• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbulohet ‘sekreti’, ja si përgatiten nga Ministria e Arsimit provimet e maturës

by A R
29/06/2026 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përgatitja e tezave të Maturës Shtetërore nis rreth shtatë deri në tetë muaj përpara zhvillimit të provimeve dhe kalon në disa faza verifikimi deri në finalizimin e tyre.

Kështu u shpreh Zëvendësministrja e Arsimit, Orjana Osmani, e ftuar sot në emisionin “Shije Shtëpie”, Tv Klan, nga ku dhe shpjegoi procesin që ndiqet për hartimin e tezave të maturës.

Sipas saj, në hartimin e fondit të pyetjeve angazhohen mësuesit me përvojën më të gjatë në mësimdhënie dhe në përgatitjen e tezave, ndërsa materiali i përgatitur rishikohet vazhdimisht gjatë disa muajve për të garantuar cilësinë dhe korrektësinë e tij.

Në fazën përfundimtare përzgjidhen dy prej hartuesve më të kualifikuar, të cilët kanë dëshmuar rezultate në proceset e mëparshme të Maturës Shtetërore.

“Fondi i pyetjeve nis rreth shtatë deri në tetë muaj përpara, ku ne, në fakt, mbledhim mësuesit më të mirë, mësuesit që kanë një eksperiencë shumë të gjatë, qoftë në mësimdhënie, qoftë në hartimin e tezave. Ata përgatisin fondin e pyetjeve për të gjitha lëndët. Sigurisht, fondi, brenda këtyre muajve, shikohet, rishikohet, në mënyrë që në javën përfundimtare puna të jetë më e thjeshtë. Zakonisht vendosen dy mësues, përzgjidhen në grupin e hartuesve të tezës dy më të mirët, që në fakt kanë pasur rezultate në Maturën Shtetërore dhe i njohim. Padiskutim, kjo është një nga arsyet kryesore pse ne vendosim këta mësues, që e njohin shumë mirë arsimin dhe dinë të ndajnë mirë nivelet e nxënësve“, u shpreh ajo.

Osmani theksoi se hartimi i një teze kombëtare është një proces kompleks, pasi testi duhet të jetë i përshtatshëm për rreth 26 mijë e 600 maturantë në të gjithë vendin.

Ajo sqaroi se përzgjedhja e pyetjeve dhe ushtrimeve përfundimtare bëhet në ditët e fundit, ndërsa pyetjet me nivelin më të lartë të vështirësisë hartohen në fazën finale të procesit. Më pas, i gjithë procesi përmbyllet në Qendrën e Shërbimeve Arsimore, ku hartuesit dhe punonjësit qëndrojnë deri në printimin e testeve. Më pas, brenda dy ditëve, tezat shpërndahen në të gjithë vendin nga Posta Shqiptare, e cila siguron dërgimin e materialeve në qendrat e provimit.

“Të mos harrojmë që nuk është një punë e thjeshtë. Është një punë e vështirë, një punë e cila, në fakt, nëse një mësues bën një tezë për një klasë me 30 veta, ose nëse këtë tezë e përgatit, po themi, për të gjitha klasat ku ai jep mësim, nuk është kaq e thjeshtë. Duhet të përgatisë, në këtë rast, për 26 mijë e 600 maturantë.

Përzgjidhen, sigurisht, në momentin e fundit ato ushtrimet, pyetjet apo autorët që pak a shumë janë të konsoliduar dhe, në momentin e fundit, hartohen ato pyetje që janë më të vështira. Pastaj i gjithë procesi përmbyllet në Qendrën e Shërbimeve Arsimore. Madje, qëndrojnë qoftë mësuesit, qoftë punonjësit e Qendrës së Shërbimeve Arsimore. Qëndrojnë aty, printohen brenda dhe më pas, përgjatë dy ditëve, ato shpërndahen në të gjithë Shqipërinë me Postën Shqiptare, e cila bën edhe vendosjen e të gjitha materialeve në dispozicion të çdo maturanti për provim”, tha ajo.

Next Post
Monitorim me dron e pajisje inteligjente/ Policia e Durrësit arreston 17 shoferë, mbi 1800 gjoba në një javë

Monitorim me dron e pajisje inteligjente/ Policia e Durrësit arreston 17 shoferë, mbi 1800 gjoba në një javë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

“Fashistët” që protesta i zbuloi vetëm pasi u kthyen kundër saj

August 18, 2026
Tërmeti i fuqishëm 6.1 trondit Indonezinë, lëkundjet godasin pranë Sumatrës

Tërmeti i fuqishëm 6.1 trondit Indonezinë, lëkundjet godasin pranë Sumatrës

August 18, 2026
Vrasja që tronditi Ksamilin, ja vendi ku u gjet i pajetë 20-vjeçari francez, autori i dyshuar ende në kërkim

Vrasja që tronditi Ksamilin, ja vendi ku u gjet i pajetë 20-vjeçari francez, autori i dyshuar ende në kërkim

August 18, 2026
Aksident i rëndë në rrugën Pejë-Prishtinë, humb jetën një person dhe plagosen 3 të tjerë

Aksident i rëndë në rrugën Pejë-Prishtinë, humb jetën një person dhe plagosen 3 të tjerë

August 18, 2026
Përshkallëzohet përplasja Moskë-Londër! Rusia: Britania po bëhet gjithnjë e më e përfshirë në luftë, do të paguajë çmim

Përshkallëzohet përplasja Moskë-Londër! Rusia: Britania po bëhet gjithnjë e më e përfshirë në luftë, do të paguajë çmim

August 18, 2026
VIDEO/ Ambulanca përplaset me makinën me targa greke në aksin Maliq-Pogradec, plagoset emigranti

VIDEO/ Ambulanca përplaset me makinën me targa greke në aksin Maliq-Pogradec, plagoset emigranti

August 18, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Protesta nuk është restorant

August 18, 2026
Predha godet anijen në Hormuz, Izraeli paralajmëron: Pa çarmatosjen e Hamasit nuk ka tërheqje

Predha godet anijen në Hormuz, Izraeli paralajmëron: Pa çarmatosjen e Hamasit nuk ka tërheqje

August 18, 2026
Vrau francezin në Ksamil, e shkuara e errët e autorit Sokrat Vatës, 5 vite burg në Britani për trafik droge

Vrau francezin në Ksamil, e shkuara e errët e autorit Sokrat Vatës, 5 vite burg në Britani për trafik droge

August 18, 2026
Moti ndryshon papritur, reshje shiu dhe shtrëngata në vend, ja parashikimi për ditën e sotme

Moti ndryshon papritur, reshje shiu dhe shtrëngata në vend, ja parashikimi për ditën e sotme

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com