• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Zbuloni shenjat me fat të horoskopit për ditën e sotme, 10 mars 2020

by Java News
10/03/2020 09:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

DASHI

Dita parashikohet te jete e nxehte sot për ju te dashuruarit. Nuk do keni aspak debate me partnerin tuaj dhe surprizat nga te dyja palët do shtohen. Beqaret mund te kenë edhe dashuri me shikim te pare çka do ua beje zemrën t’iu rrahe akoma me fort. Me shpenzimet mos u tregoni te pamatur dhe mos e lëshoni veten. Çdo gabim sot do ketë pasoja te renda nesër.

DEMI

Sot duhet te bëni shume përpjekje ju te dashuruarit qe te ruani harmonin ne jetën tuaj ne çift. Nëse ja lini gjerat kohe situata mundet edhe te përkeqësohet goxha. Beqareve shume ëndrra do ju bëhen realitet dhe bota do marre me shume ngjyra. Financat do jene te kënaqshme kështu qe edhe po kryet ndonjë shpenzim te vogël nuk do rrezikoni.

BINJAKET

Nëse ju duket se kohët e fundit e keni lënë disi pas dore partnerin tuaj, sot duhet të bëni çdo gjë që të riktheni ngjyrat dhe harmoninë në jetën tuaj. Beqarët do jenë të parrezistueshëm dhe do marrin ftesa pafund. Gjithsesi për të filluar një lidhje të qëndrueshme mirë do bëjnë të afrohen më shumë me personat e qetë dhe me punë të vazhdueshme. Financat do jenë goxha delikate.

GAFORRJA

Nëse jeni në një lidhje ka rrezik që Plutoni ta ndërlikojë paksa jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Ka mundësi që të filloni të pëlqeni shumë dikë tjetër dhe do e keni mendjen nga ai. Beqarët nuk duhet te druhen për t’i shprehur ndjenjat sepse vetëm ashtu do mund ta ndryshojnë statusin e tyre. Në planin financiar mos ndërmerrni shumë rreziqe që ta mbani situatën nën kontroll.

LUANI

Ditë shumë interesante ka për të qenë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do argëtoheni pafundësisht me partnerin dhe mund t’i bëni njëri=tjetrit edhe disa premtime shumë interesante. Beqarët do fillojnë të simpatizojnë një person me të cilin kanë pak kohë që kanë filluar një projekt të përbashkët. Në planin financiar do i keni idetë shumë të qarta dhe do dini ta mbani situatën nën kontroll.

VIRGJERESHA

Ka rrezik të mos tregoheni shumë objektivë gjatë kësaj dite ju të dashuruarit dhe ne shumë momente do ju dalin debate dhe probleme të mëdha në çift. Beqarët do kenë një ditë shumë harmonike dhe të mbushur me emocione të forta. Për ta shumë gjëra do ndryshojnë njëherë e mirë. Më shpenzimet tregohuni sa më të matur që të mundeni dhe nuk do keni asnjë problem.

PESHORJA

Nëse doni që gjërat të përmirësohen edhe më shumë sot për juve që jeni në një lidhje, qëndroni disa orë vetëm për vetëm me partnerin, flisni, shprehni gjithçka dhe do ndiheni shumë më mirë. Beqarët do takohen me një person shumë simpatik dhe me humor në ambientin e tyre të punës. Në planin financiar do i keni të gjitha mundësitë për ta ekuilibruar buxhetin.

AKREPI

Planetët e dashurisë do e favorizojnë tej mase jetën tuaj në çift sot. Do ndiheni në çdo moment të qetë dhe nuk do keni shqetësime. Beqarët mirë është t’i bëjnë sytë katër sepse personi i ëndrrave mund t’iu kalojë shumë pranë. Me shpenzimet nuk do jeni të arsyeshëm dhe kjo mund të sjellë probleme goxha të mëdha. Mos i mbani gjithmonë shpresat tek mbështetja e miqve.

SHIGJETARI

Herë pas here atmosfera në çift do bëhet eksplozive sot. Mund të keni edhe debate të forta për disa tema tejet delikate. Nëse jeni beqarë prej shumë kohësh, Venusi do jetë planeti i favorshëm që do ju ndihmojë të gjeni personin më të përshtatshëm. Mërkuri do ju mbështesë në planin financiar dhe do arrini ta riorganizoni situatën në mënyrën më të mirë të mundshme.

BRICJAPI

Xhelozia do ju nxitë ta kontrolloni gjithë kohës partnerin tuaj dhe te jeni shumë dyshues ndaj tij. Në fakt ai nuk ka asgjë për t’iu fshehur, gjithçka është iluzion i juaji. Për beqarët ka për të qenë një ditë e begatë dhe e mbushur me plot takime interesante. Në planin financiar, një problem i lindur kohët e fundit do gjeje zgjidhjen përfundimtare dhe do ju bëjë të ndiheni më të qetë.

UJORI

Të dashuruarit do kenë një rënie të dëshirës seksuale dhe kjo mund të sjellë disa probleme të vogla. E mira është që ata të jenë më të hapur me njëri tjetrin dhe të sqarojnë gjithçka pa u ndërlikuar situata. Beqarët do jenë më të favorizuarit nga të gjithë dhe do kenë një ditë vërtet fantastike. Sektori i financave do fillojë pak nga pak të normalizohet dhe kjo do ju qetësojë.

PESHQIT

Ditë shumë e zakonshme ka për të qenë kjo e sotmja për të dashuruarit. Nuk do ju ndodhin as probleme të mëdha, por as emocione të fuqishme. Beqarët do nisen nga interesat profesionale e financiare për të joshur disa persona. Ka mundësi që mundësitë të paraqiten goxha të mira sot. Buxhetin nuk do e menaxhoni shumë mirë kështu që në mbrëmje mund të gjendeni edhe në vështirësi.

Next Post
Donald Trump: Nëse do rizgjidhem, do jem më i ashpër me Kinën

Në kontakt me persona të infektuar, Trump refuzon të kryejë testin e koronavirus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksidenti tragjik në Durrës, shoferi dëshmon para policisë: Isha i dehur, nuk meritoj të jetoj!

Aksidenti tragjik në Durrës, shoferi dëshmon para policisë: Isha i dehur, nuk meritoj të jetoj!

May 3, 2026
Kreditë e buta në Tiranë, ekspertja tregon kriteret që ju skualifikojnë nga programi

Kreditë e buta në Tiranë, ekspertja tregon kriteret që ju skualifikojnë nga programi

May 3, 2026
Aksidenti tragjik në Durrës, reagon sërish Rama: I gjithë vendi është në pikëllim, publikimi i pamjeve shton dhimbjen

Aksidenti tragjik në Durrës, reagon sërish Rama: I gjithë vendi është në pikëllim, publikimi i pamjeve shton dhimbjen

May 3, 2026
​”Duan të më vrasin”, rrëfimi tronditës i Cllevio: Jetoj në bunker

​”Duan të më vrasin”, rrëfimi tronditës i Cllevio: Jetoj në bunker

May 3, 2026
Aksidenti tragjik në Durrës/ Shoferi u largua nga vendi i ngjarjes, u kap disa minuta më pas, ja çfarë deklaroi ai

Aksidenti tragjik në Durrës/ Shoferi u largua nga vendi i ngjarjes, u kap disa minuta më pas, ja çfarë deklaroi ai

May 3, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Dash Shehi kujton ’92: Ishim të zotë të rrëzonim diktaturën, por jo të ndërtonim shtetin

May 3, 2026
Ndizet alarmi në Finlandë! Një dron i paidentifikuar shkel hapësirën ajrore pranë kufirit me Rusinë, nisin hetimet

Ndizet alarmi në Finlandë! Një dron i paidentifikuar shkel hapësirën ajrore pranë kufirit me Rusinë, nisin hetimet

May 3, 2026
Ngjarja në Kepin e Rodonit, policia: 52-vjeçari nga Tirana humbi jetën pas rrëzimit me motomjet, bashkëshortja shpëton me plagë të lehta

Ngjarja në Kepin e Rodonit, policia: 52-vjeçari nga Tirana humbi jetën pas rrëzimit me motomjet, bashkëshortja shpëton me plagë të lehta

May 3, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Tragjedia në Durrës, reagon Edi Rama: Zoti bekoftë dy shpirtrat e vegjël, bashkohem në lutjet për shërimin e fëmijës në spital

May 3, 2026
“Po rrëzon tarracën e pallatit”, Braçe denoncon qytetarin: Ujësjellësi t’i ndërpresë ujin dhe ta verifikojë

Erion Braçe shpërthen pas tragjedisë në Durrës, kërkon ndryshime urgjente në Kodin Rrugor dhe Penal

May 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In