• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbulohet shuma, te banka në Tiranë u grabitën 2 mln lekë

by A R
20/12/2016 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen detaje nga grabitja e filialiit të bankës së nivelit të dytë në Tiranë mëngjesin e djeshëm në Tiranë. Ngjarja ndodhi vetëm 20 minuta pasi banka kishte hapur dyert dhe punonjësit kishin filluar aktivitetin. Dy persona me armë hynë në filial rreth orës 08:25, në bankën që ndodhet pranë kryqëzimit të “21 Dhjetorit”, në kryeqytet.

Autorë të ngjarjes kanë qenë dy persona të maskuar dhe të armatosur që, pasi morën paratë, janë larguar me një motor tip “Papaq”. Ndërsa në momentin kur grabitësit janë futur në bankë, aty ndodheshin vetëm punonjësit, pasi ende nuk kishte hyrë asnjë klient.

Burime nga Policia e Tiranës thanë për “Panorama” se synimi i autorëve ka qenë grabitja e parave që ndodheshin në kasafortën e bankës. Por në atë moment hapja e saj ka qenë e pamundur, duke qenë se orari për hapjen e kasafortës me 3 çelësa ishte ora 09:00 dhe ende nuk ishte plotësuar stafi i nevojshëm.

Në pamundësi për të marrë paratë që ndodheshin në arkë, autorët janë drejtuar te kasa, ku ndodhej punonjësja pas xhamit. Njëri prej tyre, duke e kërcënuar me pistoletë, e ka detyruar atë që t’i japë të gjitha paratë që kishte gjendje në atë moment.

Burimet thanë se e ndodhur përballë tytës së armës, punonjësja është detyruar t’i japë autorit shumën e parave që, sipas të dhënave paraprake, dyshohet të jetë rreth 200 mijë lekë të rinj.

PËRPLASJA

Në momentin që grabitësit janë futur në bankën e nivelit të dytë te “21 Dhjetori”, personi i parë me të cilin janë përballur ka qenë roja i sigurisë, një burrë rreth të 60-ave. Njëri prej autorëve e ka përplasur atë pas murit, duke e rrëzuar në tokë dhe më pas është drejtuar për tek arka për të realizuar vjedhjen e parave.

Burime nga Policia e Tiranës thanë se autorët kanë vepruar me shpejtësi për të shmangur rënien e sinjalit të alarmit, pasi banka ndodhet shumë pranë Komisariatit nr.2 dhe shërbimet e rendit mund të shkonin shumë shpejt në vendngjarje. Megjithatë, nuk kanë arritur ta shmangin sinjalin, edhe pse kanë arritur të largohen në kohë, para se aty të mbërrinte policia.

Gjatë kohës që njëri nga grabitësit kërcënonte arkëtaren për t’i dhënë paratë, roja i sigurisë që ishte përplasur më parë në tokë ka arritur të aktivizojë alarmin. Në këtë moment, grabitësit i ka zënë paniku dhe kanë nxituar të largohen nga banka. Ndërsa gjatë momentit që largohen, ata janë përplasur në një prej tavolinave dhe njërit prej grabitësve i ka rënë në tokë pistoleta që mbante në dorë.

Duke nxituar për t’u larguar nga vendngjarja, ai nuk ka pasur kohë që ta marrë armën dhe është larguar bashkë me shokun e tij, duke lënë pistoletën në ambientet e brendshme të bankës./a.m.

Next Post
VIDEO që mahniti botën/ Statuja e Jezu Krishtit lëviz vetë gjatë meshës

VIDEO që mahniti botën/ Statuja e Jezu Krishtit lëviz vetë gjatë meshës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Akuzat për abuzim seksual, FBI bastis një vilë të lidhur me ish-kongresmenin Eric Swalwell

Akuzat për abuzim seksual, FBI bastis një vilë të lidhur me ish-kongresmenin Eric Swalwell

October 28, 2026
Pas muajsh hezitimi, Evropa tregon se është gati për bisedime me Rusinë

Pas muajsh hezitimi, Evropa tregon se është gati për bisedime me Rusinë

October 28, 2026
Zgjedhjet në Izrael! Netanyahu dhe Eisenkot pretendojnë epërsi, por asnjëri nuk siguron shumicën

Zgjedhjet në Izrael! Netanyahu dhe Eisenkot pretendojnë epërsi, por asnjëri nuk siguron shumicën

October 28, 2026
BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

October 28, 2026
Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

October 28, 2026
Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
Trump ‘i hap dyert’ familjes Bolsonaro, pajisen me viza amerikane

Trump ‘i hap dyert’ familjes Bolsonaro, pajisen me viza amerikane

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In