• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Zbythja”/ Nga marrja e pushtetit veç me votë te garancia se ajo s’do vidhet më, 5 ‘reflektimet’ e Berishës pas protestës së 7 korrikut

by Java News
08/07/2022 20:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Veçanërisht kur një aksion politik i tij i kalon pritshmëritë (siç edhe e pranoi vete), Sali Berisha, ka gjithnjë diçka për të përcjellë publikisht.

Në konferencën e përjavshme për shtyp që rastisi një dite pas protestes së parë të organizuar prej tij qysh prej rikthimit në PD, Sali Berisha, u pa me disa refleksione apo hapa pas në raport me aksionet e tij te mëparshme.

Së pari; Sali Berisha sqaroi qëndrimin e tij polemizues të se enjtes se Edi Ramën e ka armik. Berisha sqaroi për mediat se ai e ka shpallur armik Edi Ramën për dy arsye; Rikthimin e monizmit dhe cenimin e votës së lirë.

Berisha tha se nuk e kishte bërë një gjë të tillë kur u shpall ‘non grata’ nga DASH duke i mbetur qëndrimit se ai (Rama) ka furnizuar me informacione te rreme Departamentin e Shtetit.

Së dyti; Sali Berisha specifikoi gjatë konferencës se PD-ja do të vijë në pushtet vetëm përmes votës. “PD vjen në pushtet vetëm me votë, dhe në asnjë mënyrë tjetër”.

Berisha e përsëriti disa herë këtë qëndrim duke përcjellë për here të parë mesazhin për të vetët se ai nuk do të synojë pushtetin përmes trazirave, apo shkelmimit të kryeministrisë siç demokratët janë gënjyer deri më tash. Të paktën jo deri tani.

Berisha tha gjithashtu disa here se qëllimi është largimi i kryeministrit Edi Rama, por nënvizoi njëkohësisht se duhet ndryshuar e gjithë mënyra e qeverisjes.

Ndaj dhe ai doli tek reflektimi i tretë për njerëzit; “Harrojeni Berisha 2” i tha kreu i PD-së një gazetari kur e pyeti se çfarë do të sjellë të re PD-ja në pushtet.

“Një mandat i ri do i bëjë shqiptarët të harrojnë Berishën e mandatit të dytë. Një mandat i ri, do rivendosë liritë dhe të drejtat e tyre…”, tha ai.

Së katërti; Si asnjëherë tjetër Berisha u tregua i rezervuar për protestën e radhës. Kush e njeh atë, (nga entuziazmi i momentit apo për të mbajtur ‘gjalle’ militantet), Berisha, ende pa folur me askënd, u thoshte demokratëve një datë për protestën e radhës.  “…Nuk mund të them se do jetë vera apo vjeshta, por do të vazhdojë në format e tij. Gjer sa të kalojë qytetarët në shesh, deri në realizimin e qëllimit ë tyre”, tha ai.

Së pesti; Berisha reflektoi në raport me Bashën kur tha se nuk e ftoi në protëstë që të mos ishte ky i fundit lajmi.

Ai nuk kishte një këshillë të radhës për të, por nuk kurseu Enkelejd Alibeajn kur e cilësoi lolo të Edi Ramës.

Berisha pati një qëndrim të drejtpërdrejt për deputetët kritikë ndaj tij që morën pjesë në protestë.

Duke i përgëzuar ata për pjesëmarrjen, Berisha tha se, “deputetët që vënë PD-në të parën, dinë të marrin vendimet e duhura”.

Së pesti; Se PD nuk do të lejojë më vjedhjen e votës. Berisha paralajmëroi se nuk do të tolerohet më në këtë drejtim, duke paracaktuar skema, por pa specifikuar se cilat konkretisht.

“Nuk do e lejojmë Ramën t’i prekë ato…

Do gjenden mënyra që të mos mendojë kush të blejë votën. Do gjenden mënyra që të mos ia përdorë tjetrit vendin e punës. Që të mos i bëjë shantazh. Këto do marrin fund…”./Si/m.j

Next Post
Horror/ Shqiptari ndjek ‘këmba këmbës’ ish-partneren, e godet me thikë mes njerëzve

Horror/ Shqiptari ndjek 'këmba këmbës' ish-partneren, e godet me thikë mes njerëzve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

October 28, 2026
Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In