• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tahiri urdhër ‘rrugorëve’: Mos vendosni gjoba me sy për tejkalim shpejtësie

by
02/10/2015 15:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tahiri urdhër ‘rrugorëve’: Mos vendosni gjoba me sy për tejkalim shpejtësie

Ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e diplomimit të punonjësve të rinj të Policisë së Shtetit ne Akademine e Policisë.

Ministri Tahiri në fjalën e tij tha se “kemi mbyllur një proces arsimimi disamujor, që ma do mendja nuk ka qenë i lehtë për secilin prej jush. Dallimi nga jeta normale e një të riu dhe një të reje, jeta e përditshme, qoftë kjo në bankat e Fakultetit, qoftë kjo në punë, as krahasohet me atë që keni bërë ju në Akademinë e Policisë për t’u arsimuar dhe është akoma më larg, me jetën e re që fillon për ju që nesër e tutje.

“Është provim i përditshëm, të cilin jeni të dënuar ta kaloni, sepse testi i qytetarëve është shumë herë më i vështirë se çdo test në bankat e shkollës. Testi publik është shumë herë më realist dhe më i vështirë sesa çdo test tjetër në Akademi apo në periudhën që ju është dashur për të bërë punën tuaj. Është testi që jeni të detyruar ta kaloni, ju dhe kolegët tuaj në Policinë e Shtetit, duke i dhënë Policisë së Shtetit fytyrën e ligjit, fytyrën e njeriut. Testi për ta bërë Policinë e Shtetit t’i shërbejë qytetarëve dhe secili prej jush ka testin e përditshëm të transmetojë te publiku dhe tek çdo qytetar, me më shumë arsye tek ata që shkelin ligjin, mirësjellje, etikë, korrektesë, barazi para ligjit, luftën kundër pandëshkueshmërisë, luftën kundër korrupsionit, bakshishit. Testi për të garantuar që tek qytetarët të perceptohet pa asnjë dyshim se Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve. Filozofia e shërbimit është provimi juaj më i vështirë, ndaj unë ju ftoj ta konsideroni këtë gjënë më të rëndësishme të detyrës suaj të përditshme”, u shpreh Tahiri.

Tahiri theksoi se “Është testi më i rëndësishëm i shmangies në çdo lloj mënyre të arbitraritetit.  Besoj jeni bërë dëshmitarë këto ditë për qytetarë kurajozë, që mbi të gjitha na kanë ndihmuar ne, në një mënyrë apo një tjetër, me fotografi apo me video për gjoba të Policisë Rrugore, për shpejtësi, që vendosen, pa pasur mjetet teknologjike përkatëse, radarët. Dhe me plot të drejtë janë ngritur vërejtje dhe kritika sesi mund të masë punonjësi i policisë shpejtësinë me sy dhe mbi këtë bazë të vendosi gjobë. Është për këtë arsye që bashkë me Drejtorin e Policisë është vendosur që asnjë punonjës policie, të Policisë Rugore, të mos vendosë gjoba për shpejtësinë pa pasur mjetet teknologjike përkatëse. Kjo do të thotë luftë kundër arbitraritetit. Është betejë dhe test i përditshëm i juaji me veten, më së pari, për të besuar në misionin tuaj të përditshëm për t’i shërbyer qytetarëve pa korrupsion, për t’i shërbyer qytetarëve duke diktuar barazinë para ligjit dhe pa selektivitetit”.

Policia nuk është punë si çdo punë, është mision, tha Tahiri, duke vijuar se “Pavarësisht presionit, pavarësisht vështirësive, pavarësisht sakrificave që do hasni në rrugë nga dita e nesërme dhe çdo ditë tuajën, pavarësisht çdo lloj vështirësie të së cilës do bëheni dëshmitarë nga rruga deri te kamerat e televizionit, ju duhet të vazhdoni të besoni. Kjo është sfida më e vështirë që keni përballur secili prej jush.Beteja më e matur sesa edhe beteja me krimin, me antiligjin, me padrejtësinë, është beteja me qytetarët që presin me plot të drejtë qoftë Policinë e Shtetit në shërbimin ndaj besoni, besoni dhe vazhdoni të besoni çdo ditë. Ne kemi reformuar Policinë e Shtetit, ju jeni dëshmia e reformës sonë për të pasur në Policinë e shtetit njerëz më të arsimuar, të rinj dhe të reja”.

Next Post

Korrupsioni, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon 6 vjet burg për gjyqtaren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Astrologu Jorgo Pulla zbulon parashikimin e 12 shenjave: Ndryshime të mëdha në dashuri, punë dhe ekonomi

May 27, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

Kurban Bajrami, Presidenti Begaj uron nga Meka besimtarët myslimanë

May 27, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Banka e Shqipërisë rekord prej 123 milionë eurosh nga rritja e çmimit të arit në 2025

May 27, 2026
Trump do presë liderët, Izraeli qëllon në armëpushim, 13 të vrarë në Liban

Izraeli bën masakër në jug të Libanit, mbi 30 të vrarë! Marrëveshja SHBA-Iran në “agoni”

May 27, 2026
Shqiptarët, ndër më të lodhurit emocionalisht në vendin e punës në Europë, Kosova rekord

Shqiptarët, ndër më të lodhurit emocionalisht në vendin e punës në Europë, Kosova rekord

May 27, 2026
180-vjetori i vdekjes së poetit rilindas, Rama: Shqipëria 2030 do të jetë “Viti Europian i Naimit”

“Ditë e bekuar, natë e ndritshme”, Rama uron Kurban Bajramin, publikon pamje nga spektakli i fishekzjarreve pranë Namazgjasë

May 27, 2026
Operacion antidrogë në Korçë, një i arrestuar. Aksidentohen dy policë gjatë ndërhyrjes

Operacion antidrogë në Korçë, një i arrestuar. Aksidentohen dy policë gjatë ndërhyrjes

May 27, 2026
Sërish kontrolle, policia zbulon celular të fshehur në çorape në Burgun e Fushë Krujës

Sërish kontrolle, policia zbulon celular të fshehur në çorape në Burgun e Fushë Krujës

May 27, 2026
Festohet Kurban Bajrami, mijëra besimtarë falin Namazin tek “Dëshmorët e Kombit”

Festohet Kurban Bajrami, mijëra besimtarë falin Namazin tek “Dëshmorët e Kombit”

May 27, 2026
E drejta e vetos, Kos: Asgjë nuk është vendosur ende. Rama: Nuk kemi plan B përveç BE-së

E drejta e vetos, Kos: Asgjë nuk është vendosur ende. Rama: Nuk kemi plan B përveç BE-së

May 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In