Jona Dervishi është zëdhënësja simpatike 27 vjeçare e Federatës Shqiptare të Futbollit. Në një intervistë për “Panorama”, ajo shprehet se ndjehet mirë në punën që bën, megjithë ngacmimet dhe tentsativat për flirtim të futbollistëve të njohur shqiptarë. Ajo thotë se është mësuar me këtë gjë dhe i duket e zakonshme që në institucione e kompani private, të ndodhë një gjë e tillë.
Ajo thotë se e dashuron futbollin, se është tifoze e Romës dhe e kombëtares italiane. Megjithëse punon në një institucion “mashkullor” Jona Dervishi thotë se ndjehet e privilegjuar për trajtimin korrekt që ka në FSHF.









