• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Demokratët po bëjnë gjithçka që të ngrihen akuza për shkarkimin e Trump

by Java News
27/05/2019 17:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Donald Trump dhe ligjvënësit amerikanë nuk ndodhen këto ditë në Uashington, por vazhdojnë të ngrihen pyetje rreth mundësisë së ngritjes së akuzave me qëllim shkarkimin e Presidentit. Shtëpia e Bardhë vazhdon të përballet me procese të shumta hetimore të ngritura nga ligjvënësit demokratë, pas përmbylljes së hetimeve ndaj Rusisë të Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Michael Bowman, megjithë akuzat që mund të ngrejë Dhoma e Përfaqësuesve, Presidenti Trump është pothuajse i siguruar se do të vazhdojë të qëndrojë në detyrë, pasi nuk ka gjasa që të shkarkohet nga Senati me shumicë republikane.

Demokratët po shfrytëzojnë maxhorancën e tyre në Dhomën e Përfaqësuesve për të hetuar Presidentin Trump dhe administratën e tij për çdo gjë, që nga trajtimi i fëmijëve emigrantë përgjatë kufirit SHBA – Meksikë, deri tek bizneset e tij në vende të tjera, apo deklaratat e tij të taksave. Demokratët kërkojnë gjithashtu që Departamenti i Drejtësisë të botojë raportin e plotë dhe të paredaktuar të Prokurorit Mueller. Shtëpia e Bardhë po i bllokon në pothuajse çdo lëvizje, duke i rritur tensionet edhe më shumë.

“Administrata Trump e ka ngritur pengimin e Kongresit në nivele të reja”, tha Ligjvënësi demokrat Jerry Nadler.

“Mund të themi se kjo është një sjellje absolutisht e kundraligjshme e kësaj administrate”, tha Ligjvënësja demokrate Sheila Jackson Lee.

Dhoma e Përfaqësuesve po ndërmerr hapa për të dënuar disa zyrtarë të administratës për mospërfillje të Kongresit, ndërkohë që ligjvënësit kanë në dorë edhe një opsion shumë më të fuqishëm: ngritjen e akuzave për shkarkimin e Presidentit Trump.

“Duhet që të paktën të lëvizim drejt ngritjes së akuzave për shkarkimin”, tha Ligjvënësja demokrate Alexandria Ocasio-Cortez.

Pasi Prokurori i Posaçëm Mueller nuk evidentoi një bashkëpunim të fshehtë mes rrethit të ngushtë të Presidentit Trump dhe Rusisë, republikanët mendojnë se demokratët po mbahen në mënyrë të dëshpëruar pas idesë së shkeljeve të Presidentit.

“Demokratët nuk kanë plane, objektiva, apo një axhendë realiste legjislative, përveç se sulmit ndaj kësaj administrate”, tha Ligjvënësi republikan Doug Collins.

Për momentin, udhëheqësit kryesorë demokratë po tregohen të matur për idenë e ngritjes së akuzave për shkarkimin e Presidentit.

“Procesi i shkarkimit është shumë përçarës për vendin. Mundemi të vazhdojmë t’i paraqesim popullit amerikan faktet, nëpërmjet hetimeve tona. Ndoshta do të rezultojë i pashmangshëm edhe fillimi i këtij procesi”, tha Nancy Pelosi, Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve.

“Jepuni fund këtyre hetimeve hipokrite”, tha Presidenti Trump.

Javën e kaluar, Presidenti Trump ndërpreu konsultimet me demokratët për një iniciativë madhore për modernizimin e infrastrukturës amerikane, deri në momentin kur të përmbyllen hetimet e demokratëve.

“Ju (demokratët) mund të vazhdoni me hetime, ose të ktheheni në drejtimin e investimeve për të arritur gjëra për popullin amerikan”, tha Presidenti Trump.

Historikisht, ngritja e akuzave për shkarkimin është bërë për dy presidentë amerikanë. Më i fundit ishte Bill Clinton. Procesi dëmtoi imazhin e tij, por nuk rezultoi në shkarkimin e tij. Ka gjasa që të ndodhë e njëjta gjë me Presidentin Trump. Kandidatët demokratë për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm dëshirojnë largimin e Presidentit Trump, por nëpërmjet kutive të votimit.

“Duket se çdo ditë po sfidohet shteti ligjor… Më e mira që mund të bëj është të fitoj përballë presidentit aktual”, u shpreh Pete Buttigieg, kandidat demokrat për president.

Anketimet nuk tregojnë se populli amerikan po kërkon shkarkimin e Presidentit Trump. Madje, niveli i miratimit për Presidentin Bill Clinton u rrit pasi republikanët filluan procedurat ndaj tij në vitin 1998.

Next Post
Guardiola tek Juventus, Paratici: Jetojmë në një botë të çuditshme!

Guardiola tek Juventus, Paratici: Jetojmë në një botë të çuditshme!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

November 8, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

“Shkak, informaliteti i lartë”- Tabaku kundër skemës së pensioneve: Shqipëria me nivelin më të ulët në rajon dhe indeksim prej 900 lekësh!

November 8, 2026
“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

November 8, 2026
Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

November 8, 2026
“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

November 8, 2026
I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

November 8, 2026
Prezantohet si politikan/ Shqiptari i preferuar i propagandës ruse, gazeta finlandeze zbulon historinë e tij!

Prezantohet si politikan/ Shqiptari i preferuar i propagandës ruse, gazeta finlandeze zbulon historinë e tij!

November 8, 2026
U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë!

U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë!

November 8, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

November 8, 2026
“Asnjë familje pa mbështetje”- Spahiu nga Korça: 50 milionë euro për “Bonusin e Bebes”, ja kur nisin përfitimet mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

“Asnjë familje pa mbështetje”- Spahiu nga Korça: 50 milionë euro për “Bonusin e Bebes”, ja kur nisin përfitimet mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In