• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbulohet më në fund misteri, ja si e fundosën ukrainasit krenarinë e flotës ruse

by Java News
21/04/2022 16:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

The Economist

Para se të fundosej, anija flamurmbajtëse e flotës ruse ishte 186 metra e lartë,  gati sa dy fusha futbolli. Ajo ishte e pajisur me sensorë, bllokues valësh dhe armë. Anija mbrohej nga tre shtresa të mbrojtjes ajrore: bateritë e raketave S-300F dhe OSA-MA për të rrëzuar raketat përkatësisht me rreze të gjatë dhe më të shkurtër dhe armë AK-630 Gatling.

Ministria ruse e mbrojtjes pretendon se anija u mbyt pas shpërthimit të një zjarri aksidentalisht. Por pamjet e anijes së dëmtuar, e cila u shfaq më 18 prill, duket se konfirmojnë pretendimin e Ukrainës se në fakt ishin forcat ukrainase që goditën atë.
Si mund të kishte shkaktuar një humbje kaq të rëndësishme një forcë kaq e dobët?

Zyrtarët ukrainas thanë më 14 prill se dy raketa Neptun kishin goditur Moskën. Zyrtarët amerikanë vërtetuan pretendimet e tyre. Kokat e raketës janë projektuar dhe prodhuar në Ukrainë, bazuar në një raketë ruse kundër anijeve të njohur si Kh-35.

Raketat Neptun kanë aftësinë të fluturojnë në një lartësi të ulët mbi ujë. Kjo i bën këto raketa më të vështirë për të zbuluar objektivat e tyre, veçanërisht në distancë. Për shkak të sipërfaqes së lakuar të Tokës, predhat mund ti shpëtojnë shikimit të një radari, të paktën për një periudhë kohë si: valët, shiu dhe madje edhe mjegulla mund të ndërhyjnë në fekuencat e radarit.

Por fshehtësia e Neptunëve nuk përputhet me shpejtësinë e tyre. Ndryshe nga shumë armë kundër anijeve, ato fluturojnë  më ngadalë se shpejtësia e zërit, raporton abcnews.al.

Suksesi i shkatërrimit të anijes duket se është ndihmuar falë taktikave të zgjuara të përdorura nga ukrainasit. Pak para sulmit, forcat ukrainase lëshuan dronët Bayraktar TB2 pranë Moskës, sipas një koloneli në Kiev, i cili foli për The Economist.

Këta dronë, të prodhuar në Turqi, kanë qenë efektivë kundër mjeteve të blinduara dhe artilerisë ruse. Prandaj, prania e tyre mund të shkaktojë nervozizëm për personat në bord  dhe të shpërqendrojë operatorët e radarëve.

Koloneli, i cili foli në kushte anonamiteti, pretendon se dronët shpërqëndruan vëmendjen e ekuipazhit ndërsa mblidhnin informacione për shënjestrimin e raketave. Nëse dronët do të ishin në gjendje të tregonin pozicionin e Moskva-s, radarët e Neptunit mund të kishin qëndruar të fikur gjatë pjesës më të madhe të lëvizjes.

Kjo do të kishte qenë një ndihmë e madhe. Sipas Pierre-Henri Chuet, një ish-pilot luftarak në marinën franceze, radarët e raketave mund të jenë ndezur vetëm në dy minutat e fundit të një fluturimi që zgjat pesë herë më shumë.

Fundosja e anijes ruse pasqyron gjithashtu mangësitë ruse.

Anija ruse dukej se operonte vetëm 60 milje detare larg Odesës. Mesa duket Rusia e nënvlerësoi kërcënimin ukrainas. Dizajni i anijes gjithashtu e bëri atë të më të ekspozuar ndaj rreziqeve. U ekspozuan veçanërisht 16 kapanone që përmbanin raketat kundër anijes P-1000 “Vulcan”.

Për shkak të goditjes së Neptunit, predhat mund të ketë shkaktuar zjarr ose për shkak të goditjes të kenë shpërthyer më shumë koka luftarake.  Rusia  filloi sulmet hakmarrëse menjëherë në Ukrainë, duke përfshirë fabrikën e Neptunit pranë Kievit.

Por Rusia tani do ta ketë më të vështirë të sigurojë mbrojtje ajrore për flotën e saj. Turqia ka mbyllur ngushticat e Bosforit dhe Dardaneleve për anijet luftarake. Një sulm rus në Odessa mund të jetë shumë më i rrezikshëm.

Dhe sipas kolonelit, demostrimi i zotësisë së Ukrainës mund të inkurajojë aleatët të ofrojnë më shumë  raketa kundër anijeve se sa kanë premtuar./m.j

Next Post
FOTO/ Gjendet 15-vjeçarja, dyshohej se ishte rrëmbyer nga një grup kriminal por u kap me të dashurin

FOTO/ Gjendet 15-vjeçarja, dyshohej se ishte rrëmbyer nga një grup kriminal por u kap me të dashurin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shpresoj deri në fund për kompromis!”- Gjiknuri flet për ngërçin e Zgjedhores: Gati për të folur edhe për ndryshimet Kushtetuese, listat dhe…

“Shpresoj deri në fund për kompromis!”- Gjiknuri flet për ngërçin e Zgjedhores: Gati për të folur edhe për ndryshimet Kushtetuese, listat dhe…

November 12, 2026
Grip, viroza dhe infeksione respiratorë tek fëmijët, mjekët: Kujdes, pasi infeksionet virale po rikthehen sërish pas mjekimit!

Grip, viroza dhe infeksione respiratorë tek fëmijët, mjekët: Kujdes, pasi infeksionet virale po rikthehen sërish pas mjekimit!

November 12, 2026
Debati/ Miratohet me 8 vota pro projektligji për strehimin social, Manja-Opozitës: Të paktën të bashkoheshit me votë, gjoja mbroni njerëzit…

Debati/ Miratohet me 8 vota pro projektligji për strehimin social, Manja-Opozitës: Të paktën të bashkoheshit me votë, gjoja mbroni njerëzit…

November 12, 2026
Mbajti të dënuarin në burg përtej afateve, KLP jep masë disiplinore ndaj prokurores në Berat, i ul pagën për 6 muaj!

Mbajti të dënuarin në burg përtej afateve, KLP jep masë disiplinore ndaj prokurores në Berat, i ul pagën për 6 muaj!

November 12, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Zgjedhjet vendore/ PD nis fushatën, Berisha shpërndan urdhrin e firmosur: Gjeni figura mes studentëve dhe pedagogëve në protestë!

November 12, 2026
I dënuari në burgun e Fushë-Krujës kërcënon drejtorin dhe sekretaren: Do iu vë bombën

Dy plagosje me thikë brenda pak orësh në Fushë-Krujë, një i arrestuar dhe 2 vëllezër të shpallur në kërkim!

November 12, 2026
“Shtyrja e Samitit është çështje e NATO-s”- Çupi: Rama i dëshmoi Europës se Shqipëria është në boshtin e saj europian! Raportet BE-SHBA…

“Shtyrja e Samitit është çështje e NATO-s”- Çupi: Rama i dëshmoi Europës se Shqipëria është në boshtin e saj europian! Raportet BE-SHBA…

November 12, 2026
VIDEO/ Rama komenton protestën me vezë në Dublin: Kjo është demokracia, ç’të bëjmë! Një grup vëllezërish e motrash…

VIDEO/ Rama komenton protestën me vezë në Dublin: Kjo është demokracia, ç’të bëjmë! Një grup vëllezërish e motrash…

November 12, 2026
Rama takohet me Zelenskyn në Dublin, pak para nisjes së Samitit të Komunitetit Politik Evropian!

Rama takohet me Zelenskyn në Dublin, pak para nisjes së Samitit të Komunitetit Politik Evropian!

November 12, 2026
Prokuroria lëshon urdhër-arresti për drejtorin e spitalit Memorial të Fierit!

Prokuroria lëshon urdhër-arresti për drejtorin e spitalit Memorial të Fierit!

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In