• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbulohet sesi i stërviste xhihadistët rekrutuesi shqiptar i Maqedonisë

by Java News
16/08/2016 22:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata në Tiranë caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për shqiptarin nga Maqedonia, Imerli Avmeti, që dyshohet se ka qenë pjesë e formacioneve të ISIS-it.

Imerli Avmeti
Imerli Avmeti

I dyshuari 46-vjeçar, me banim në Gostivar, kishte hyrë ilegalisht në Shqipëri, por ishte mbajtur në vëzhgim nga ana e strukturave të Antiterrorit. Sipas dosjes së përcjellë nga pala maqedonase, dyshohet se Imerli Avmeti ka stërvitur dhe trajnuar individë me tendencë ekstremiste, të cilët, pas fazës përgatitore, u janë bashkuar formacioneve të ISIS-it.

Me kërkesë të Prokurorisë, i arrestuari u la në qeli ditën e djeshme, në mënyrë që Prokuroria të ketë kohën e nevojshme për formalizimin e ekstradimit të tij në Maqedoni.

Më 13 gusht 2016, Gjykata maqedonase lëshoi urdhër-arrestin, ndërsa forcat e Antiterrorit në Tiranë një ditë më pas e ekzekutuan urdhrin e Gjykatës maqedonase, pasi po mbanin në vëzhgim të dyshuarin.

Zyrtarisht, Policia e Shtetit deklaroi se arrestimi i 46-vjeçarit u bë pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Prokuroria maqedonase.

PERSONAZHI

Imerli Avmeti ka 4-5 hyrje- dalje në Shqipëri, disa prej të cilave i ka legale, pasi janë të regjistruara edhe në sistemin TIMS. Së fundi, ai ka hyrë në vendin tonë ilegalisht, pasi dyshohet se kishte marrë dijeni për faktin se ishte në ndjekje nga Policia. Identifikimi dhe arrestimi i të kërkuarit është bërë në bazë të informacioneve të marra nga shërbimet sekrete të dy vendeve.

Në Shqipëri dyshohet se 46- vjeçari ka nisur të kontaktojë me persona me prirje radikale, të cilët dyshohet se ka tentuar t’i rekrutojë për t’i dërguar në kampet stërvitore jashtë Shqipërisë, me destinacion final Sirinë. Policia shqiptare ka thënë se 46-vjeçari akuzohet në vendin e tij për veprën penale “Pjesëmarrje në ushtri, polici, formacione paramilitare të huaja”, parashikuar nga neni 322 i Kodit Penal maqedonas.

SI U ARRESTUA

Në deklaratën e Policisë theksohet se kapja e të dyshuarit është bërë pas një pune disajavore me përdorimin e metodave speciale të hetimit nga specialistët e Drejtorisë së Antiterrorit. Kanë qenë këta të fundit që kanë bërë lokalizimin e vendndodhjes së personit të shumëkërkuar në vendin e quajtur “Rruga e Barrikadave”, pranë ish-kinema “17 Nëntori”, Tiranë.

“Ky shtetas ka mundur t’u shpëtojë arrestimeve të kryera në Maqedoni në muajin gusht 2015 gjatë një operacioni antiterrorizëm. Nëse gjendet fajtor, rrezikon burgim nga 20 vite deri në burgim të përjetshëm. Operacioni antiterror për kapjen dhe arrestimin e shumë të kërkuarit për akte terroriste është koordinuar dhe zhvilluar në bashkëpunim të suksesshëm me partnerët tanë strategjikë ndërkombëtarë”, theksohej ndër të tjera në materialin e akuzës ndaj 46-vjeçarit./panorama/a.k

Next Post

Nëse jeni të stresuar... kafeina është zgjidhja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori i OSBE: Transparenca dhe sanksionet, kyçe për financimin e partive politike

Ambasadori i OSBE: Transparenca dhe sanksionet, kyçe për financimin e partive politike

March 3, 2026
Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë pas ngjarjeve në Iran?

Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë pas ngjarjeve në Iran?

March 3, 2026
Plazhi që “transformohet” në pasqyrë, fenomeni unik në Japoni që po mahnit botën

Plazhi që “transformohet” në pasqyrë, fenomeni unik në Japoni që po mahnit botën

March 3, 2026
“Nuk duam të vrasim Trumpin”, Irani u jep garanci me shkrim amerikanëve

Si të mendojmë për luftën e Trump me Iranin

March 3, 2026

Gjyqi ndaj Veliajt, caktohet data e seancës së parë në GJKKO

March 3, 2026
Diaspora pret fletë-votimet, Celibashi: Printimi nisi, brenda 2 javësh shpërndarja

“Partitë nuk deklarojnë financimet, 50% s’marrin pjesë në zgjedhje”, Celibashi rekomandon raportime periodike

March 3, 2026
Silvio Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

Gonzato: Financimi i partive politike, parakusht për procesin e anëtarësimit në BE

March 3, 2026
Vaksina universale kundër gripit: Shkencëtarët flasin si po i afrohen ‘pikave të dobëta’ të virusit

Vaksina universale kundër gripit: Shkencëtarët flasin si po i afrohen ‘pikave të dobëta’ të virusit

March 3, 2026
Lufta në Iran trondit tregjet evropiane, gazi rritet me 33% brenda pak ditësh

Lufta në Iran trondit tregjet evropiane, gazi rritet me 33% brenda pak ditësh

March 3, 2026
Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, përfshihet edhe Evropa

Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, përfshihet edhe Evropa

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In