe Kryemadhi blenë vilë në Durrës për 60 mijë euro dhe e shitën 300 mijë…

"Asnjëherë s'është mjaft për të thënë atë që ndjen", Kryemadhi "besnike" edhe pas divorcit: Voto Ilir Metaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Açka: Berisha në krye të partisë në kundërshtim me statutin, ka ardhur koha t’i bëjë një të mirë të fundit PD-së

“Nuk do t’ju mjaftojë kjo jetë dhe as ajo tjetra…”, Açka sulmon PD: I dhatë Ramës 83 mandate më 27 korrik….

March 27, 2026
Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

March 27, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Gjyqi i Maduros në SHBA/ Prokurorët : Ish-presidenti “plaçkiti” pasurinë e Venezuelës

March 27, 2026
Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

March 27, 2026
Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare u rrit 3.75%, më e lartë se mesatarja e BE-së

“Pas naftës do monitorojmë edhe çmimet e shportës së konsumit”, Ibrahimaj: Bordi do funksionojë deri kur…

March 27, 2026
Moti i keq në juglindje, probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona

Moti i keq në juglindje, probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona

March 27, 2026
Ish-konkurrentja e “Përputhen”: Nuk më pëlqejnë më çunat e Kolumbisë, jam në njohje me dikë nga Dubai!

Ish-konkurrentja e “Përputhen”: Nuk më pëlqejnë më çunat e Kolumbisë, jam në njohje me dikë nga Dubai!

March 27, 2026
Shkelje pafund në rrugët e Tiranës, mijëra shoferë të gjobitur dhe 16 të arrestuar në një javë

Shtohen rastet në Durrës, shoferët nën efektin e drogës në timon, bien një nga një në pranga

March 27, 2026
Helenizimi i Himarës në këmbim të mbështetjes nga Greqia?

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belerit, mbetet në fuqi dënimi me 2 vite burg!

March 27, 2026
E rëndë në Berat/ Arrestohet 39-vjeçari, dyshohet se kreu marrëdhënie me një të mitur

E rëndë në Berat/ Arrestohet 39-vjeçari, dyshohet se kreu marrëdhënie me një të mitur

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In