• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbulohet skandali, si përgjoheshin mbledhjet në Ministrinë e Brendshme

by A R
21/10/2017 15:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hije përgjimesh edhe në Ministrinë e Brendshme. Një zyrtar i lartë është kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës pasi përgjonte mbledhjet që zhvilloheshin në këtë dikaster.

Rasti është mbajtur i izoluar për të mos u bërë publik, por burime nga organi i akuzës bëjnë me dije për Top-Channel se bëhet fjalë për drejtorin e komanduar të Emergjencave Civile, Xhuvanaq Gjylameti.

Ky i fundit gjatë një mbledhjeje në fillim të tetorit, ku të pranishëm kanë qenë edhe drejtorë të tjerë dhe sekretari i përgjithshëm i ministrisë, ka incizuar fshehurazi me aparatin e tij celular diskutimet në mbledhje.

Pasi është konstatuar ky veprim nga të pranishmit në sallë, është lajmëruar menjëherë policia e Tiranës dhe sektori për krimet kompjuterike, që në cilësinë e provës materiale ka bllokuar celularin dhe kompjuterin e tij të punës.

Sipas burimeve, dyshohet se Gjylameti ka incizuar edhe mbledhje të tjera, ndërsa në përfundim të veprimeve policia ka vendosur që ai të hetohet në gjendje të lirë.

Në prokurori janë dorëzuar materialet për veprën penale të zbulimit të akteve ose të të dhënave sekrete që parashikohet nga neni 295/a dhe dënohet nga gjobë deri në 3 vite burg. Po ashtu, ndaj drejtorit të komanduar ka filluar procedimi disiplinor./TCH/a.m.

Next Post
Për çfarë janë marrë vesh?

Debat në rrjetet sociale, Basha-Ramës: Jeni të kapur nga krimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com