• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ze Maria rikthehet në Tiranë: Jam takuar me drejtuesit, më pëlqen Partizani

by Java News
26/10/2021 22:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hose Marselo Ferreria ose i njohur ndryshe si Ze Maria, ish-trajneri i Tiranës 3 vite më parë u gjend këtë fundjavën në kryeqytet për të parë derbin, por jo vetëm.

Në një intervistë për Top Channel ai zbulon diçka më tepër.

Ze Maria:  Kishte 3 vite që nuk vija në Tiranë dhe nuk e kisha parë as stadiumin e ri. Erdha këtu për ta parë atë dhe një derbi të luajtur në këtë stadium të ri. Për këtë isha këtu.

Dhe si tu duk ndeshja?

Ze Maria: Ndeshja e djeshme më ngjau tamam një derbi, ku nuk ka shumë aksione për gol, nuk ka shumë lojë të bukur. I vetmi derbi që luhet për të fituar është derbi spanjoll Real Madrid-Barcelona. Sa i përket derbit të Tiranës mund të them se kishte disa aksione goli vetëm në fillim të lojës, më pas dy skuadrat luajtëm për të mos rrezikuar asgjë. Tirana donte të mbronte golin e saj ndërsa Partizani për të mos pësuar golin e dytë.

Nga ana e Partizanit, duke filluar nga tifozët e deri tek drejtuesit e klubit menduan që arbitri ndikoi në këtë ndeshje.

Ze Maria: Arbitri për mendimin tim gaboi vetëm që nuk e vërshëlleu menjëherë atë penallti që dha më pas me VAR. Më pas shumë thonë se ishte një goditje me brryl por mua mu duk me parakrah dhe janë dy gjëra të ndryshme dhe pamjet ishin larg. Nuk mendoj se arbitri favorizoi një skuadër dhe dëmtoi tjetrën, nuk ishte kështu. Ndeshjet e humbën për ganime të lojtarëve jo të arbitrit.

Gjithësesi arsyeja e vërtetë nuk duket se ka qenë vetëm ndjekja e derbit. Në kryeqytet qarkullojnë fjalë se keni patur kontakte me drejtuesit e Partizanit.

Ze Maria: Kontaktin e vetëm që pata me drejtuesit e Partizanit ishte dje në stadium, u takova me presidentin dhe drejtorin, por nuk folëm. Është një skuadër e madhe. Sigurisht që nuk mund të mos them që do të më pëlqente ta drejtoja, por kam shumë respekt për trajnerin që kanë aktualisht. Në të ardhmen nëse do të krijohet mundësia dhe drejtuesit më duan pse jo.

Pritet një takim?

Ze Maria: Unë jam këtu deri në nesër në mëngjes por të shohim çfarë do të ndodh pasi këtu kam edhe menaxherin tim dhe të shohim. Pak kohë më parë më ka kërkuar një skuadër e Superligës shqiptare, por do të shohim nëse do të konkretizohet diçka, nuk thuhen asnjëherë emrat e shenjtorëve, thuhen vetëm mrekullitë. Kam kaluar mirë në Shqipëri dhe nëse do të kthehem do të jetë gjithmonë një kënaqësi.

Next Post
Avokati Beqiri paralajmëron “fundin tragjik politik” të Sali Berishës: Ai nuk i beson më as vetes!

Avokati Beqiri paralajmëron “fundin tragjik politik” të Sali Berishës: Ai nuk i beson më as vetes!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi çmimin më të lartë neto të hidrokarbureve në rajon”, Braçe në Kuvend: Një shoqatë ‘kartel’ kërcënoi sigurinë kombëtare

“Kemi çmimin më të lartë neto të hidrokarbureve në rajon”, Braçe në Kuvend: Një shoqatë ‘kartel’ kërcënoi sigurinë kombëtare

March 30, 2026
Vendim i papritur, trajneri që dështoi në play-off të Botërorit është gati të rinovojë kontratën pas Ukrainë-Shqipëri

Vendim i papritur, trajneri që dështoi në play-off të Botërorit është gati të rinovojë kontratën pas Ukrainë-Shqipëri

March 30, 2026
Pse nuk kandidojnë dy më të votuarit në PD, përballë Sali Berishës?

Pse nuk kandidojnë dy më të votuarit në PD, përballë Sali Berishës?

March 30, 2026
Kushtetuesja rrëzon kërkesën për mospjesëmarrjen e deputetëve në seancën për Presidentin

Kushtetuesja rrëzon kërkesën për mospjesëmarrjen e deputetëve në seancën për Presidentin

March 30, 2026
Kuvendi në seancë plenare, në rend të ditës problemet e zgjedhësve dhe transparenca e institucioneve

Kuvendi në seancë plenare, në rend të ditës problemet e zgjedhësve dhe transparenca e institucioneve

March 30, 2026
“Humbja me Poloninë dhemb”, Silvinjo flet para sfidës me Ukrainën

“Humbja me Poloninë dhemb”, Silvinjo flet para sfidës me Ukrainën

March 30, 2026
I dëboi nga PD, mesazhi i Berishës për të përjashtuarit: Moment pozitiv për partinë, nuk i duam në gjirin tonë

I dëboi nga PD, mesazhi i Berishës për të përjashtuarit: Moment pozitiv për partinë, nuk i duam në gjirin tonë

March 30, 2026
NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë

NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë

March 30, 2026
Roli i Trump në luhatjet e tregjeve të naftës

Roli i Trump në luhatjet e tregjeve të naftës

March 30, 2026
Konsultime për sigurinë dhe mbrojtjen në Bruksel midis BE-së dhe Kinës

Konsultime për sigurinë dhe mbrojtjen në Bruksel midis BE-së dhe Kinës

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In