• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbulohet “molla e sherrit”, ja pse Cozman kërcënonte Noizyn

by Aalison Pearse Stevens
17/09/2016 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Sherri mes Cozman dhe Noizy-t ka qenë i paralajmëruar. Cozman e ka kërcënuar që pas deklaratës që ai bëri se, kishte pasur një marrëdhënie me Tunën”,- është kjo ajo që thonë miqtë nga Tirana të reperit të mirënjohur.

Sipas tyre, Cozman i kishte dërguar disa herë mesazhe Noizy-t që të mos dukej në Prishtinë, pasi do të hakmerrej për ato që kishte thënë, ndaj dhe ky konfrontim mes tyre ishte i pritshëm.

Që pas incidentit të ditës së martë, asnjëra nga të dyja palët nuk ka dashur të prononcohet rreth arsyeve që çuan në këtë sherr. Si “Babastars”, ashtu edhe “OTR” kanë zgjedhur që të mos flasin rreth ngjarjes, megjithatë disa prej miqve i kanë rrëfyer “Bluetooth” se si ka nisur sherri.

“Ka qenë Skivi ai që sapo e ka parë Noizy-n në Prishtinë, e ka sharë rëndë. Ka dalë nga makina dhe ka filluar ta ofendojë me fjalë të ndyra. Kamera e tyre ka qenë e ndezur gjatë gjithë kohës. Kishin për qëllim që regjistrimin ta hidhnin online.

Natyrisht që reagimi i Noizy-t ka qenë i menjëhershëm. Ai është kundërpërgjigjur duke i qëlluar të dy, si Cozman si Skivin. Policia ka mbërritur shumë shpejt në vendin e ngjarjes, madje as armët nuk ishin nxjerrë.

Ngaqë e kishin të pamundur t’i qëllonin Noizy-t, Cozman dhe Skivi qëlluan më shumë Varrosin. Edhe kur kanë nxjerrë armën, Noizy nuk ka ikur, por ka vijuar të përleshet me ta. Policia ka qenë prezente teksa është shtënë me armë, megjithatë ndërhyri shumë vonë”,- shprehet një nga shokët e Noizy-t.

Sipas tij, ngjarja ka lidhje me Tunën. Shpeshherë në media Noizy është tallur me çiftin “Fenix”. Madje javën e shkuar, teksa ka qenë i ftuar te “Zonë e Lirë”, pyetjes se si i dukeshin Cozman dhe Tuna, reperi i është përgjigjur: “Të dyja më duken si goca”.

Miku i tij tregon se, Noizy kishte marrë disa kërcënime nga Cozman, edhe pse asnjëherë me emrin e tij. “Edhe pse Cozman ka disa kohë që është ndarë nga Tuna, e kishte inatin e deklaratës që Noizy bëri tek Ermal Mamaqi, ku tha se kishte bërë seks me të.

Të shumta kanë qenë mesazhet dhe telefonatat kërcënuese që Noizy-t i vinin, edhe pse në asnjërën prej tyre nuk thuhej që i kishte nga Cozman. Megjithatë ai kurrë nuk u tremb, por vijoi të shkonte në Kosovë, si për qejf, edhe për koncerte.

Ata e dinin që ai ishte në Prishtinë dhe shkuan të përgatitur, me armë me vete, ndërsa Noizy ishte i paarmatosur, ndaj u mbrojt vetëm me grushte. Asnjë nga ‘OTR’ nuk do të flasë për këtë konflikt, pasi e quajnë një kapitull që duhet harruar. Nuk është ky shembulli që duan të japin”,- përfundon një pjesëtar i “OTR” për “Bluetooth”.

Next Post
Tirana dhe Kukësi ndajnë pikët në barazimin 2-2

Tirana dhe Kukësi ndajnë pikët në barazimin 2-2

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mazhoranca kërkon ndryshime në ligj, drejtori i Gardës s’do të zgjidhet me konkurs, hiqet kriteri i masterit

Mazhoranca kërkon ndryshime në ligj, drejtori i Gardës s’do të zgjidhet me konkurs, hiqet kriteri i masterit

March 7, 2026
Harta e re gjyqësore dhe drejtësia e mohuar

Karburanti i djeshëm me çmimin e nesërm

March 7, 2026
Berisha: Misioni i mësuesve, përcaktues për kombin! Sistemi arsimor në krizë

Berisha: Misioni i mësuesve, përcaktues për kombin! Sistemi arsimor në krizë

March 7, 2026
Aeroporti i Dubait rifillon pjesërisht operacionet, autoritetet thirrje qytetarëve: Kontaktoni me linjën ajrore dhe konfirmoni fluturimet

Aeroporti i Dubait rifillon pjesërisht operacionet, autoritetet thirrje qytetarëve: Kontaktoni me linjën ajrore dhe konfirmoni fluturimet

March 7, 2026
Ushtria izraelite sulm në Liban: Vramë drejtues të Hezbollahut

Ushtria izraelite sulm në Liban: Vramë drejtues të Hezbollahut

March 7, 2026
Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Sulaj: Javën tjetër kontrolle për derdhjen e inerteve. Mos abuzoni me hapësirat publike

Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Sulaj: Javën tjetër kontrolle për derdhjen e inerteve. Mos abuzoni me hapësirat publike

March 7, 2026
Gara për “fronin fetar” ndez përplasje brenda regjimit iranian, kush do të jetë udhëheqësi i ri?

Gara për “fronin fetar” ndez përplasje brenda regjimit iranian, kush do të jetë udhëheqësi i ri?

March 7, 2026
Si po e ndihmojnë “pa zhurmë” Iranin Kina dhe Rusia

Si po e ndihmojnë “pa zhurmë” Iranin Kina dhe Rusia

March 7, 2026
Teherani: Sulmuam bazat amerikane në Kuvajt dhe Katar

Teherani: Sulmuam bazat amerikane në Kuvajt dhe Katar

March 7, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

“Më e keqja nuk ka ardhur ende”, Trump paralajmëron sulme të ashpra ndaj Iranit: Sot do të goditet shumë fort

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In