• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbulohet shifra marramendëse, ‘ABC News’ ndërron pronar, e blejnë Devollët e Kosovës

by Java News
07/10/2022 14:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sezoni i ri e ka gjetur me ndryshime të mëdha tregun mediatik shqiptar, ku tashmë futet një aktor i rendësishëm siç janë kompania “Devolli Group” nga Kosova, të cilët janë në negociata për blerjen e televizionit, tashmë gjeneralist, ABC.

Burime bëjnë me dije se palët janë në përfundim të negociatave dhe ABC do t’u kalojë Devollëve, të cilët kanë një mori biznesesh të vendosura në Kosovë.

Burime bëjnë me dije se gjatë ditës së sotme, njëri prej vëllezërve Devolli ka vizituar ambientet e ABC në Tiranë dhe bashkë me Kushtrim Gojanin e Klan Kosova kanë takuar drejtorin aktual të ABC, Idaver Sherifin.

Futja e bizneseve të Shqipërisë në Kosovë është një fenomen që ka ndodhur më parë, ndërsa risi është investimi i Devollëve në tregun mediatik shqiptar.

Ndërkohë, ABC Management, me pronar Klodian Allajbeun vijon të ketë pronësinë e televizionit T7 dhe Gazeta Express në Kosovë. Duket se grupi mediatik synon të fokusohet te këto media pas shitjes së televizionit ABC.

Siç bëjnë me dije burimet, palët duket se kanë rënë dakord për një shifër rreth 10.3 milion euro, megjithatë shifra do të konkretizohet në firmosjen e kontratës.

Gjatë ditëve në vijim pritet një vizitë e përfaqësuesve të kompanisë “Devolli” në Tiranë për të parë ambientet e televizionit që do të blejnë.

Next Post
Betimi i presidentit të ri/ PD e Berishës nuk shkon, Alibeaj: Do të marrim pjesë në seancën e Kuvendit, Begaj përfaqëson…

'Kompromis për reformën territoriale', Alibeaj: Ja përgjigjja ime për deputetin Berisha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com