• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Zbutet” Ilir Meta, dekreton tre ligje të miratuara nga Kuvendi

by A R
18/02/2021 15:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme me shpallje tre ligje të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë. Fillimisht firmën e kreut të shtetit e ka marrë ligji që ratifikon protokollin ndryshues të qeverisë së Shqipërisë me atë të Kosovës për shmangien e tatimit të dyfishtë lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin dhe për parandalimin e evazionit fiskal.

“Përmes këtij ligji ratifikohen disa ndryshime në marrëveshjen, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës me qëllim shmangien e tatimit të dyfishtë lidhur me tatimet mbi të ardhurat e mbi kapitalin dhe për parandalimin e evazionit fiskal, duke eliminuar hapësirat për evazion fiskal apo shmangies tatimore. Gjithashtu synohet unifikimi i dispozitave të marrëveshjes me formulimet standarte të OECD-së të bëra në vitin 2014, lidhur me shkëmbimin e informacionit duke bërë të mundur lejimin e autoriteteve tatimore që të shkëmbejnë informacionet e nevojshme për zbatimin e dispozitave të saj”.

Po ashtu është dekretuar ligji për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Bashkimit Europian në lidhje me Programin Vjetor Kombëtar për Shqipërinë për vitin 2019, në kuadër të instrumentit të asistencës së paraanëtarësimit (IPA II)

“Nënshkrimi dhe Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje financiare dhe përmbushja e procedurave të nevojshme ligjore do të mundësojë zbatimin e marrëveshjes së financimit për programin e veprimit IPA 2019 për Shqipërinë, duke konkretizuar më tej bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, në kuadër të procesit të integrimit. Programi vjetor i vitit 2019 do të mbështesë përfshirjen sociale dhe programi vjetor “BE për përfshirjen sociale” ka si qëllim të kontribuojë në forcimin e përfshirjes sociale, duke rritur mbulimin, përfshirjen dhe efektivitetin e shërbimeve të kujdesit social, dispozitat e edukimit gjithëpërfshirës dhe mundësitë e punësimit. Programi vjetor i veprimit mbështet popullsinë në risk varfërie dhe të përjashtuarit socialë, duke përfshirë qytetarët me paaftësi fizike dhe minoritetet”.

Në fund, firmën e Metës e ka marrë edhe ligji i mirtuar për marrëveshjen mes qeverisë sonë dhe asaj të Luksemburgut për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe kapitalin.

“Qëllimi i ligjit është ratifikimi i ndryshimeve të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut, për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal, lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe kapitalin, e nënshkruar në Tiranë më 14 janar 2009, ratifikuar me ligjin nr.10094, datë 12.3.2009. Ratifikimi i këtij protokolli luan një rol të rëndësishëm në kompleksin e faktorëve që garantojnë, favorizojnë dhe stimulojnë marrëdhëniet ekonomiko-tregtare, ku shtetet shkëmbejnë informacione dhe bashkëpunojnë për parandalimin e evazionit fiskal nga tatimpaguesit që kanë aktivitet në të dyja vendet Marrëveshja e amenduar, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut, për eliminimin e tatimeve të dyfishta dhe parandalimin e evazionit fiskal krijon një bazë të plotë ligjore për trajtimin tatimor të individëve apo personave juridikë shqiptarë apo luksemburgas, të cilët kanë aktivitete biznesi apo të ardhura të tjera që janë objekt i legjislacioneve tatimore të të dyja shteteve”.

/a.r

Next Post
30 italianë anëtarësohen në PS, Rama u jep teserat e partisë në Vlorë

30 italianë anëtarësohen në PS, Rama u jep teserat e partisë në Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

August 21, 2026
Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë -

Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë –

August 21, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin -

Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin –

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com