Një Bibël e vjetër, mendohet 1000-vjeçare, është konfiskuar nga policia në qytetin Tokat në Turqinë qendrore.
Gazeta “Sabah” shkruan se Bibla e shkruar në gjuhën asiriane do të shitej nga tre persona, por ajo u konfiskua nga agjentë policie të maskuar.
Origjina e Biblës nuk dihet, por policia ka thënë që libri kishte vetëm 51 faqe të mbetura dhe kopertina ishte shumë e dëmtuar megjithëse fotografitë e bëra nga gjethet e arit me motive religjioze brenda Biblës ishin të paprekura.
Tokati është njohur edhe më parë për trafikim të objekteve me vlerë, pasi aty është gjetur një pikturë në vaj e Van Gogut, e kapur në mjetin e një kontrabandisti.