• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO: Zbulohet lista e patronazhistëve të PD, numrat e telefonit dhe të gjitha të dhënat e tjera konfidenciale

by
20/04/2021 13:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej një jave tashmë ‘arenën politike’ në vend e ka pushtuar debati dhe ethet e ‘patronazhistëve’.

Një ‘skandal’ i ngritur si një ‘furtunë në një gotë uji’ nga opozita, duke përfshirë edhe angazhimin dhe rebelimin e jashtëzakonshëm të Presidentit Ilir Meta, i cili i vuri vetes misionin të shpartallonte ‘ushtrinë patronazhiste’ të PS-së.

Por Report Tv, përmes një liste të siguruar ekskluzivisht, vërteton atë që ishte paralajmëruar edhe nga mazhoranca, por edhe nga të tjerë figura të rëndësishme politike, edhe partitë e tjera opozitare kanë të njëjtën sistem si punë të përditshme të tyre.

E gjithë kjo histori vërtetohet se është një hipokrizi e nivelit më të lartë në radhët opozitës si ‘e rebeluar dhe revoltuar’ nga ‘përdorimi i tmerrshëm dhe skandaloz sipas saj i të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë’ siç pretendonin ata.

Në të vërtetë e njëjta database, me të njëjtat të dhëna konfidenciale, me numra telefoni, karta ID dhe nga një patronazhist për secilin përdoret prej vitesh edhe nga partitë e Partia Demokratike.

Për të provuar vërtetshmërinë e dokumentit të mëposhtëm, në mënyrë të rastësishme kemi zgjedhur 2 prej patronazhistëve të Partisë Demokratike, Jurgen Baçi dhe Besnik Çotaj, të cilët edhe përmes një kërkimi të thjeshtë në Facebook rezultojnë se bëjnë hapur fushatë elektorale për PD-në dhe Lulzim Basha.

Kujtojmë se paraditen e sotme konfirmimin e kësaj prapaskene që e njohin të gjithë e ka pranuar publikisht edhe gazetari i njohur investigativ Elvis Fundo. Ai shkruan se vetë e ka përdorur këtë database kur ishte pranë Partisë Demokratike.

Tani pas publikimit të këtij dokumenti më shumë sesa reagime të forcave politike, të cilat sigurisht do të futen në debatin e zakonshëm politik, me shumë interes pritet se çdo të bëjë Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili ditët e fundit i dha vetës misionin e demaskimit të patronazhistëve të Partisë Socialiste. A do të ketë të njëjtin reagim edhe për patronazhistët e Partisë Demokratike?! Një pikëpyetje që vetë Presidenti do të duhet ta sqarojë./ b.h

Next Post
“Je bërë si Koçi Xoxe”/ Spaho sherr me Salianjin për komisionerët: Të shkoi jeta me skenarë si të Babales

"Je bërë si Koçi Xoxe"/ Spaho sherr me Salianjin për komisionerët: Të shkoi jeta me skenarë si të Babales

Comments 2

  1. Kometa 001 says:
    5 years ago

    Mooooos, do beje namin Likja!

    Reply
  2. Xoni says:
    5 years ago

    Po ato te leshelise kur do ja nxirrni likes?

    Reply

Leave a Reply to Xoni Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Agjencia e lajmeve opozitare iraniane: 300 anëtarë të milicisë Basij të vrarë në sulmet gjatë natës nga Izraeli

Agjencia e lajmeve opozitare iraniane: 300 anëtarë të milicisë Basij të vrarë në sulmet gjatë natës nga Izraeli

March 17, 2026
Macron: Gjysma e ardhshme e shekullit do të jetë një epokë e armëve bërthamore

Macron: Gjysma e ardhshme e shekullit do të jetë një epokë e armëve bërthamore

March 17, 2026
Kontrabanda e naftës ‘vergine’, vendimi që çoi në pafajësinë e ish drejtuesve të doganës

Nafta me racion/ Britania ndërhyn, do të ofrojë 50 mln paund mbështetje

March 17, 2026
Zgjedhjet në PD, Tritan Shehu: Sali Berisha do të rizgjidhet, mos u lodhni kot

Zgjedhjet në PD, Tritan Shehu: Sali Berisha do të rizgjidhet, mos u lodhni kot

March 17, 2026
Shkelje të barazisë në tendera/ GJKKO kalon për gjykim dosjen e Benet Becit

Shkelje të barazisë në tendera/ GJKKO kalon për gjykim dosjen e Benet Becit

March 17, 2026
Fredi Beleri dështon në Kushtetuese. Gjykata nuk pranon të gjykohet dënimi i tij me burg

Fredi Beleri dështon në Kushtetuese. Gjykata nuk pranon të gjykohet dënimi i tij me burg

March 17, 2026
SPAK dhe ambasadorët të shantazhueshëm nga Berisha

SPAK dhe ambasadorët të shantazhueshëm nga Berisha

March 17, 2026
BE heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës/ KE: Po angazhohemi ta rikthejmë vendin në rrugën drejt Unionit

BE heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës/ KE: Po angazhohemi ta rikthejmë vendin në rrugën drejt Unionit

March 17, 2026
OKB kërkon akses për të hetuar sulmin vdekjeprurës ndaj shkollës në Iran

OKB kërkon akses për të hetuar sulmin vdekjeprurës ndaj shkollës në Iran

March 17, 2026
Eksportet rriten me 2,8% në shkurt, energjia dhe mineralet me ndikim kryesor

Eksportet rriten me 2,8% në shkurt, energjia dhe mineralet me ndikim kryesor

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In