• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbuloni vlerat shëndetësore të frutit të pjeshkës

by Java News
27/05/2019 17:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jemi në sezonin më të përshtatshëm për larmishmërinë e frutave dhe perimeve. Dhe meqënëse jemi pikërisht në stinën e tyre, mund ti gjejmë fare lehtë, si dhe me një çmim ekonomik.

Fruti i këtij sezoni është edhe pjeshka me nektarinën, në esencë është pemë krejtësisht e njëjtë. Pjeshkët kanë vlera të shkëlqyera për kujdesin ndaj lëkurës, syve edhe gjatë shtatzanisë, pikërisht falë vitaminave dhe mineraleve që posedon.

Me push apo pa push, e butë apo e fortë nuk ka rëndësi, pjeshka mbetet një ndër frutat mrekullibërës me vlera të pazëvendësueshme dhe tepër e shijshëshme.

Pjeshka konsiderohet si simboli i jetëgjatësisë në Kinë, ku është kultivuar për më shumë se 5000 vjet. Pjeshka është e pasur me antioksidantë të cilët i mbrojnë qelizat e trupit nga dëmtimi dhe kështu zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare, disa lloje të kancerit dhe sëmundjeve kronike. Pjeshkat përmbajnë fenol, substancë e cila është antioksidanti i saj kryesor dhe i cili vepron më fuqishëm se sa vitamina C.

Është mirë që pjeshka apo nektarina të konsumohen bashkë me lëvoren e tyre, pra pa qëruar, pasi përmbajnë dy herë e gjysmë më shumë fenol se sa vetë brendësia e frutit.

Karotenoidet kryesore të cilat gjenden në pjeshkë dhe nektarina janë beta-kriptoksantin dhe beta-karotinë, të cilat në organizëm shndërrohen në vitaminë A. Sa më të portokallta të jenë pjeshkat më tepër beta-karotenë ka në to.

Vlerat shëndetësore të pjeshkëve dhe nektarinave

Pjeshkët e freskëta janë burim i mirë i fosforit, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse ndikon në shëndetin e eshtrave dhe dhëmbëve, rritjen dhe rigjenerimin e indeve dhe mirëmbajtjen e vlerave të ph në gjak. Ato po ashtu përmbajnë edhe hekur, bakër i cili i nevojitet organizmit për të krijuar hemoglobinë dhe kolagjen, vitaminë B3, i cili është një faktor i rëndësishëm për metabolizmin dhe prodhimin e energjisë.

Pjeshkët janë antioksidantë: Pjeshkët përmbajnë luteinë, zeaksanthinë dhe beta-kritoksanthinë që ndihmojnë kundër radikaleve të lira dhe e mbrojnë organizmin nga dëmet e shkaktuara prej tyre.

Të pasur me Kalium: Pjeshkët përmbajnë kalium që është thelbësor për funksionin e nervave dhe të gjithë trupit.

Ndihmojnë në proçesin e Tretjes: Pjeshkët ruajnë shëndetin e sistemit tretës, sepse janë të pasura me alkalinë dhe fibër.

Rregullator të sistemit nervor: Prania e magnezit tek pjeshkët ndihmon në parandalimin e stresit dhe ankthit dhe e mban sistemin nervor të qetë,

Mbrojnë nga obeziteti: Pjeshkët përmbajnë përbërës bioaktivë që kanë ndikim të mirë kundër çrregullimeve shëndetësore, që shkaktojnë obezitet.

Next Post
Trump pret kryeministrin hungarez Viktor Orban në Shtëpinë e Bardhë

Demokratët po bëjnë gjithçka që të ngrihen akuza për shkarkimin e Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gonxhja viziton Katedralen Ortodokse: Detyrë e përbashkët ruajtja e trashëgimisë kulturore

Gonxhja viziton Katedralen Ortodokse: Detyrë e përbashkët ruajtja e trashëgimisë kulturore

April 12, 2026
Nga objekt në subjekt, debati në KS/OKB, testi i diplomacisë së Kosovës në një rend ndërkombëtar në krizë

Nga objekt në subjekt, debati në KS/OKB, testi i diplomacisë së Kosovës në një rend ndërkombëtar në krizë

April 12, 2026
Ukraina dhe Rusia akuza të ndërsjella për shkelje të armëpushimit të Pashkës

Ukraina dhe Rusia akuza të ndërsjella për shkelje të armëpushimit të Pashkës

April 12, 2026
Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

April 12, 2026
76 metra i lartë dhe me statuja të arta, zbulohet projekti i Harkut të Triumfit të presidentit Trump

76 metra i lartë dhe me statuja të arta, zbulohet projekti i Harkut të Triumfit të presidentit Trump

April 12, 2026
Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë

Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë

April 12, 2026
Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë

Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë

April 12, 2026
 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers

 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers

April 12, 2026
Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

April 12, 2026
Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In