• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zbulohet plani sekret për shkatërrimin e Koresë së Veriut

by A R
14/03/2017 11:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktivitetet politike dhe ushtarake të Koresë së Veriut janë interpretuar prej kohësh nga SHBA dhe aleatët e saj më të ngushtë si një kërcënim latent.

Sipas një artikulli të botuar nga revista amerikane  “The National Interest”, stërvitjet e përbashkëta ushtarake “Foal Eagle” mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut, janë reflektim i fillimit të një plani të fshehtë që mund t’i hapë rrugën luftës së dytë të Koresë, – shkruan Dita. Këto aktivitete janë pjesë e një programi të fshehtë të quajtur OPLAN 5015 (Plani i Operacioneve amerikane 5015), që është krijuar në vitin 2015 dhe që reflekton një taktikë të re përballjeje me Korenë e Veriut.

Edhe pse bëhet fjalë për një projekt të klasifikuar, disa nga rrjedhjet e publikuara në mediat japoneze dhe koreano-jugore tregojnë për një ndryshim në strategjinë e luftës, që merr parasysh qasjet moderne përballë një konfrontimi të mundshëm mes dy popujve.

Sipas një botimi të vitit 2015 nga shtypi japonez dhe korean, tregohej se një pjesë e OPLAN 5015 do të fokusohej në operacionet e forcave speciale që janë ngarkuar për të eliminuar liderët kryesorë të Koresë së Veriut dhe të sulmojnë objektiva specifike me armë të sofistikuara dhe teknologji kibernetike.

Kjo strategji ndryshon nga koncepti tradicional i luftës midis ushtrive dhe do të synonte uljen e numrit të viktimave dhe zvogëlimin e kostove të operacioneve ushtarake.

Sipas “The National Interest” një qasje e orientuar ndaj sulmeve konkrete mund të çojë në një luftë në shkallë të gjerë, me një të ardhme po aq të pasigurt sa dhe rolet e Koresë së Jugut dhe mbështetja e SHBA-ve nga ana e detit dhe tokës në një konfrontim të mundshëm ushtarak në  rajon.

Stërvitjet “Foal Eagle”, që përfshijnë më shumë se 300.000 burra në një stërvitje të praktikuar në mjedise reale dhe të simuluara me kompjuter, janë  kritikuar nga ushtria koreano veriore që paralajmëron se do të marrë masa më drastike për të reaguar ndaj asaj që e sheh si një politikë armiqësore kundër vendit të saj.

Nën komandën e liderit, Kim Jong-un, Koreja e Veriut ka shtuar testimet balistike në distancë të gjatë dhe ka ndezur akoma më shumë alarmet në rajon./a.m.

Next Post
AMNISTIA FISKALE/ FMN: Cilat borxhe duhet t’i falen biznesit

VETTING-U/ Raporti: Drejtësia e korruptuar pengesë serioze për investitorët e huaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

August 30, 2026
Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

August 30, 2026
VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

August 30, 2026
7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

August 30, 2026
Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

August 30, 2026
20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

August 30, 2026
Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

August 30, 2026
“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

August 30, 2026
Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

August 30, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Përpjekje për të gjetur alibi për lirimin e mundshëm të Veliajt

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com