Zëdhënësi i presidentit amerikan Trump u gjend përballë një situate të sikletshme.
Gjatë një konference ai mbante në xhaketë një flamur amerikan të përmbysur. Një reporter ia vuri në dukje dhe ai u përpoq ta rregullonte. Por ky moment po bën xhiron e internetit. Kmente të shumta ka pasur pas kësaj situate ku nuk kanë munguar as teoritë konspirative.
Një prej tyre, madje ka cituar edhe titullin 36 të kodit amerikan, që në pikën (a), thotë: “Flamuri nuk duhet të shfaqet asnjëherë me simbolet e përmbysura, përveç rasteve të zisë, si pasojë e një rreziku ekstrem ndaj jetës ose pronës.” Komentuesit janë shprehur të shqetësuar se gjesti i Spicer ishte një mënyrë për të kërkuar ndihmë.