• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Zbulohet plani sekret që ka Serbia për të shkaktuar trazira në Kosovë

by Java News
16/01/2018 22:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e vrasjes së politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç, televizioni shtetëror RTK publikon një studim të Institutit të Kosovës për Studime Ndërkombëtare që flet për trazira që po planifikon Serbia në Kosovë gjatë vitit 2018.

Më poshtë shkrimi i plotë 

Sipas disa informacioneve që kemi siguruar si IKSN nga burime mirë të informuara, sigurimi shtetëror në Serbi ka themeluar një njësi të veçantë të quajtur (UJQIT), e cila do të realizojë një plan sekret operativ, ku do të organizohen aktivitete të dhunshme (trazira ndëretnike) në Kosovë.

Këto burime më tej sqarojnë se ky njësit është i themeluar enkas për këtë plan sekret operativ, me ç’rast janë përzgjedhur zyrtarë elitar nga shërbimi inteligjent ushtarak si dhe ai policor. Ky plan operativ quhet “TOKA E SHEJTE” dhe do të udhëhiqet nga zyrtari i lartë Zoran Strakoviç me pseudonimin (Zoki) i cili është nga fshati Zaskok- komuna e Ferizajt, dhe i cili paralufte si dhe gjatë luftës ishte udhëheqës i lartë i sigurimit shtetëror serb, deri në largimin e forcave serbe nga Kosova. Aktualisht ai jeton në Beograd.

Sipas këtyre burimeve ky njësit bazën kryesore e ka në Nish të Serbisë, por operon në gjithë territorin e Kosovës, ku dyshohet se ka 8 qendra të tjera. Ky njësit ka të angazhuar gjithsej 22 agjentë në bazën kryesore në Nish, të cilët edhe në të kaluarën kanë qenë pjesë e strukturave serbe të sigurisë si ato ushtarake po ashtu edhe ato policore.

Ndërsa në Kosovë ka edhe 8 agjentë të tjerë të cilët udhëheqin me qendrat në RKS. Këta agjentë janë nga komuniteti serb dhe jetojnë në Kosovë. Më tej këto burime tregojnë se këto 8 qendra kanë gjithsej rreth 154 bashkëpunëtor të cilët janë serb dhe jo serb, por të cilët veprojnë në gjithë territorin e RKS. Po ashtu këto burime thonë se për këtë plan operativ janë siguruar rreth 20 milionë euro.

Sipas këtyre informacioneve dyshohet se këto persona kanë për obligim organizimin e aktiviteteve të dhunshme ndaj minoriteteve serbe në enklava apo mjedise të tjera ku aktualisht veprojnë qytetarë të komunitetit serb.

Dyshohet se nga këto aktivitete dhune, ata pretendojnë se do të ndryshojë situata e sigurisë dhe kështu jeta e serbeve që jetojnë dhe veprojnë në Kosovë do të jetë e rrezikuar, Nga ajo situatë e krijuar qeveria serbe do të kërkojë ndërprerjen e dialogut me Kosovën dhe do të kërkojë nga faktori ndërkombëtar, riorganizim të funksionalizimit të institucioneve të cilat iu takojnë serbëve, kështu duke siguruar jetët e tyre nga nacionalistet shqiptar të rebeluar e të cilët tani janë edhe duke udhëhequr me Kosovën.

Këto burime janë informuar se qeveria serbe do të dalë me këto kërkesa ndaj ndërkombëtarëve dhe qeverisë së Kosovës në mënyrë që të krijohen kushte për vazhdimin e dialogut:

1. Të themelohet një dhomë e parlamentit për komunitetin serb i cili do të vendoset në Graçanicë për arsye sigurie të përfaqësuesve serb,

2. Të zhvendoset kanali 2 i RTK-së në Graçanicë për arsye sigurie dhe të jetë i pavarur nga RTK,

3.Të krijohet drejtoria e policëve serb në kuadër të PK, e cila do të udhëheq me zyrtarët policor serb, dhe të ketë një zv/komandant të PK nga komuniteti serb i cili ka mandat të pavarur në udhëheqjen e policëve serb.

4. Të krijohet batalioni i komunitetit serb brenda FSK i cili do të jetë në veri të Mitrovicës, e cila do të komandohet nga një komandant serb, dhe të emërohet zv/komandanti i përgjithshëm i FSK-së nga komuniteti serb

5. Të krijohet një njësi e veçantë e serbëve në AKI dhe pozita e zv/drejtorit t’i takojë komunitetit serb

6. Të krijohet një njësi e veçantë e policëve serb si pjesë e PK dhe KFOR-it për sigurimin e trashëgimisë serbe si manastiret dhe kishat etj.

Ky njësit po ashtu do të ndihmojë edhe gjykatën speciale në grumbullimin e informacioneve për krimet të cilat i ka shkaktuar UÇK, pas luftës dhe gjatë luftës në civilët serb si dhe atyre shqiptarë të cilët ishin lojal ndaj qeverisjes serbe deri më 8 qershor 1999.

Me këtë rast vlen të theksohet se ditëve të fundit kanë filluar të riorganizohen edhe pjesëtarët e të ashtuquajturës AKSH, sidomos në Besianë (Podujevë), Artan (Novobërrd) dhe Kamenicë e Gjilan.

 

 

Next Post
Rrëzohet helikopteri ushtarak, humbin jetën 7 persona në Kolumbi

Rrëzohet helikopteri ushtarak, humbin jetën 7 persona në Kolumbi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spanja kampione e botës për herë të dytë! Ferran Torres vendos finalen ndaj Argjentinës në shtesë, bie mbretërimi i Messit

Spanja kampione e botës për herë të dytë! Ferran Torres vendos finalen ndaj Argjentinës në shtesë, bie mbretërimi i Messit

July 19, 2026
Pesë miliardë euro kredi për prona, bankat rrisin ekspozimin ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme

Pesë miliardë euro kredi për prona, bankat rrisin ekspozimin ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme

July 19, 2026
“Tirana me ‘regjim të posaçëm’, bashkim të Prrenjasit me Librazhdin”, deputetja e PS flet për ndryshimet e “Territoriales”

“Tirana me ‘regjim të posaçëm’, bashkim të Prrenjasit me Librazhdin”, deputetja e PS flet për ndryshimet e “Territoriales”

July 19, 2026
VIDEO/ Vijon protesta në ditën e 50-ë, ja pjesëmarrja e qytetarëve para Kryeministrisë në orën 20:05

VIDEO/ Vijon protesta në ditën e 50-ë, ja pjesëmarrja e qytetarëve para Kryeministrisë në orën 20:05

July 19, 2026
Finalja e Kupës së Botës 2026/ Argjentina forcon mesin e fushës, Spanja lë në stol Pedrin (Formacionet zyrtare)

Finalja e Kupës së Botës 2026/ Argjentina forcon mesin e fushës, Spanja lë në stol Pedrin (Formacionet zyrtare)

July 19, 2026
Ministri Gonxhja: Nikaj-Mërturi thesar i Alpeve, potencial për zhvillimin e turizmit malor

Ministri Gonxhja: Nikaj-Mërturi thesar i Alpeve, potencial për zhvillimin e turizmit malor

July 19, 2026
Gjenerata ‘Zh’, revolucioni seksual, neomarksizmi dhe milionat e Gones

Gjenerata ‘Zh’, revolucioni seksual, neomarksizmi dhe milionat e Gones

July 19, 2026
Reforma territoriale, Zhupa: PD kundër çdo plani për të shkrirë bashkitë e Delvinës dhe Konispolit

Reforma territoriale, Zhupa: PD kundër çdo plani për të shkrirë bashkitë e Delvinës dhe Konispolit

July 19, 2026
Me siluetë elegante dhe dizajnin futuri, superjahti luksoz “Yas” ankorohet në Portin e Durrësit (FOTO)

Me siluetë elegante dhe dizajnin futuri, superjahti luksoz “Yas” ankorohet në Portin e Durrësit (FOTO)

July 19, 2026
“Më hoqën rrobat, më nxorën përjashta”, Sabrija akuza djemve: Nuk janë kujdesur për mua

“Më hoqën rrobat, më nxorën përjashta”, Sabrija akuza djemve: Nuk janë kujdesur për mua

July 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In