• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Zëdhënësi” i autokratëve i thur lavde Ilir Metës në Uashington

by Java News
18/04/2016 20:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga BIRN/ Një lobues i shumëkritikuar në median amerikane si ‘zëdhënës i autokratëve’, publikoi një opinion lavdërues për kreun e Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta, duke e cilësuar atë si “zëri i moderuar” dhe “politikan me reputacion për mendimet e tij reformatore dhe dedikimit të tij të thellë për integrimin Euro-Atlantik.”

Jason Katz, i cili e prezanton veten si drejtues i një kompanie që ofron “shërbime të plota komunikimesh strategjike dhe marrëdhëniesh publike”, por që përshkruhet nga revista amerikane Harpers edhe si një lobues që “shkruan artikuj idiotesk” në shërbim të shteteve autokrate si Azerbajxhani, publikoi një artikull lavdërues në gazetën me cilësi të debatueshme Washington Times më 12 prill 2016.

Artikulli i tij u shpërnda i përkthyer gati në shqip nga zyra e shtypit e Lëvizjes Socialiste për Integrim. (kliko këtu për të parë përkthimin e publikuar nga LSI).

“Ilir Meta, një nga politikanët më me ndikim në vendin e tij dhe rajon, e nisi karrierën e tij si njëri ndër studentët që u ngritën kundër komunizmit, lëvizje e cila solli pluralizmin politik në Shqipëri. Si kryeministër, ministër i jashtëm dhe tashmë si kryetar i parlamentit, Ilir Meta ka fituar reputacionin e një njeriu me pikëpamje reformatore dhe si një udhëheqës i vendosur për integrimin Euro-Atlantik të vendit të tij,” shkruan Katz për Metën.

“Shqipëria është përballur me sfidat e saj dhe falë udhëheqësve si z. Meta ka arritur të ndërtojë një shtet demokratik me maxhorancë muslimane, por të përkushtuar ndaj zbatimit të ligjit, shekullarizmit dhe modernizimit,” lavdëron Katz më tej Metën.

Një pjesë e konsiderueshme e medias shqiptare e publikoi përkthimin e shpërndarë nga LSI më 14 prill pa mendim kritik. Shpërndarja e përkthimit nga LSI, përkoi me vizitën e kryeministrit Edi Rama në Uashington.

Katz është një personazh i njohur për median amerikane për shkrime të tilla lavdëruese edhe për personazhe të tjera të politikës ndërkombëtare si presidenti autokratik i Azerbajxhanit apo kryeministri i shumëkritikuar i Maqedonisë Nikola Gruevski. Ai konsiderohet shpesh jo si opinionist, por si lobues zëdhënës.

Në një rast, në vitin 2010, revista amerikane Harpers kritikoi blogun kolektiv Huffington Post për shkak se kishte lejuar një shkrim reklamues të Katz për Azerbajxhanin me titull “Një zë i çuditshëm nga një tokë fisnike”.

Katz është një agjent i huaj i regjistruar i cili ka punuar prej kohësh për qeverinë e Azerbajxhanit, një diktaturë e kritikuar rregullisht për shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Harpers, ndërsa kritikoi Huffington Post për publikimin e materjalit, e cilësoi atë “një zëdhënie – ose një gojore, për të qenë pa edukatë – për klientin e firmës së tij”.

Që nga ajo kohë, Huffington Post duket se e ka fshirë artikullin e Katz për Azerbajxhanin nga faqja e vet, por aktiviteti i Katz si lobues vijoi më tej. Gjatë këtij viti, ai ka publikuar edhe dy shkrime të tjera, dukshëm në mbrojtje të ish-kryeministrit maqedonas Nikola Gruevski në WashingtonTimes.

Artikujt e tij për Maqedoninë janë përplot lavde të pabesueshme për Gruevskin dhe qeverisjen e tij dhjetëvjeçare, duke sugjeruar se problemet aktuale të Gruevskit sot vijnë nga përpjekjet destabilizuese ruse dhe obstruksionizmi grek.

Sipas një artikulli të Katz, udhëheqësi i opozitës maqedonase Zoran Zaev “është i dyshuar si i përfshirë në një grusht shteti të organizuar nga jashtë dhe se ai po hetohet për përgjime masive të paligjshme”. Katz përsërit në këtë mënyrë akuzat e hedhura nga Gruevski ndaj kundërshtarit të tij politik, por nuk flet për akuzat që Zaev dhe të tjerë kanë bërë mbi Gruevskin për manipulime zgjedhore në shkallë të gjerë, gjyqe false dhe korrupsion masiv, përveç përgjimit të paligjshëm të mbi 20 mijë qytetarëve maqedonas apo shqiptarë të Maqedonisë.

Washington Times është një gazetë konservatore amerikane, antikomuniste e lidhur mes të tjerash, me interesat ekonomike të grupit të Kishës së Unifikimit. Washington Times është themeluar në vitin 1982, me argumentin se gazeta amerikane Washington Post qe “tepër liberale”. Sipas Washington Post, Kisha e Unifkimit  është një përzjerje e biznesit me fenë, udhëheqësi themelues i të cilës, Sun Myung Moon, pati deklaruar dikur si synim të vetin pushtimin e botës dhe zëvendësimin e kristianizmit si religjon kryesor.

Lëvizja Socialiste për Integrim po paguan aktualisht 30 mijë dollarë në muaj te një kompani amerikane të quajtur Global Security and Innovative Strategies LLC, GSIS, me një faturë mujore  prej 30 mijë dollarësh. (Kliko këtu për të parë dokumentin).

Qëllimi i kësaj kontrate sipas dokumenteve të bëra publike nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA është “edukimi i qeverisë Amerikane dhe zyrtarëve të saj nëpërmjet kontakteve dhe komunikimit në lidhje me zotimin e LSI për implementimin e reformës në drejtësi.”

Pyetur nëse shkrimi prej zëdhënësi i Katz në Washington Times ka lidhje me kontratën e lobimit në Uashington, zyra e shtypit e LSI tha se nuk ka lidhje.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të BIRN, Katz tha se ai nuk kishte marrëdhënie ekonomike me LSI dhe se shkrimi i tij qe si pasojë e interesimit të tij të përgjithshëm për çështje të punëve të jashtme dhe në veçanti për Lindjen e Mesme, Euroazinë dhe Kaukazin.

Kjo nuk është hera e parë që politika shqiptare përdor media periferike jashtë vendit apo paguan shkrime reklamë në media ndërkombëtare për të krijuar një përshtypje të mirë në Shqipëri.

Një investigim i mëparshëm i BIRN zbuloi se pas zgjedhjeve të vitit 2009, një grup lobues i paguar nga qeveria e kohës e përbërë nga Partia Demokratike dhe Partia Socialiste me paratë e taksapaguesve, organizoi një fushatë propagandistike kundër kreut të opozitës Edi Rama.

Më herët këtë vit, qeveria aktuale pagoi një shumë të konsiderueshme parash në gazetën The Economist dhe e prezantoi shkrimin reklamë të paguar prej saj si “qëndrim the Economist”.

BIRN/ Gjergj Erebara

Next Post

Statistikat/ Tregtia e produkteve false qarkullon 500 mld $ në vit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

March 16, 2026
Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

March 16, 2026
Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

March 16, 2026
Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

March 16, 2026
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

March 16, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

March 16, 2026
“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

March 16, 2026
Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

March 16, 2026
Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

March 16, 2026
“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In