• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbutet rruga e zgjerimit të BE/ Brukseli i përgjigjet Parisit, u jep vendeve anëtare fuqi për të marrë një vendim ndryshe për negociatat

by Java News
04/02/2020 11:43
Mandatory Credit: Photo by GEORGI LICOVSKI/EPA-EFE/Shutterstock (10546958b)A woman walks in front of flags of (L-R) Albania, EU and North Macedonia in a bazaar in Skopje, North Macedonia, 03 February 2020. The Governments of North Macedonia and Albania hope for positive signals from the EU to re-open membership accession talks. EU leaders in October 2019 decided to halt the enlargement process.North Macedonia, Albanian hope for positive signals on EU accession talks, Skopje, Republic Of North Macedonia - 03 Feb 2020

Mandatory Credit: Photo by GEORGI LICOVSKI/EPA-EFE/Shutterstock (10546958b)A woman walks in front of flags of (L-R) Albania, EU and North Macedonia in a bazaar in Skopje, North Macedonia, 03 February 2020. The Governments of North Macedonia and Albania hope for positive signals from the EU to re-open membership accession talks. EU leaders in October 2019 decided to halt the enlargement process.North Macedonia, Albanian hope for positive signals on EU accession talks, Skopje, Republic Of North Macedonia - 03 Feb 2020

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Brukseli ka parashtruar planin për të bërë efektiv procesin e zgjerimit të BE-së dhe për t’u dhënë vendeve anëtare fuqi më të mëdha për të ndaluar ose për të marrë një vendim ndryshe për negociatat e pranimit, si përgjigje kjo ndaj shqetësimeve të Parisit dhe të kryeqyteteve të tjera. Ky projektplan u hartua si rezultat i një vendimi të diskutueshëm, nën drejtimin e Francës, për të ndaluar hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, sipas “Financial Times”, që arriti të siguronte këtë dokument.

Dokumenti i Komisionit Europian, që do të publikohet këtë javë, hap rrugën për një betejë të mundshme midis vendeve anëtare të BE-së nëse do t’i hapë Shkupit dhe Tiranës dritën jeshile për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të përballet me një sfidë të madhe në zgjedhjet e prillit me euroskeptikët, të cilët thonë se vendi është tradhtuar nga BE, pavarësisht plotësimit të kërkesave të unionit, përfshirë ndryshimin e emrit të saj për t’i dhënë fund një mosmarrëveshje të gjatë me Greqinë.
Projektplani i Komisionit për zgjerimin fokusohet te “thirrjet e fuqishme” nga vendet anëtare, si edhe nga vendet aspirante të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE, për të qenë më të qartë lidhur me pritshmëritë e bllokut nga vendet kandidate dhe se cilat do të jenë pasojat nëse këto kushte përmbushen ose jo. Sipas këtij projektplani heqja dorë ose vonesat në reformat e nevojshme që duhen të zbatohen nga vendet kandidate mund të çojnë në pezullim ose shtyrje të datës së negociatave ose në mbyllje të kapitujve që priteshin të ridiskutoheshin ose të shqyrtoheshin.

Projektplani gjithashtu bën thirrje për rritjen e lehtësirave për vendet kandidate me performancë të mirë, përfshirë rritjen e fondeve dhe investimeve si dhe integrimin më të ngushtë me politikat e BE-së, tregjet dhe programet në fushat ku ka patur progres.
Zyrtarët dhe diplomatët e BE theksuan se ky projektplan mbetet fokusi i debatit, përfshirë edhe numrin e votave të vendeve anëtare për të ndërprerë bisedimet e zgjerimit në një moment kur ato kanë filluar.

Pas miratimit të projektplanit rregullat për hapjen e negociatave do të nisin të zbatohen, duke lënë mënjanë një çështje ende në diskutim, siç është alternativa ku disa vende pranojnë negociata të ngadalta si Serbia që nga viti 2014 dhe Mali i Zi që nga 2012.

Premtimi për të paraqitur një projektplan sa më të qartë u drejtohet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor që kanë dashur prej kohësh të anëtarësohen në BE, por gjithashtu ato duhet do të shqetësohen pasi ky projektplan mund të rrisë mundësinë që anëtarësimi i tyre të bllokohet.

Tetorin e kaluar, Franca provokoi zemërim në shtetet e tjera të BE-së dhe në komision kur bllokoi fillimin e bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe – së bashku me Holandën dhe Danimarkën – me Shqipërinë. Parisi argumentoi se vendet nuk kishin bërë progres të mjaftueshëm me reformat për të reduktuar korrupsionin dhe forcuar shtetin e së drejtës. Përkrahësit e Shkupit shpresojnë për një ndryshim të qëndrimit të Emmanuel Macronit në minutën e fundit, në një takim të liderëve të BE muajin e ardhshëm, pas zgjedhjeve lokale në Francë dhe para zgjedhjeve të përgjithshme në Maqedoninë e Veriut. Por, diplomatët paralajmërojnë se zgjedhjet në vendet e tjera skeptike për zgjerimin – siç është Holanda, që zhvillon zgjedhjet vitin e ardhshëm – mund ta komplikojnë më tej debatin. Nikola Dimitrov, ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, tha se një vendim për hapjen e negociatave përpara zgjedhjeve të prillit në vendin e tij, “përbënte thelbin e përgjigjes se çfarë Europa dëshironte nga Ballkani. Nëse Europa kërkon një rajon demokratik dhe në paqe, ajo duhet të mbajë premtimet kur vendet i kanë zbatuar reformat e vështira të kërkuara dhe kanë zgjidhur mosmarrëveshjet afatgjata”.

Ai shtoi se çdo strategji e re zgjerimi duhet të përqëndrohet mbi kapitalizimin e frymës politike pro europiane që nuk duhet të fitohet lehtë.

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, tha se shtytja e Macron për të reformuar procesin e pranimit ishte “një frymë e ajrit të pastër në një proces që duket se po pengohet dhe duket se bëhet gjithnjë e më skizofrenik midis teknikave dhe vendimmarrjes politike”.

Ai tha se “shpresonte se ky proces i ri të sillte më shumë qartësi, më shumë ndershmëri, edhe pse mund të ketë lindur nga një proces i gjatë dhe i thellë padrejtësish”.

“Të bësh dallim mes vendeve ballkanike që kanë nisur procesin e fillimit të negociatave dhe atyre që pasojnë është parimisht shumë e padrejtë dhe gjeopolitikisht e gabuar”, thotë Rama.
Por, kjo nuk do të ndryshonte orientimin pro BE të Shqipërisë ose mendimin e saj në favor të metodologjisë së re për zgjerimin.

g.kosovari

Next Post
Ambasadorja e SHBA: Anëtarët e BKH do t’i nënshtrohen makinës të së vërtetës

Ambasadorja e SHBA: Anëtarët e BKH do t'i nënshtrohen makinës të së vërtetës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria po bëhet ‘magnet’ për punëtorët e huaj, kryesojnë në aplikime indianët dhe filipinasit

Ligji i emigracionit, ekspertja punësimit: Dokumentacioni i ofrohet nga punëdhënësi

March 25, 2026
KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet

Gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë përshëndesin referendumin në Itali: Theksohet pavarësia e drejtësisë….

March 25, 2026
Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

March 25, 2026
VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

March 25, 2026
Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

March 25, 2026
PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

March 25, 2026
BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

516 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në shkurt. Mbizotërojnë vizitorët nga Europa Jugore dhe Perëndimore

March 25, 2026
Gripi i shpendëve, ISHP: Nuk ka infektime në njerëz, gatuani mirë vezët dhe mishin

Gripi i shpendëve/ Shfaqet në Itali rasti i parë te njeriu në kontinentin evropian, ja gjendja e tij

March 25, 2026
“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

March 25, 2026
Sulmohen Letonia dhe Estonia, NATO në luftë? Rusia lëshon 1 mijë dronë kundër Ukrainës, shkatërrim e viktima

Sulmohen Letonia dhe Estonia, NATO në luftë? Rusia lëshon 1 mijë dronë kundër Ukrainës, shkatërrim e viktima

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In