Kur kanë kaluar 4 ditë nga atentati ndaj prokurorit Ndoja policia ka nisur kontrolle në disa qytete të vendit si dhe ka shoqëruar disa persona.
Por Top Channel raporton se Redjan Rraja është personi i arrestuar nga policia, i cili dyshohet se është i përfshirë në atentatin e Shkozetit, ku u qëllua me breshëri automatiku ndaj makinës me të cilën udhëtonte prokurori i Durrësit, Arjan Ndoji dhe Landi Muharremi, i njohur si “i forti i Sukthit”.
Sipas burimeve të Top Channel, Rraja u arrestua në momentin që po largohej nga Shqipëria.