Zbuloni cila është bananja më e shëndetshme
Bananja është një nga frutat më të shëndetshme dhe më të preferuara nga njerëzit. Por a e dini se cila është bananja më e shëndetshme për t’u konsumuar? Sipas hulumtimeve, vlerat ushqimore të bananeve ndryshojnë pasi piqen. Ju e vini re ndryshimin në bananet e pjekura shumë në krahasim me bananet e tjera, ato janë më të buta dhe kanë shije më të ëmbël.
Kjo ndodh për shkak se enzimat e përfshira në banane kthehen në mënyrë progresive në sheqerna të thjeshta. Kur bananja zbutet dhe lëkura bëhet më e verdhë ose me pika të zeza do të thotë se biseshteja është kthyer në sheqer të thjeshtë. Sipas hulumtimeve thuhet gjithashtu se sasitë e vitaminave dhe mineraleve në banane rriten pasi ato piqen shumë. Hulumtuesit japonezë japin fakte shumë interesante në lidhje me bananen. Sipas tyre, një banane e pjekur shumë prodhon më shumë antioksidantë dhe mbron më shumë nga rreziku i formimit të qelizave kancerogjene.
Kur bananja është e pjekur plotësisht, lëkura e saj hollohet dhe bëhet me pika të errëta. Kjo lloj babanje prodhon një substancë të quajtur TNF e cila lufton qelizat kancerogjene. Sipas studiuesve japonezë, sa më të errëta të jenë pikat në lëkurën e bananes aq më shumë faktor mbrojtës ndaj kancerit ka. Sipas këtij studimi, koha më e mirë për të ngrënë banane është pasi ato piqen. Por nëse vuani nga tipi 2 i diabetit ju duhet të konsumoni banane të gjelbra. Njerëzit që duan të bien në peshë duhet të konsumojnë babane të gjelbra gjithashtu sepse nuk përmbëjnë shumë sheqer.