• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbuloi në BBV se kishte pësuar abort, Olta Gixhari sërish në pritje të ëmbël?

by Java News
16/12/2023 14:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që pas përfundimit të “Big Brother”, Olta Gixhari ka qenë ndër personazhet protagonist të shtypit rozë. Aktorja ka treguar se di të vijë edhe nën petkun e personazhit kontravers, por gjithmonë pa e humbur pëlqyeshmërinë te publiku.

Prej gati 3 muajsh, ajo është pjesë e jurisë së “Dancing with the stars”, ku dhe ka spikatur me vlerësimet e saj. Por, ajo që nuk kishim vënë re është fakti se javët e fundit aktorja vinte në skenë me veshje të gjëra. Kaq ka mjaftuar që në rrjet të nisë të përflitet për një shtatëzani të mundshme.

Fillimisht, lajmet filluan të qarkullonin për shkak të disa fotove të aktores, ku duket qartë barku i saj i rrumbullakët.

Dyshimet për këtë janë shtuar pasi këtë javë aktorja ka udhëtuar drejt Valencias, ku tha se ka kryer disa analiza rutinë. Në faqen e saj të “Instagram”-it, të shumtë kanë qenë ndjekësit që e kanë uruar për këtë pritje të ëmbël.

Nga ana tjetër, vetë Olta nuk ka pranuar të ndajë asnjë detaj rreth kësaj teme me ndjekësit e saj. Që pas daljes nga shtëpia e “Big Brother”, Olta është komentuar shpesh rreth faktit të shtatëzanisë, megjithatë deri më tani lajmet nuk kanë rezultuar të vërteta.

Por, edhe nëse ajo është tani shtatzënë, nuk do na e zbulojë. Kështu tha teksa iu përgjigj pyetjeve të publikut në “Instagram”, pak kohë më parë.

“Edhe po të jem, nuk do e tregoj”, tha Olta teksa postoi një foto me djalin. Si gjithmonë për personazhet si Olta Gixhari ka shumë kuriozitet mbi jetën, karrierën, por edhe anën familjare. Të shumtë kanë qenë ndjekësit që e kanë pyetur në “Instagram”-in e saj rreth një shtatëzanie të dytë.

A do të bësh fëmija tjetër? Olta ka zgjedhur t’i përgjigjet pyetjes duke thënë: “Sa shpesh ma bëni këtë pyetje, kur ta sjell zoti, edhe unë e dua një bebe tjetër”. Kur ishte pjesë e lojës, aktorja zbuloi se ka pësuar abort spontan. Gjatë një bisede me banorët e tjerë ajo ka rrëfyer se po tentonte të bënte një fëmijë tjetër, por e humbi.

“Isha shumë e vogël, 4 javëshe”, tha ajo, duke theksuar se nëse nuk do kishte pësuar abort nuk do ishte bërë pjesë e spektaklit. Aktorja theksoi se këtë nuk i ka treguar askujt teksa u shpreh se “asnjë nuk e di, Dori e dinte ose, ose”.

“Para se të hyja këtu tentova të bëja një fëmijë tjetër, ngela shtatzënë, por e humba. Isha shumë e vogël, 4 javëshe. Asnjë nuk e di, Dori e dinte ose, ose. Unë gjërat i kaloj me sportivitet, por në fakt e humba. Jam edhe pak supersticioze. E bëra dhe pak kështu, sepse nëse nuk do e kisha humbur, sigurisht nuk do isha këtu, ditët e para që unë isha në dilemë nëse po e humbja apo ishte një gjë normale që po ndodhte. I thashë vetes nëse e humb fëmijën, do hy në shtëpinë e BBV. Kam qenë deri në hotel, nuk vij, do dal do iki. Deri kur vura këmbën në shtëpi, thashë ‘ok’ kjo është një shenjë. Por, e humba”, tha Olta Gixhari.

Aktorja prej disa kohësh është larguar nga Shqipëria dhe është zhvendosur për të jetuar në Spanjë me bashkëshortin e saj, Dorin, identitetin e të cilit është munduar që ta mbajë sa më të fshehtë.

Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother”, Olta është treguar edhe më bujare me pjesën e familjes së saj, duke ndarë copëza nga jeta familjare.

Pas angazhimeve në jurinë e “Dancing”, Olta tashmë do të jetë më e lirë për t’iu rikthyer jetës familjare në Spanjë, por edhe për t’u përgatitur për një fëmijë të dytë, nëse ende nuk është në pritje të ëmbël.

Do të na duhet të presim edhe pak kohë, për të parë nëse barku i rrumbullakosur i saj do të dalë në sipërfaqe.

/f.s

Next Post
Shqipëria mbyll mandatin 2-vjeçar në Këshillin e Sigurimit, Hasani takon kreun e OKB

Shqipëria mbyll mandatin 2-vjeçar në Këshillin e Sigurimit, Hasani takon kreun e OKB

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analisti: Njerëz të ardhur nga Greqia në protestat kundër investimit në Zvërnec

Analisti: Njerëz të ardhur nga Greqia në protestat kundër investimit në Zvërnec

June 3, 2026
Incidenti në fushë, Hysaj: Reagova kur u prekën tifozët!

Incidenti në fushë, Hysaj: Reagova kur u prekën tifozët!

June 3, 2026
Preç Zogaj për Zvërnecin: Konflikti lidhet drejtpërdrejt me statusin e pronës, SPAK të tregojë si qëndron e vërteta

Preç Zogaj për Zvërnecin: Konflikti lidhet drejtpërdrejt me statusin e pronës, SPAK të tregojë si qëndron e vërteta

June 3, 2026
Situatë kritike në Lindjen e Mesme! Irani shënjestron anijen amerikane dhe kërcënon se do të rinisin luftën nëse Izraeli sulmon Bejrutin

Situatë kritike në Lindjen e Mesme! Irani shënjestron anijen amerikane dhe kërcënon se do të rinisin luftën nëse Izraeli sulmon Bejrutin

June 3, 2026
VIDEO/ Autori i golit provokon tifozët shqiptarë, çfarë ndodhi në ndeshjen Shqipëri-Izrael

VIDEO/ Autori i golit provokon tifozët shqiptarë, çfarë ndodhi në ndeshjen Shqipëri-Izrael

June 3, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

A është protesta, arketipi i Gjeneratës shqiptare Z?!

June 3, 2026
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta për Zvërnecin

Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta për Zvërnecin

June 3, 2026
Avokati: PD e urren protestën, sepse ajo nxjerr në pah dështimin e opozitës

Avokati: PD e urren protestën, sepse ajo nxjerr në pah dështimin e opozitës

June 3, 2026
“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

June 3, 2026
Nga “ishulli Epstein” te pretendimet për “tokë greke”, Zvërneci dhe Sazani në shënjestër të propagandës ruse dhe greke

Nga “ishulli Epstein” te pretendimet për “tokë greke”, Zvërneci dhe Sazani në shënjestër të propagandës ruse dhe greke

June 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In