Asnjë person nuk mund të injorojë frikërat. Ne të gjithë trembemi nga diçka dhe ndonjëherë kemi vështirësi t’ia pranojmë vetes. Për shumë njerëz, frika më e madhe është ankthi para vdekjes, por ka dhe shumë të tjera që na ndikojnë në jetën e përditshme.
Çdo person ka frikën e tij, bazuar në shenjat e horoskopit.
DASHI- Një person i kësaj shenje shquhet si trim. Je shenja më guximtare e Zodiakut dhe e di që ke forcë që të përballaosh çdo gjë. Gjithmonë lufton për idealet e tua dhe mbron njerëzit që kanë shumë frikë. Frika e vetme që keni është të tregoni dobësinë tuaj. Kur jeni të sëmurë, keni dëshirë që të mos shihni askënd, në mënyrë që të mos shkatërroni imazhin e luftëtarit.
DEMI- Ti je një person që ka nevojë për siguri dhe pika fikse në jetë. Je ndërtuar nga një themel i fortë, mbi të cilin ndërton ekzistencën tënde dhe ke shumë gjëra që nuk do doje ti ndryshoje kurrë. Frika jote më e madhe është ndryshimi. Ideja se gjithçka që keni bërë deri tani do të zhduket, ju frikëson. Edhe kur një incident i vogël ju detyron të ndryshoni rutinën e përditshme, mërziteni.
BINJAKËT- Shenja juaj shoqërohet shpesh me figurën e Piter Panit. Në të vërtetë, keni shumë karakteristika që ju kujtojnë fëmijërinë, kureshtjen e shfrenuar dhe gëzimin për të luajtur me të tjerët. Frika juaj më e madhe është rritja. Ju frikësoheni kur duhet të merrni përgjegjësi dhe të angazhoni zotime që shuajnë fëmijërinë që jeton brenda jush. Ndoshta nuk e dini që jeta e të rriturit mund të jetë kënaqësi. Sigurisht kjo ndodh vetëm me dëshirën tuaj.
GAFORRJA- Ndër karakteristikat tuaja kryesore është ndjeshmëria. Një prej frikave më të mëdha që zotëron këtë shenjë është fakti i marrjes së kritikave. Ndonjëherë torturoni veten për të gjetur se çfarë mendojnë tjerët për ju dhe paranoja mund t’ju shkaktojë gjumë të parehatshëm gjatë natës. Për të mposhtur këtë ndjenjë, mund të përpiqeni të ushqeni vetëvlerësimin tuaj dhe të rifitoni besim tek aftësitë tuaja.
LUANI- Të tregoni arritjet e tua, talentet dhe pikat e forta ka qenë një nga hobit tuaj të preferuar. Ju nuk dini të jetoni pa komplimente. Jeni të guximshëm dhe të sigurt për veten e aftësitë tuaja fantastike, por ajo që doni të fshihni është frika e madhe nga dështimi. Jo vetëm që nuk mund të gabosh në diçka, por është e papranueshme nëse dikush tjetër merr vëmendjen.
VIRGJERESHA- Rregulli dhe pastërtia janë prioritet në jetën tënde. Dëshiron të jetosh në vende të pastra dhe nëse nuk ia dedikon kohën tënde pastrimit të shtëpisë, punëson tikë që ta bëjë. Pisllëku është armiku juaj më i madh. Gjithashtu i jep rëndësi higjenës personale dhe lan duart më shpesh se të tjerët. Frika jote më e madhe është të sëmuresh dhe për këtë arsye kërkoni gjithmonë në Google për sëmundjet që lidhen me simptomat që keni.
PESHORJA- Frika juaj zbulohet shumë shpejt. Jeni gjithmonë të pastër, keni lëkurë të butë e aromatike, flokët janë të pastra e të përsosura. Ju jeni të frikësuar nga plakja dhe bëni gjithçka që të mbani trupin në formë. Mos harroni, rinia nuk është vetëm e jashtme prandaj duhet të trajnoni edhe mendjen e shpirtin.
AKREPI- Nuk ka asnjë dyshim që ju njiheni si më të fuqishmit në Zodiak. Megjithatë, nganjëherë pyesni veten se cfarë fshihet pas nevojës tuaj ekstreme për të fshehur privatësinë. Prandaj veproni në mënyrë sekrete. Frika juaj më e madhe është të flisni në publik, para njerëzve që të bëjnë pyetje dhe ju nuk dëshironi të përgjigjeni.
SHIGJETARI- Kush ju njeh mirë, e di që jeni person që adhuron të shkruajë dhe të tregojë për aventurat që ka kaluar. Keni vizituar shumë vende rreth botës, lexoni libra pafund, keni provuar udhqime të traditave të ndryshme dhe keni takuar njerëz të të gjitha kombësive. Frika juaj më e madhe është të humbisni kujdesën. Ideja që mund të harroni çdo gjë, mund t’ju frikësojë.
BRICJAPI- Një prej kritikave që merrni më shpesh është lidhja me paratë dhe mungesa e bujarisë. Bëni më shumë dhurata për njerëzit e dashur, edhe nëse keni marrë shumë prej tyre. Frika juaj më e madhe është të varfërohesh dhe kjo është arsyeja përse nuk bëni asnjëherë pazar të shtrenjtë. Madje ju nuk e lejoni veten të lejoni në luks pasi mendoni se humbni paratë. Mos harroni se kënaqësitë e jetës kanë një cmim.
UJORI- Shenja juaj karakterizohet nga liria dhe pavarësia. Ty të pëlqen të zgjohesh në mëngjes dhe të kalosh kohë me shoqërinë apo familjen. Por realiteti është më i vështirë, prandaj ti ke një frikë të tmerrshme nga mbytja e vetvetes. Projektet afatgjata ju japin ndjenjën e mbytjes dhe shtypjes.
PESHQIT- Shumë njerëz ju përshkruajnë si të dobishëm dhe të sjellshëm, gjithmonë të gatshëm për t’u kujdesur për ata që janë në vështirësi ose që kanë nevojë për ndihmë. Por, ku janë njerëzit e tjerë kur ju keni nevojë për ndihmë? Kjo pyetje lidhet me frikën tuaj më të madhe: atë të braktisjes. Për të mos hequr dorë nga njerëzit me të cilët keni krijuar lidhje të forta, përshtateni me nevojat e tyre.
a.ç