• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbulohet një shtresë e re nën koren e tokës, mund të hedhë dritë mbi lëvizjen e pllakave tektonike

by A R
08/02/2023 20:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nën koren e tokës është zbuluar kohët e fundit një shtresë e shkëmbinjve pjesërisht të shkrirë që mund të ndihmojë në shpjegimin e lëvizjeve të pllakave tektonike. I publikuar në revistën Nature Geoscience, ky rezultat u arrit nga shkencëtarët në Universitetin e Teksasit në Austin dhe Universitetin Broën. Më herët ekspertët kishin zbuluar pika shkrirjeje në thellësi të ngjashme.

Ekipi, i udhëhequr nga Junlin Hua, zbuloi shtresën rreth 160 kilometra të thellë nga sipërfaqja, brenda astenosferës, rajoni i brendshëm i planetit që formon kufirin e nevojshëm të pllakave për të lëvizur nëpër mantel.

Dendësia e kësaj shtrese dihej tashmë se ishte mjaft ‘e butë’, por shkencëtarët nuk i kishin kuptuar mekanizmat pas këtij fenomeni. Ishte spekuluar se shkëmbinjtë e shkrirë mund të ishin një faktor. Megjithatë, kjo punë tregon se shkrirja e shkëmbinjve nuk ndikon në rrjedhën e shkëmbinjve në mantel.

“Megjithëse brendësia e Tokës është kryesisht e fortë, shkëmbinjtë mund të lëvizin dhe të rrëshqasin mes tyre. Rezultatet tona tregojnë se shtresa e shkrirë nuk ka ndikim në tektonikën e pllakave. Në çdo rast nuk mund të përjashtojmë që shkrirja lokale të mos ketë rëndësi”, shpjegon Thorsten Becker, një nga autorët e studimit.

Studiuesit mblodhën imazhe dhe lexime nga stacionet sizmike në mbarë botën. Kështu ata morën një hartë globale të astenosferës . Duke krahasuar të dhënat me matjet e lëvizjeve tektonike, ata nuk gjetën asnjë korrelacion, pavarësisht se shtresa e shkrirë mbulon rreth gjysmën e Tokës.

“Kjo na lejon të thellojmë njohuritë tona për vetitë e astenosferës. Një informacion i tillë është kritik për të kuptuar tektonikën e pllakave”, komenton Karen Fischer, sizmologe në Universitetin Brown.

/a.r

Next Post
‘Gati për t’u ndeshur me Ramën’/ Deputeti i Berishës: Shpresojmë rezultatin më të mirë më 14 maj

“Shpallja non grata e Berishës i zgjidhte të gjitha”/ Kreu i "Rithemelimit" me alibi bojkoti: Rama kërkon të na përjashtojë nga zgjedhjet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com