Ish-kryetar i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi, i ftuar në Repolitix në Report Tv, komenton çështjet më të nxehta të aktualitetit politik si reforma në drejtësi, akuzat ndaj ish-ministrit Tahiri për kanabisin apo dhe për mandatin e Kryeprokurorit.
Duke iu referuar çështjes së drogës, Brozi solli në vëmendje një deklaratë të ish-kryeministrit Sali Berisha në Kuvend, i cili tha se kishte lejuar kultivimin e kanabisit në një pjesë të Shqipërisë për qëllime politike. “Lufta ndaj drogës, për fat të keq në Shqipëri droga mori përhapje jo vetëm këto vitet e fundit, dihet që një ish-kryeministër dhe një deputet sot e pohoi në Parlament se e kish lejuar mbjelljen e drogës në disa zona të Shqipërisë dhe nuk ndërhyri për arsye politike. Kjo ishte nje deklaratë që në çdo shtet ku funksionon drejtësia, ai mund të merrej edhe në përgjegjësi penale se del si bashkëpunëtor. Pra, droga në Shqipëri në mënyrë kaq masive nuk mund të mbillet dhe korret pa patur bashkëpunimin e disa institucioneve të shtetit”, u shpreh Brozi.
Do doja ta nisja bisedën me reformën në drejtësi, është një reformë që ka shumë pritshmëri tek publiku, ka nisur të zbatohet ligji i Vettingut, por ju si e shikoni zbatimin e kësaj reforme?
Gjëja pozitive është që legjislacioni është miratuar, dhe reforma ka filluar zbatimin të paktën formal të saj, ana jo e këndshme është vonesa e tejshkajshme, në zbatimin e reformës të cilat kanë dhe arsyet e tyre, së pari ishte bojkoti që iu bë organeve që do krijonin organet e reja të drejtësisë si rrjedhojë e bojkotit të opozitës. Në këtë aspekt do dëshiroja që kur bëhën ligje të mos lihen hapësira për bllokime të zbatimit të ligjit. Dhe ky ishte mbase difekti serioz që kishte legjislacioni i reformës që u dha mundësi atyre që donin të bllokonin reformën. Mendoj se reforma do të ecë në zbatimin e saj këtë muaj duhet përshpejtuar, të fitohet koha e humbur, është në interesin e gjithë shqiptarëve, që opozita dhe pozita të bashkëpunojnë që reforma të arrijë qëllimet për të cilat u krijua. Në këtë aspekt vlerësoj shumë rolin e qeverisë amerikane dhe të BE, të cilët po ndihmojnë me të gjitha mënyrat që reforma të mos pengohet dhe besoj që askush nuk do ta pengojë reformën në drejtësi përsa kohë qeveria amerikane dhe BE nuk do të lëkunden nga qëndrimi I tyre
Ju thatë që ligjvënësit lane ato boshllëqe në mënyrë që mund të përfitonin, ku i keni parë këto boshllëqe?
P.sh, boshllëku ku pozita dhe opozita kishin vende të barabarta në istitucione, ku opozita nuk paraqiti kandidaturat filloi bllokimi për disa muaj, në fakt në demokraci nuk është e thënë që patjetër të ketë konsensus, demokraci është kur shumica qeveris, shumica mban përgjegjësi, pakica bashkëpunon për të mirën e Shqipërisë. Pra, ai ishte bllokimi i parë por besoj që tani është tejkaluar, opozita dhe mazhoranca mbajnë përgjegjësi të barabartë që reforma të ecë sa më shpejt.
Ju shikoni këtë përgjegjësi të madhe tek mazhorancën duke i lënë këtë kartë të fortë opozitës për komisionet 50 me 50%?
Mendoj që kjo ishte një zgjidhje politike dhe është tejkaluar, tashmë.
Vijmë tek momenti aktual, për të vënë në dyshim integritetin, pasurinë apo profesionalitetin e një gjyqtari duhet kohë, është një proces delikat, ka zëra se komisionet e Vettingut nuk janë në lartësinë e duhur, ju si e shikoni këtë proces, a do të arrijë të ndajë të mirin nga i keqi?
Qëllimi i reformes ky është që të bëjë diferencimin mes gjyqtarëve të ndershëm dhe atyre të korruptuar dhe mendoj që një vend kaq të vogël është e lehtë të merret vesh kush është i korruptuar. Po ju sjell rastin tim personal, unë isha për dy vite Kryetari i Gjykatës së Kasacionit dhe kisha një rrogë. Por nëse brenda dy viteve unë do të kisha bërë një vilë apo prona të tjera, nuk kishte nevojë që të bëheshin hetime të mëtejshme sepse ato para nuk do ishin me rrogën time të ndershme. Pra gjurmo pronën, gjurmo paranë dhe aty do dalë kush është i ndershëm dhe kush është i korruptuar. Po a kërkon kohë kjo? Varet sa do të jenë të impenjuar të gjitha institucionet, për të mbledhur dhe paraqitur prova dhe informacionin e nevojshëm, organeve të posaçëm të Vettingut për të bërë vlerësimet për secilin gjyqtar apo prokuror.
Pra, po thoni që nëse ka vullnet është shumë kollaj që të identifikosh një gjyqtar të korruptuar nga një i ndershëm?
Po dhe po të jetë vullneti dhe besoj që hapat kanë filluar të ndërmerren dhe unë shpresoj që kjo do të bëhët. Mbase sdo ketë mrekullira , por dicka do të arrihet.
Meqë përmendet pervojën tuaj personale, ka një perceptim në Shqipëri se shumica e gjykatësve dhe prokurorëve janë të korruptuar, dua tju pyes personalisht a keni patur gjatë kohës që keni shërbyer raste kur kanë tentuar tju korruptojnë?
Të jesh gjyqtar dhe prokuror kërkohen tre cilësi, së pari të jësh I ndershëm, së dyti kurajoz në zbatim të ligjit të mos ndikohesh nga përkatësi bindje politike sociale, dhe profesionalizmi. Unë mendoj se në Shqipëri gjyqtarët dhe prokurorët e kanë përgatitjen profesionale për të hetuar krimin dhe ndëshkuar korrupsionin. Cilësia më kryesore është ndershëmria. Një gjyqtar i korruptuar, një prokuror i korruptuar nuk ka dëshirën të ndëshkojë korrupsionin se ka frikën e vet. Dhe mendoj që në këtë aspëkt edhe organet e vettingut duhet të nisen nga dy cilësitë e para ndershmëria dhe kurajo.
Gjykatësit dhe prokurorët kane një argument sepse thonë që pagat janë shumë të uleta, 700-900 Dollarë, është kjo një arsye për mos dhënien e drejtësisë, pra a e bën paga një gjyqtar?
Së pari kushdo që pranon një post publik nuk e pranon atë që të bëhët i pasur, me rrogë shteti askush nuk bëhet i pasur, as presidenti i SHBA, as unë si nëpunës i qeverisë amerikane. Edhe këtu në Shqiperi me rrogë askush nuk mund të bëhet i pasur, as Presidenti, as kryeministri, as gjyqtarët dhe prokurorët, ata që duan të bëhen të pasur le të fillojnë biznes, le të bëhen avokatë etj., si këto. Shërbimi në këto poste është një privilegj që i bëhet personit. Për fat të keq këtu në Shqipëri disa politikanë i hynë politikës për tu bërë të pasur, disa duan të jenë gjyqtarë dhe prokurorë për tu bërë të pasur. Kjo përvojë duhet të marrë fund, dhe merr fund kur të kenë frikë nga ligji, zyrtar i çdo rangu, president kryeminister ministër deputet, gjyqtar apo prokuror të ketë frikë nga ligji. Ajo që vë re në Shqipëri, pushtetarët nuk e kane frike ligjin. Unë e kam frikë ligjin dhe policin sepse tregoj respect për atë zyrtar të shtetit. Kur kjo të arrihet që njerëzit e thjeshtë dhe pushtetarët të kenë frikë ligjin ateherë edhe lufta ndaj korruspionit do të bëj një hap shumë të madh përpara.
Çfare prisni nga ky proces i vettingut? Një ndërhyrje radikale apo dicka kozmetike?
Ajo që pres është që kushdo që është I korruptuar të largohet nga sistemi, por nuk e di sa mund të jetë numri. Le tja lëmë organeve të vettingut që aq sa mundet të vecojnë të ndershmin nga të pandërshmit.
Fakti që anëtaret e komisioneve të Vettuingut janë zgjedhur nga të dyja palët e politikës e paragjykon procesin?
Ajo që me shqetëson është se në këto 27 vite të gjitha partitë kanë tentuar të kontrollojnë sistemin e drejtësisë. Nëse kjo situatë vazhdon edhe sot atehërë reforma e drejtësisë mund të mos jape rezultatet e pritura. Ne presim nga kjo reformë që gjyqtarët dhe prokurorët të kenë kurajon të venë para ligjit kedo qoftë, zyrtarë për korrupsion, kryeministër ish kryeministër, president ish president, kryetar gjkate të Lartë ish kryetar të Gjikatës së Lartë, gjyqtar apo ish gjyqtar, këdo që ka vënë pasuri përmes korrupsionit. Unë pres që institucionet shtetërore të gjithë këtë pasuri ta konfiskojnë dhe tja kalojnë shtetit. Si është e mundur që në Shqipëri një zyrtar i lartë, fjala vjen një ish kryeministër që mund të ketë vënë pasuri me korrupsion jeton për mrekulli jashtë shtetit pa punuar. Si ështe e mundur që një ministër apo ish ministër jeton i patrazuar me pasurinë e vënë me korrupsion. Duhet të marrë fund kjo gjë, korrupsioni duhët të ndiqet kudo që është. Kushdo duhet të ketë frikë nga ndëshkimi, nëse është apo jo në pushtet dhe kudo qoftë ai.
Kjo që thoni ka një bazë sepse zyrtarët tanë vetëdeklarojnë pasuri jashtë normales dhe askush nuk u thotë gjë. Si ështe e mundur, kemi të bëjmë me institucione që ata vetë kanë ngritur që të mos i ngacmojnë?
Këtu është krijuar një klimë shumë favorizuese ndaj korrupsionit, është kthyër edhe në nëj cështje mentaliteti që nëse nuk korruptohesh nuk je I zoti. Shoqëria duhet të zgjohet. Korrupsioni nuk ka ngjyra politike, ka një ngjyrë. Biles të korruptuarit pavarësisht palëve politike merren vesh shumë mirë më njëri tjëtrin.
Ju ka bërë përshtypje fakti që 140 votuan reformën që në fund synon të përfundojë tek vetë ata?
Ishte një surprizë, për mua sepse kishte ndër ata 140 shumë ishin shprehur kundër reformës. Ka qenë një dorë e fuqishme mbase duke shpalosur fakte për shumë prej atyre që kundërshtonin, frika i bëri që të votojnë, megjithatë tani reforma ka kaluar dhe duhet të ecë para. Motivet besoj të gjithë i dinë tashmë.
Një garanci për reformen qytetarët mendojnë se është faktori ndërkombëtra. A do ta cojnë deri në fund këtë betejë ata pavaraisht përpjekve të politikës vendase për ta penguar?
Besoj se po…
Por si? Sepse çdo hap ndërmerret nga institucionet tona?
Me këtë rast dua të sqaroj dicka, institucionet ndërkomebtare nuk do bëjnë rolin e prokurorit apo gjykatësit, insitucionet ndërkombëtare ndihmojë institucioonet shqtptare që kanë fuqi vendimmarrëse, por ligji shqiptar nuk u ka dhënë kompetenca vendimarrëse. Sigurisht që do ishte positive nëse do t’i jepeshe disa kompetenca hetimi FBI-së psh qe të merrte nën përgjigjesi penale zyrtarë apo ish zyrtarë të lartë korruptuar apo dhe kriminelë të rrezikshëm.
Qeveria ka thenë se ne e kemi nje prani të FBI edhe sot, por çfarë do bëjnë ata agjentë?
Nuk jam shumë në dijeni se çfarë ndihmë po japin ata, OPDAT apo BE por në përgjithësi ata kanë një rol këshillimor trajnues apo mund të ndihmojë me fakte që mund ti marrin në rrugë të ndryshme. Ne duhet t’u jemi shumë mirënjohës qeverisë amerikane apo BE për çdo ndihmë që do tu japin institucioneve shqiptare. Pra do të jene jenë insticionet shqiptare ato që nëse do të kenë vullnet do të luftojnë kurropsuionin apo krimin. Mos prisni që të huajtë të ulen në sallat e gjyqeve, apo ne karrigen e gjyqtarit shqiptar sepse nuk ua lejon ligji shqiptar. Kur ligji shqiptar tu japë këto kompetenca edhe kjo mund të bëhet si në rastin e EULEX në Kosovë.
Ju do të kishit dashur një rol më ekzekutiv të FBI-së?
Do ishte shumë mirë një rol me kompetenca më të mëdha edhe ne drejtim të hetimit, do ishte shumë mirë për Shqipërinë, por kjo është zgjidhje politike ligjore dhe varet nga marrëvëshja e dy qeverieve.
Shqipëria ka sot një problem me drogën, a e kërcënon të ardhmen e Shqipërisë?
Lufta ndaj drogës, për fat të keq në Shqipëri droga mori përhapje jo vetëm këto vitet e fundit, dihet që një ish-kryeministër dhe një deputet sot e pohoi në Parlament se e kish lejuar mbjelljen e drogës në disa zona të Shqipërisë dhe nuk ndërhyri për arsye politike. Kjo ishte nje deklaratë që në çdo shtet ku funsksionon drejtësia, ai mund të merrej edhe në përgjegjësi penale se del si bashkëpunëtor. Pra, droga në Shqipëri në mënyrë kaq masive nuk mund të mbillet dhe korret pa patur bashkëpunimin e disa institucioneve të shtetit. Shqipëria është shumë ë vogël dhe merret vesh gjithçka, pra shteti i ka të gjitha mundësitë të dijë ku po mbillet hashashi, i ka patur gjithmonë, jo vetëm sot. Tani duhet të vlerësojmë ato hapa që janë marrë për të luftuar drogën , shoh që qeveria vazhdon të marrë hapa për ta luftuar këtë fenomen. Fenomeni I drogës nuk është vetëm çështje ligjore por duhet e gjithë shoqëria , duke filluar që nga familja prindërit , shkolla të bëjnë një punë për të parandaluar përhapjen e drogës tek fëmijët. Tek rinia tek secili. Këtu mbase mjekët duhet të nagzhohen më shumë për të prexantuar rreziqet e mëdha shëndetësore. Përhpaja e drogës është një femomen që ndodh edhe në SHBA apo në vendet e zhvilluara, kjo nuk fustifikon mbjelljen e Shqipërisë me hashash por ajo që du ate them është se do të jetë një luftë e gjatë kundër këtij fenomeni.
http://shqiptarja.com/politike/2732/zef-broziberisha-pranoi-se-lejoi–drog-nduhej-t–ndiqej-penalisht-457706.html