Njëra nga dy mumiet egjiptiane, të zhdukura nga Muzeu në Bruksel 45 vjet më parë, u gjet në një kolektor në Mons, Belgjikë, kur një 66 vjeçar u përpoq për të vënë në ankand. Muzeu i Historisë dhe Artit në Bruksel (The Royal Museums of Art and History) në vitin 1970 kishte huazuar dy mumiet për hulumtime që kishin kërkuar dy mjekë. Hulumtimi i tyre u botua tre vjet më vonë, por mumiet asnjëherë nuk u kthyen në muze.
Një 66-vjeçar javën e kaluar u përpoq të organizojë shitjen e një mumie në Shtëpinë e Ankandit në Mons, kurse zyrtarët e shtëpisë e kuptuan se për çfarë bëhet fjalë dhe kontaktuan policinë belge. Pas një hetimi policia deklaroi se mumien në Shtëpinë e Ankandit e solli i biri i një 66-vjeçar, i njërit prej mjekëve të cilët kishin huazuar mumiet. Identiteti i të dyshuarit nuk është publikuar, por fati i mumies tjetër, që mungon, mbetet ende i panjohur.