• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbulohet mekanizmi/ Ja si u lirua nga burgu Lulzim Berisha

by Java News
08/01/2017 16:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hetimi i Prokurorisë ka evidentuar parregullsi në lirimin e Lulzim Berishës, jo vetëm nga burgjet, por edhe nga Gjykata e Durrësit. Ky ishte shkaku pse dosja penale u transferua në Prokurorinë e Tiranës tri ditë më parë, pas një hetimi disajavor në Durrës.

Transferimi i dosjes në Tiranë u bë në mënyrë që hetimi të jetë jashtë çdo ndikimi nga ana e gjyqtarëve të Durrësit, që tashmë janë të dyshuar në lidhje me lirimin e Lulzim Berishës në datën 5 dhjetor 2016, raporton Panorama.

lul-berisha

Nga dokumentacioni i sekuestruar prej Prokurorisë, ka rezultuar se vitin e fundit, Lulzim Berishës i janë bërë së paku katër ulje dënimi, në dy raste zbritje nga një vit nga dënimi me amnisti dhe në dy raste të tjera me uljen e periudhave 90-ditore. Hetimi i Prokurorisë ka gjetur se dokumentacioni i burgjeve nuk kishte pasqyruar “zërin e uljeve të dënimit me amnisti” për të burgosurin, të cilit nuk duhej t’i njiheshin këto ulje në lirimin me kusht që iu bë më 5 dhjetor 2016.

LIRIMI I LULZIM BERISHËS

Vendimi i datës 5 dhjetor 2016, që liroi nga burgu me kusht Lulzim Berishën, ishte pjesë e një procesi të gjatë padish e kërkesash që avokatët e tij bënë në gjykata. Në një proces të hapur në korrik 2016, për “lirimin me kusht”, gjykata ia pati rrëzuar kërkesën Lulzim Berishës. Në dokumentacionin e këtij procesi, prokuroria ka gjetur shkresa që hedhin dritë mbi rastin.

“Në dosjen gjyqësore të Gjykatës së Apelit Durrës (faqja 299) ndodhet dinamika e vuajtjes së dënimit e datës 02.12.2016, ku pasqyrohet fakti se kërkuesi (Lulzim Berisha) ka vuajtur 18 vite, 9 muaj dhe 8 dite burgim dhe i kanë mbetur për të vuajtur edhe 6 vite, 2 muaj dhe 22 ditë burgim. Ndërkohë, në dinamikën e vuajtjes së dënimit të datës 31.10.2016, e ndodhur në faqen 300 të dosjes së Gjykatës pasqyrohet fakti se ai ka vuajtur 18 vite, 6 muaj e 14 ditë burgim dhe i kanë mbetur për të vuajtur dhe 6 vite, 5 muaj e 16 ditë burgim”, thekson Prokuroria.

Sipas saj, te të dyja këto dinamika, në ndryshim nga dinamikat e dorëzuara në gjykimet e mëparshme, qëllimisht nga IEVP-Durrës nuk janë pasqyruar me zë të veçantë përfitimet që kërkuesi ka përfituar nga amnistia nr. 22/ 2014 që është aplikuar nga vetë Burgu Durrës dhe amnistia e dytë është përfituar nga vendimi nr. 221, datë 11.05.2016, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Sipas burimeve të Prokurorisë, ulja e dënimit e përfituar nga amnistia përjashtohet ligjërisht nga llogaritja e afatit për lirimin me kusht.

GABIMI I BURGJEVE

Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin e datës 05.12.2016 ka vendosur pranimin e kërkesës dhe lirimin me kusht të Lulzim Berishës, duke e vendosur atë në periudhë prove me kusht që për 5 vjet të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakt me Shërbimin e Provës Durrës.

“Nëse nuk do të ishte pasqyruar kjo dinamikë, kërkuesi nuk e plotësonte kushtin që në kërkesë referuar nenit 64 të K.Penal të kishte kryer 3/4 e dënimit me burgim dhe prej gjykatës nuk do të ishte dhënë ky vendim, pasi ai është një kusht i domosdoshëm i kërkuar nga ligjvënësi me qëllim paraqitjen e kësaj kërkese”, bënë me dije burime nga Prokuroria. Dinamika e vuajtjes së dënimit është firmosur nga Teodor Labi dhe drejtori i Burgut Durrës, Astrit Kotaj./a.k

ulja e denimit te lul berishes

Next Post
VIDEO/ Gazetarja raporton LIVE për motin dhe trafikun, nga i ftohti i dalin lotë… dhe i ngrijnë në fytyrë

VIDEO/ Gazetarja raporton LIVE për motin dhe trafikun, nga i ftohti i dalin lotë... dhe i ngrijnë në fytyrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Silva Caka nga Korça: 7 efektivë policie të pezulluar, 55 ankesa për tejkalim të detyrës nga policia

Silva Caka nga Korça: 7 efektivë policie të pezulluar, 55 ankesa për tejkalim të detyrës nga policia

October 23, 2026
Shkrimtari i njohur italian: Nga rrëfimet e panjohura të Kadaresë tek Enver Hoxha dhe sekretet e historisë

Shkrimtari i njohur italian: Nga rrëfimet e panjohura të Kadaresë tek Enver Hoxha dhe sekretet e historisë

October 23, 2026
Turizmi në rritje, mbi 3.45 milionë hyrje në Shqipëri gjatë gushtit

Vjeshta vijon me rritje të turistëve / INSTAT: Për periudhën janar-shtator, 10.7 milionë vizitorë të huaj

October 23, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Tensione në rritje në Bregun Perëndimor, Netanyahu urdhëron bllokadë totale

October 23, 2026
Autonomia, përgjegjësia dhe ajo që ndodh realisht në arsim

Autonomia, përgjegjësia dhe ajo që ndodh realisht në arsim

October 23, 2026
Nafta Brent arrin në 115 dollarë, niveli më i lartë në më shumë se pesë muaj

Nafta Brent arrin në 115 dollarë, niveli më i lartë në më shumë se pesë muaj

October 23, 2026
Forcat ajrore të Francës dhe Britanisë së Madhe stërvitje të përbashkët bërthamore

Forcat ajrore të Francës dhe Britanisë së Madhe stërvitje të përbashkët bërthamore

October 23, 2026
Nis gjyqi për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, familjarët përballen me të pandehurit, kërkojnë drejtësi

Nis gjyqi për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, familjarët përballen me të pandehurit, kërkojnë drejtësi

October 23, 2026
Dashamir Shehi: Do ishte më mirë të kishim dy lista, PD me të vetët dhe LSI me aleatët

“Vendi është në krizë të thellë”, Shehi: Duhet qeveri teknike dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor

October 23, 2026
Ish-punonjësi i Eminem pranon fajësinë, shiti këngët e papublikuara për 50 mijë dollarë

Ish-punonjësi i Eminem pranon fajësinë, shiti këngët e papublikuara për 50 mijë dollarë

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In