• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Zbutet” LSI, Ilir Meta: Jo retorika konfliktuale dhe fajësim-shfajësime

by A R
29/01/2017 10:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas acarimeve dhe akuzave ndaj qeverisë nga ana e ministrave të Ilir Metës, ky i fundit është përpjekur t’i zbusë tonet e ashpra brenda koalicionit.

Në një takim me anëtarët e Njësisë Nr.5 në Tiranë. Ilir Meta ka folur për herë të parë pas debateve të fundit në koalicionin qeverisës duke deklaruar se vizioni i LSI-së është zgjidhja institucionale dhe jo retorikat klonfliktuale politike.

“Zgjidhja institucionale me përgjegjshmëri të plotë dhe jo retorikat konfliktuale politike, fajësuese dhe shfajësuese, do ta çojnë angazhimin tonë për forcimin e shtetit ligjor dhe sundimit të ligjit në vend në nivele të reja, shumë më të larta dhe të qëndrueshme. Ky është vizioni dhe kjo është përgjegjshmëria e Lëvizjes Socialiste për Integrim”, – mësohet të ketë thënë Meta.

Pak ditë më parë, ministri Lefter Koka hodhi akuza të rënda për përfshirjen e policisë së Durrësit në trafik droge dhe aktivitete politike. Deklaratat e Kokës u përcollën me indiferencë nga Edi Rama, ç’ka duket se ka bërë që Meta të mos i përkrahë së paku publikisht fjalët e ministrit të tij.

Kjo nuk është hera e parë që LSI provokon përmes “mendimeve personale” marrëdhënien brenda koalicionit. Ndërkohë, partia e Metës ende nuk ka një përgjigje përfundimtarepër vijimin e marrëveshjes me PS në zgjedhjet 2017 e në vijim.

Next Post
Blerim Çela rrëfen mbledhjen e 12 shkurtit 1997: Si iu kërkua Berishës largimi nga PD

Blerim Çela rrëfen mbledhjen e 12 shkurtit 1997: Si iu kërkua Berishës largimi nga PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com