UEFA ka përcaktuar oraret kur do të luhen ndeshjet e Evropianit.
Franca si vend organizator mbrëmjen e 10 qershorit 2016 në orën 21:00 do të hapë kampionatin.
Takimet e grupeve dhe të 1/8 do të luhen në orën 15:00, 18:00 dhe 21:00, kurse nga çerekfinalet dhe deri në finalen e madhe ndeshjet do të zhvillohen vetëm në orën 21:00.
Finalja do të luhet më 10 korrik në “Stade de France” po në orën 21:00.