Lëvizja Socialiste për Integrim ka prezantuar sot programin e saj politik, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Hartimi platformës politike, sipas LSI, ka nisur që në maj të vitit 2019. Gjatë tryezës së sotme, pikat e programit u prezantuan nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, Edmond Haxhinasto, Përparim Spahiu etj. Shtyllat e programit të LSI janë pothuajse identike me programin që kjo forcë politike ka prezantuar në vitin 2009, ku më pas u bashkua me Sali Berishën. Shqiptarja.com sjell pikat kryesore të programit të LSI në vitin 2009, të cilat përkojnë me premtimet kryesore që u shpallën sot.
Ato janë; krijimi i vendeve të reja të punës, fokusimi tek arsimi profesional, mbështetja ekonomike për gratë, dhënia e certifikatës së pronësisë të gjithë fermerëve, heqje të TVSH për impuet bujqësore, thithja e investimeve të huaja përmes, caktimi i minimumit jetik, krijimi i zonave ekonomike etj. LSI ka përsëritur sot edhe premtimin e 12 viteve më parë për rritjen e buxhetit për arsimin në masën 5 % të PBP, dyfishimin e pagave për mësuesit, uljen e braktisjes së shkollës etj. Në çdo sektor LSI përsërit me disa modifikime modeste premtimet e 12 viteve më parë.
Duket se përfaqësuesit e LSI kanë fotokopjuar programin e 2009, të cilin e kanë lexuar sot si program të ri. Kjo forcë politike ka qenë për 8 vite me radhë pjesë e pushtetit 2009-2017, ku nuk ka mbajtur qoftë edhe një nga pretimet e shpallura para 11 vitesh dhe që i ka rikthyer sot, me pretendimin se do t’i mbajë pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021, gjithnjë nëse do të ketë votues që do t’i besojnë.
Premtimet e LSI në 2021
–Punësimi
Vende të reja pune dhe punësim të mirëpaguar.
Caktimi i minimumit jetik
Ekonomia
Krijimi i zonave ekonomike për thithjen e investimeve të huaja.
Bujqësia
Dhënien e certifikatës së pronësisë të gjithë fermerëve brenda dy viteve
Mbështetje për fermerët shqiptarë për të rritur prodhimin.
Uljen e kostove të inputeve bujqësore dhe naftës.
Zero % TVSH në të gjithë zinxhirin e prodhimit bujqësor.
2 mijë euro për bizneset që punësojnë një person të ri
Arsimi
Arsimi, do rritet buxheti në masën 5 % të PBP
Dyfishim i pagave për mësuesit.
Tekste falas nga klasa 1 deri tek 9.
Ulje në maksimum të braktisjeve të shkollës.
Rinia
Rritje e shkollave profesionale.
Të ulen tarifat e studimit.
Kredi të butë të rinj që hapin një biznes
Gratë
Mbështetjen ekonomike për gratë
Politika për barazi gjinore.
Përmirësim të kushteve të arsimimit
Forcim i politikave të punësimit
Rritjen e bizneseve që drejtohen nga gratë
Shëndetësia
Rimodelim i shëndetësisë
Fokusim tek shërbimi parësor.
Premtime të tjera
1 mijë ero bonus për beben
Bebet do kenë 25 mijë USD pas 25-30 vitesh
Taksa e sheshtë 9 %
Program Mëso dhe Fito
Premtimet e LSI në 2005, 2009 dhe 2017
–Punësimi
Krijimi i mbi 100.000 vende të reja pune
Ofrimi i punësimit jetik për përfituesit e bonusit jetik
Garantimi për çdo familje të varfër shqiptare minimalisht një të punësuar
Politika ekonomike fiskle dhe arsimore në funksion të punësimit
Ekonomia
Tërheqjen e investimeve të huaja.
Subvencionimin e 50% të sigurimeve shoqërore për punëdhënësit fasonë
Rritjen e prodhimit të naftës nga 400 mijë në orë në 1 milion ton në vit
Zbatimin e standardeve evropiane në konservimin e energjisë
Bujqësia
Dhënien e certifikatës së pronësisë të gjithë fermerëve me tokë të paregjistruar
Subvencionimin e fermerëve për produktin bujqësor dhe blegtoral në masën 20%
Mbështetjen e subjekteve që investojnë në grumbullime, tregje dhe agro-përpunim të prodhimeve bujqësore
Heqja e TVSH për impuet bujqësore
Reformimin e sistemit të kontrollit dhe certifikimit të produkteve ushqimore
Dyfishimin e buxhetit për bujqësinë brenda vitit 2010
Rehabilitimin e plotë i infrastrukturës bujqësore
Subvencionimin në masën 25-50% të in-put-eve bujqësore
Lehtësira tatimore për çdo të punësuar të ri në bizneset ekzistuese
Përjashtimi nga tatim fitimi për 3 vitet e para i të gjitha bizneseve të reja që punësojnë mbi 5 persona.
–Arsimi
Infrastrukturë evropiane dhe dyfishimi i buxhetit për arsimin
Dyfishimi i pagave të mësuesve.
Miratimi i statusit të mësuesit dhe profesori
Zhdukja e analfabetizmit dhe ulje në maksimum të braktisjeve të shkollës
Decentralizimi i plotë i shkollës dhe heqja e TVSH-së për arsimin privat
Rinia
Fuqizimi i arsimit profesional
Funksionimi i fondit të veçantë për artistët e rinj dhe të talentuar
Gratë
Mbështetje ekonomike për gratë
Garanci të barazisë gjinore
Shëndetësia
Dyfishimi i buxhetit të shteti për këtë sektor
Garantimi i barnave të sigurta dhe të shumëllojshme
Sigurimi i shërbimeve cilësore në spitalet publike të rretheve
Sigurim i shërbimeve shëndetësore edhe në fshatrat më të largët
Sigurimi i kontrollit sanitar dhe epidemiologjik
-Naftëtarët e minatorët
Miratimin e statusit të minatorëve
Miratimin e statusit të naftëtarëve
Infrastruktura
Rruga e Arbrit brenda mandatit
Rruga e bregdetit jugor
Rrugët e brendshëm të zonave me prodhim të lartë bujqësor
Modernizimi i rrjetit hekurudhor
Të moshuarit
Miratimi ligjit “për moshën e tretë”
Dyfishimi i pensioneve brenda 4 viteve
Pension i trembëdhjetë për pensionistët
Sigurim i transportit, shërbimeve shëndetësore dhe ilaçeve falas për qytetarët mbi 65 vjeç
Administrata
Kredi lehtësuese për strehimin e nëpunësve të administratës publike
Sporti
Rindërtimi i infrastrukturës së kulturës dhe sporteve
Nxitje për rritjen e cilësisë së veprimtarive artistiko-kulturore dhe sportive
Ndryshim cilësor në masivizimin e sportit dhe në menaxhimin e tij
Krijimi i kushteve infrastrukturore dhe materiale për sportistët elitarë
Pronat
Konsolidim përfundimtar i pronësisë
Përfundimi i procesit të legalizimeve brenda një viti
Procesi i legalizimeve do të paraprijë procesin e urbanizimit/Shqiptarja.com/