Zbulohet vaksina 100% efektive kundër Ebola
Bota për herë të parë është në prag të suksesit që të mund të shpëtojë njerëzit nga Ebola, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), pasi të dhënat nga eksperimentet e bëra në Guinea tregoi se vaksina është 100% efektive.
Rezultatet e para të ekzaminimit të vaksinës VSV-ZEBOV, të kompanive Merck dhe NewLink Genetics, ndaj 4000 njerëzve që kanë qenë në kontakt të ngushtë me të infektuarit me Ebola, tregojnë 100% pas mbrojtjes 10 ditore, transmeton TetovaSot.
“Mendojmë se bota është në prag të një vaksine efektive kundër Ebola”, tha Marie Pol, një eksperte mbi vaksinat në OBSH.